Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka marrë vendim për ndalimin e posedimit të telefonit gjatë procesit mësimor nga nxënësit, mësimdhënësit, stafi profesional dhe punëtorët tjerë në mjediset shkollore.
Siç bën të dituar ai, ky vendim pritet të hyjë në fuqi me datën 1 shkurt, shkruan teve1.info
“Bazuar në udhëzuesin nr. 20/2018 të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit sot kam marrë vendim për ndalimin e posedimit të telefonit gjatë procesit mësimor nga nxënësit, mësimdhënësit, stafi profesional dhe punëtorët tjerë në mjediset – ambientet e institucioneve edukative-arsimore para universitar në Komunën e Podujevës. Për zbatimin e këtij vendimi do të kujdesen Drejtoria e Arsimit dhe Drejtorët e institucioneve të arsimit para universitar. Vendimi hyn në fuqi nga data 1 shkurt 2024″ , ka shkruar ai në Facebook./teve1.info