TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Brukseli me sy kah Presheva” – Marta Kos i shkruan letër Kamberit

Shqiptarët në Serbi po përballen me sfida të shumta, çka ka nxitur reagimin e Brukselit. Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, në një letër drejtuar deputetit shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka bërë të ditur se BE-ja po e ndjek nga afër trajtimin e pakicave dhe pozitën e tyre në Serbi.

by Shpat Blakcori
3 muaj ago
4 0
A A

Brukseli ka shtuar vëmendjen ndaj mënyrës se si po trajtohen shqiptarët në Serbi.

Brenda një periudhë të shkurtër kohore, deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka pranuar dy letra të rëndësishme nga zyrtarë të lartë evropian.

Komisionerja  e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ne letrën e dërguar ka bërë të ditur mes tjerash se Serbia është e detyruar t’i respektojë të drejtat e shqiptarëve sipas standardeve ndërkombëtare nëse aspiron që një ditë të bëhet pjesë e familjes së madhe evropiane.

Në letër po ashtu përmendet çështja e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Preshevë, ku BE-ja ka kërkuar nga autoritetet serbe të dalin me shpjegime.

“Dëshiroj t’ju siguroj se Komisioni po ndjek nga afër trajtimin e personave që i përkasin pakicave kombëtare, përfshirë situatën e komunitetit shqiptar në Serbi, gjithashtu në kontekstin e zotimeve të marra nga Serbia në kuadër të negociatave për anëtarësim në BE. Në kuadër të Kapitullit 23 “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore” të negociatave për anëtarësim, Serbia është e detyruar të zbatojë kuadrin e saj ligjor për të drejtat e personave që u përkasin pakicave në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane”, ka thënë Kos.

Ndërkaq njohësi i rrethanave politike në Luginën e Preshevës, Valon Arifi, liston edhe disa probleme të tjera më të cilat ballafaqohen shqiptarët në Serbi.

“Shqiptarët në Serbi diskriminohen edhe në përfaqësimin e tyre administrativ meqë nuk integrohen në institucionet republikane të Serbisë. Pra është e qartë se mungon përfaqësimi shqiptar në institucionet serbe. Diskriminim tjetër është mos njohja e simboleve kombëtare”, ka thënë Arifi.

Tutje, Arifi i ka vlerësuar iniciativat e deputetit Kamberi, megjithëse thotë se janë të vonuara.

“Aktivitetet e z. Kamberi janë të nevojshme, por të vonuara. Politika të tilla duhej të ishin ndërmarrë shumë më herët në Luginën e Preshevës. Një problem tjetër është se z. Kamberi ka njoftuar se nuk do të kandidojë për deputet, ndonëse zgjedhjet e reja në Serbi mund të mbahen së shpejti”, ka thënë Arifi.

Deputeti shqiptar, Shaip Kamberi, ka njoftuar se ka dorëzuar një rezolutë në parlamentin e Serbisë për pozitën e shqiptarëve në luginë të Preshevës, ku ka kërkuar që te drejtat e tyre të respektohen sipas standardeve ndërkombëtare.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dehari: Moszbardhja e rastit të Astritit tregon për një drejtësi jofunksionale e të qëllimshme

Dehari: Moszbardhja e rastit të Astritit tregon për një drejtësi jofunksionale e të qëllimshme

Kurti: Pas 9 vitesh nuk ka të akuzuar e as të gjykuar për Astrit Deharin, e lëre më të dënuar

Kurti: Pas 9 vitesh nuk ka të akuzuar e as të gjykuar për Astrit Deharin, e lëre më të dënuar

Krasniqi i dërgon letër Kurtit, Abdixhikut dhe Haradinajt për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme

Krasniqi: Pesë vjet padrejtësi për ish-krerët e UÇK-së, Kosova kërkon drejtësi dhe liri për çlirimtarët

Hoxhaj: Veriu i Kosovës platformë elektorale, jo shtetërore

Hoxhaj: Qëndresa e ish-krerëve të UÇK-së është dëshmi e sakrificës dhe dashurisë për atdheun

Media boshnjake: Cibona turpërohet në Kosovë

Media boshnjake: Cibona turpërohet në Kosovë

Kampionët e Oklahoma bëjnë ligjin në NBA, Bulls kryesojnë në Lindje, fitojnë Warriors e Toronto

Kampionët e Oklahoma bëjnë ligjin në NBA, Bulls kryesojnë në Lindje, fitojnë Warriors e Toronto

Ardon Jashari nuk ftohet nga Zvicra, përzgjedhësi ka një sqarim

Ardon Jashari nuk ftohet nga Zvicra, përzgjedhësi ka një sqarim

Yakini pret që gjysma e stadiumit të jetë me tifozë të Kosovës

Yakini nuk mendon për Kosovën, fokusohet njëherë te Suedia

Dehari: Moszbardhja e rastit të Astritit tregon për një drejtësi jofunksionale e të qëllimshme

Dehari: Moszbardhja e rastit të Astritit tregon për një drejtësi jofunksionale e të qëllimshme

Zvicra zbulon lojtarët kundër Kosovës, Xhaka udhëheq helvetikët në Prishtinë

Zvicra zbulon lojtarët kundër Kosovës, Xhaka udhëheq helvetikët në Prishtinë

Kurti: Pas 9 vitesh nuk ka të akuzuar e as të gjykuar për Astrit Deharin, e lëre më të dënuar

Kurti: Pas 9 vitesh nuk ka të akuzuar e as të gjykuar për Astrit Deharin, e lëre më të dënuar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën