TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Broja ka një shqetësim fizik, stërvitet i vetëm

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Broja: Kemi talentin për ta çuar Shqipërinë në finalet e Botërorit!

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll i ka vazhduar të martën përgatitjet për ndeshjen vendimtare ndaj Çekisë. Ndeshja Shqipëri – Çeki zhvillohet të enjten prej orës 20:45 në “Air Albania” në Tiranë. Është ndeshje që mund të përcaktojë fatin e Shqipërisë për kualifikim në “Euro 2024”.

Lojtarët e Shqipërisë kanë zhvilluar një lojë kontrolluese mes vete gjatë stërvitjes së zhvilluar të martën.

Nën urdhrat e selektorit Sylvinho ishin 21 futbollistë. Për të plotësuar grupin e lojtarëve, shtabi teknik angazhoi edhe disa lojtarë të Kombëtares U19.

Ka pasur edhe shqetësim në kampin kuqezi. Sulmuesi Armando Broja ka pasur një shqetësim fizik dhe ka stërvitur i diferencuar, ka njoftuar Federata Shqiptare e Futbollit.

“Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se grupit i është bashkuar dje në darkë edhe sulmuesi Myrto Uzuni. Sakaq mesfushori Keidi Bare ka zhvilluar edhe sot stërvitje të diferencuar nga grupi. Sulmuesi Armando Broja pas një shqetësimi fizik dhe pas kontrolleve mjekësore ka kryer gjithashtu stërvitje veçmas nga grupi dhe pritet t’i bashkohet nesër ekipit. Edhe mesfushori Klaus Gjasula ka mbërritur tashmë në Shqipëri dhe pritet të nisë përgatitjet me skuadrën ditën e nesërme”, ka njoftuar FSHF-ja të martën mbrëma.

Broja llogaritet sulmuesi më i mirë i Shqipërisë. Ai është kthyer javë më parë te Chelsea, ku po vlerësohet lart. Edhe te Shqipëria është kthyer pas një kohe të gjatë dhe pritet të jetë armë e rëndësishme e selektorit Sylvinho. Mungesa eventuale e tij do të ishte goditje e madhe për ndeshjen me Çekinë.

Sylvinho tashmë nuk mund të llogaritë në mbrojtësin e qendrës Ardian Ismajli, që është kthyer në Itali. Ismajli ka një lëndim dhe nuk mund të rikuperohet në kohë për ndeshjen me Çekinë.

Të dielën Shqipëria luan ndeshje miqësore me Bullgarinë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Ndeshja Kosovë-Turqi, një biletë në tregun e zi deri në 500 euro

Shqipëria stërvitet në Varshavë për Ukrainën

Shqipëria stërvitet në Varshavë për Ukrainën

Arda Guler flet para duelit me Kosovën

Arda Guler flet para duelit me Kosovën

FFK falënderon tifozët, paralajmëron festë në Prishtinë

FFK falënderon tifozët, paralajmëron festë në Prishtinë

Qeveria pritet të miratojë të hënën shpërblimin 500 mijë € për futbollistët dhe pagën e 13-të

Qeveria pritet të miratojë të hënën shpërblimin 500 mijë € për futbollistët dhe pagën e 13-të

Shembja e rrugës, Rama kërkon nisjen e hetimeve dhe pezullimin nga detyra të inspektorëve

Shembja e rrugës, Rama kërkon nisjen e hetimeve dhe pezullimin nga detyra të inspektorëve

Shembet rruga në kryeqytet, disa zona mbesin pa ujë e energji elektrike

Shembet rruga në kryeqytet, disa zona mbesin pa ujë e energji elektrike

Haxhiu thërret në takim kryetarët e komisioneve parlamentare

Albulena Haxhiu komandante supreme e FSK-së – Vjosa Osmanit nga 4 prilli i skadon mandati

27 vjet nga masakra e Belegut- familjarët kërkojnë një varr për më të dashurit e tyre

27 vjet nga masakra e Belegut- familjarët kërkojnë një varr për më të dashurit e tyre

“Pashë tmerr me sy”- rrëfim se si ndodhi helmimi i nxënësve në Podujevë në vitin 1990

“Pashë tmerr me sy”- rrëfim se si ndodhi helmimi i nxënësve në Podujevë në vitin 1990

Skandali i ekspozitës për masakrat, protestë të hënën-organizatorët kërkojnë falje

Tronditen dokumentuesit -ekspozita që “masakroi” masakrat

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën