TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Brenda “Zyrës Ovale”– “Froni” amerikan vjen në Malishevë

Tëvë1 sjell historinë e “Zyrës Ovale” në Malishevë. Shaban Kilaj vendosi që salloni i shtëpisë së tij, ta ketë pamjen e zyrës më të njohur të Shtëpisë së Bardhë.

by Fidan Zejnullahu
2 muaj ago
1 0
A A

Brendia e shtëpisë në Malishevë i përngjanë Zyrës Ovale të Shtëpisë së Bardhë në SHBA.

Është ky salloni i shtëpisë së Shaban Kilajt në fshatin Lubizhdë.

Vet Kilaj për Tëvë1, tregon se nga i erdhi ideja që dhomës së ndenjes t’ia jap këtë pamje.

“Ka qenë ideja edhe e disa miqve të mi amerikan, po dëshira ka qenë e imja. Pak a shumë jam munduar me ia përshtat (Zyrës Ovale), si shenjë nderi dhe respekti.  Zyra Ovale ka qenë zyra ku janë shumë vendime për popullin shqiptar”, thotë Shaban Kilaj – pronar i shtëpisë.

Në këndin e majtë të sallonit zë vend fotografia ish-presidentit amerikan, Bill Clinton.

Pranë tij janë vendosur flamuri kombëtar shqiptar dhe ai amerikan.

E anën tjetër, pranë flamurit shtetëror të Kosovës ndodhet një tjetër ish-president amerikan, i njohur për shqiptarët.

Domethënien e tyre e shpjegon vet pronari i shtëpisë.

“Është koha ’91-’99 kur ai ishte president i SHBA-së, dhe me shumë vendosmëri e guxim arriti ta bëj aleancën ushtarake njëzëri kundër Jugosllavisë së asaj kohe. George Ë Bush, ishte viti 2007 kur ai gjatë një vizite në Tiranë, tha: Do të vijë një kohë kur do të themi mjaftë është mjaftë, Kosova është shtet i pavarur”, shprehet Kilaj.

E në këtë shtëpi të gjitha muret flasin për autoritetin amerikan.

“Kjo është “E Pluribus Unum” fjalë latine, që do të thotë “Nga shumë (kombe) në një shtet. Është e vendosur në të gjitha institucionet federale të SHBA-së. Kjo tjetra është Zyra Ovale në SHBA”, thotë pronari i shtëpisë.

E njohja e Kilajt me amerikanët ka zanafillën në kohën e luftës në Kosovë.

“Të paktë ishin njerëzit që e dinin gjuhën angleze në lokalitetin nga vije unë, ishte vjeshta e vitit 1998, vëzhguesit ndërkombëtar. Meqenëse lëvizja nga një fshat në fshatin tjetër ishte e kufizuar për shkak të stacionimit në pika të ndryshme në rajonin tonë, 4:00 ishte e vështirë të komunikohej nga fshati në fshat, vëzhguesit erdhen dhe kërkuan se a ka dikush që e di gjuhën angleze. Një fqinj iu kish treguar se unë e njoh gjuhën angleze dhe erdhën tek unë”, tregon ai.

Njeriu që solli “Zyrën Ovale” në Malishevë, thotë se bashkëpunimi me amerikanët vazhdoi edhe pas luftës kur u bë pjesë e ekipeve të NATO-s në vatrat e krizave në botë.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kryeparlamentari i Shqipërisë të hënën vizitë në Kosovë

Kryeparlamentari i Shqipërisë të hënën vizitë në Kosovë

8 policë të suspenduar brenda jave

Dialogu me Serbinë do të udhëhiqet nga Ministria e Punëve të Jashtme

Njohësit thonë se duhet agjendë e re nga BE e ShBA për dialogun Kosovë-Serbi

Banorët e Syriganës i mirëpresin arrestimet për krime lufte

Banorët e Syriganës i mirëpresin arrestimet për krime lufte

Kryeparlamentari i Shqipërisë të hënën vizitë në Kosovë

Kryeparlamentari i Shqipërisë të hënën vizitë në Kosovë

8 policë të suspenduar brenda jave

Derbi ndërmjet Prishtinës dhe Dritës përfundon 1:1

Derbi ndërmjet Prishtinës dhe Dritës përfundon 1:1

Britania rrëzon dronin iranian që po shkonte drejt Katarit

Britania rrëzon dronin iranian që po shkonte drejt Katarit

Dialogu me Serbinë do të udhëhiqet nga Ministria e Punëve të Jashtme

Njohësit thonë se duhet agjendë e re nga BE e ShBA për dialogun Kosovë-Serbi

Banorët e Syriganës i mirëpresin arrestimet për krime lufte

Banorët e Syriganës i mirëpresin arrestimet për krime lufte

Kurti e do Murat Jasharin për president

Kurti e do Murat Jasharin për president

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën