TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Brazili përballet me valë të pashembullt të nxehtësisë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
NASA: Viti i kaluar ishte i pesti më i ngrohtë në historinë botërore

Alarmet e kuqe janë lëshuar për gati 3.000 qyteza e qytete në Brazil, i cili është duke u përballur me valë të pashembullt të nxehtësisë.

Rekordet janë thyer në disa zona, përfshirë qytetin Rio de Zhaneiro – ku është krijuar ndjesia se temperatura ka qenë 52.5 gradë Celsius.

Më shumë se 100 milionë njerëz janë prekur nga i nxehti, i cili pritet të zgjasë deri të premten.

Zyrtarët brazilianë kanë thënë se fenomeni El Nino dhe ndryshimet klimatike qëndrojnë mbrapa një moti të tillë.

Qyteti i Sao Paulos e ka regjistruar një mesatare prej 37.3 gradësh Celsius në mesditën e së martës, ka raportuar Instituti Kombëtar i Meteorologjisë.

“Jam i dërmuar, është e vështirë”, ka thënë Riquelme da Silva, 22-vjeçar, për agjencinë e lajmeve AFP.

“Kur shkoj në shtëpi, bëj dush me ujë të ftohtë, përndryshe nuk mund të zgjohem, sepse jam shumë i lodhur. Është e vështirë edhe të flesh”.

Dora, 60-vjeçare, shitëse në rrugë, e ka përshkruar të nxehtë si të “padurueshëm” për ata që punojnë në ambiente të jashtme.

Ky mot i nxehtë është regjistruar në Brazil, më shumë se një muaj para nisjes së verës në hemisferën jugore, shkruan REL.

Sipas shkencëtarëve, valët e të nxehtit po bëhen më të gjata dhe më intensive në shumë vende, dhe kjo situatë pritet të vazhdojë, përveç nëse merren masa për ta luftuar emetimin e gazrave serrë.

Ndërkohë, bota tani është duke u përballur me fenomenin El Nino, përgjatë së cilit rriten temperaturat globale, për shkak të ngrohjes së konsiderueshme të ujit në oqeane.

ShareTweet

Postime të ngjashme

13 të vdekur dhe mbi 12 të plagosur nga përmbysja e një autobusi në Iran

13 të vdekur dhe mbi 12 të plagosur nga përmbysja e një autobusi në Iran

Kryeministri i Polonisë: SHBA premtoi përgjigje ushtarake nëse Ukraina sulmohet pas armëpushimit

Kryeministri i Polonisë: SHBA premtoi përgjigje ushtarake nëse Ukraina sulmohet pas armëpushimit

Nesër samiti mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Rama niset drejt Brukselit

Nesër samiti mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Rama niset drejt Brukselit

Bregu Perëndimor nën sulm të rëndë: Fëmijë të qëlluar, arrestime masive dhe djegje e xhamisë

Ushtria izraelite konfirmon vrasjen e adoleshentit palestinez për hedhje të gurëve

Emisioni “Këndi i Debatit” 16.12.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 16.12.2025

Varroset polici që dyshohet se pësoi atak kardiak gjatë vozitjes

Varroset polici që dyshohet se pësoi atak kardiak gjatë vozitjes

Breshëri plumbash në Makoc: Dy persona qëlluan në një shtëpi, policia gjen 27 gëzhoja

Breshëri plumbash në Makoc: Dy persona qëlluan në një shtëpi, policia gjen 27 gëzhoja

Dy nxënës të një shkolle në Fushë Kosovë dyshohet se u dhunuan seksualisht, arrestohet një i dyshuar

Dy nxënës të një shkolle në Fushë Kosovë dyshohet se u dhunuan seksualisht, arrestohet një i dyshuar

97 mijë euro për dekorimin e shesheve të kryeqytetit, opozita me kritika

97 mijë euro për dekorimin e shesheve të kryeqytetit, opozita me kritika

Ura për këmbësorë mbi Ibër lëshohet për qarkullim nga nesër

Ura për këmbësorë mbi Ibër lëshohet për qarkullim nga nesër

Drilon Hajrizi ndahet me Trepçën

Trepça mposht Borën, merr pozitën e parë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën