TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
15 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
15 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Bosnja lëshon urdhërarrest mbarëkombëtar për Dodikun

nga teve1
4 muaj më parë
0
A A
Bosnja lëshon urdhërarrest mbarëkombëtar për Dodikun

Gjykata e Bosnjë dhe Hercegovinës ka lëshuar një urdhër-arrest mbarëkombëtar për kreun e Republikës Sërpska, Millorad Dodik dhe dy të tjerë, pasi ai injoroi një urdhër arresti në nivel shtetëror javën e kaluar.

Dy të tjerët janë kryeministri i njësisë Radovan Vishkoviç dhe kryetari i Asamblesë Kombëtare, Nenad Stevandiç. Urdhri nënkupton që çdo oficer policie në vend që ndeshet me ndonjërin prej tyre duhet t’i arrestojë menjëherë.

Të gjithë ata akuzohen për sjellje antikushtetuese. Mediat boshnjake raportojnë se Stevandiq është larguar nga vendi për në Serbi gjatë fundjavës dhe në këtë kohë qëndron jashtë vendit.

Prokurorët e nivelit shtetëror të Bosnjës lëshuan urdhra arresti për treshen javën e kaluar , të cilat nuk janë zbatuar. Urdhri mbarëkombëtar del automatikisht nëse ata që kërkohen nga zyra e prokurorisë në nivel shtetëror nuk vijnë për t’u marrë në pyetje, siç është rasti me tre zyrtarët serbë të Bosnjës.

Dodik nuk ka komentuar ende urdhrin e ri, por ka postuar në X se Republika Srpska po ndërmerr hapa për të formuar policinë e saj kufitare. Është e paqartë nëse kjo polici e re kufitare – e cila do të vepronte përveç agjencisë së kontrollit kufitar në nivel shtetëror – do të vendoset përgjatë vijës administrative midis entiteteve, ka raportuar Euronews.

Pas rritjes së tensioneve të fundit në Bosnjë, forca paqeruajtëse ndërkombëtare e udhëhequr nga evropianët në Bosnje, EUFOR, ka thënë se po rrit numrin e trupave të saj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tre burra shpallen fajtorë për zjarrvënie në Londër të lidhur me Wagner-in

Tre burra shpallen fajtorë për zjarrvënie në Londër të lidhur me Wagner-in

​Gjiri i Gramës, një nga plazhet më spektakolare të jugut

​Gjiri i Gramës, një nga plazhet më spektakolare të jugut

​Dhjetë zjarre aktive në Maqedoni të veriut, mjetet ushtarake kthehen për zjarrfikje

​Dhjetë zjarre aktive në Maqedoni të veriut, mjetet ushtarake kthehen për zjarrfikje

Plani i Izraelit për zhvendosjen e palestinezëve po cilësohet si krijim i kampeve të përqendrimit

Plani i Izraelit për zhvendosjen e palestinezëve po cilësohet si krijim i kampeve të përqendrimit

44 herë në sallë, asnjëherë marrëveshje

44 herë në sallë, asnjëherë marrëveshje

Tre burra shpallen fajtorë për zjarrvënie në Londër të lidhur me Wagner-in

Tre burra shpallen fajtorë për zjarrvënie në Londër të lidhur me Wagner-in

Musliu: LDK-ja është frikacake, s’merr vendime – e ka lënë Kosovën mbrapa

Musliu për vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan: Sjellje e papranueshme, ka humbur morali i policit

Brahimaj: Nuk e votoj në asnjë rrethanë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare

Brahimaj: Nuk e votoj në asnjë rrethanë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare

Deliu-Kodra pret që të zbardhen detajet për vdekjen e 27-vjeçarit

Deliu-Kodra pret që të zbardhen detajet për vdekjen e 27-vjeçarit

LIVE: DEPUTETËT MBLIDHEN SËRISH – DËSHTIM APO KONSTITUIM?

LIVE: DEPUTETËT MBLIDHEN SËRISH – DËSHTIM APO KONSTITUIM?

“Pa drejtësi, s’ka qetësi”, vendosen pankarta pranë stacionit policor dhe gjykatës në Lipjan

“Pa drejtësi, s’ka qetësi”, vendosen pankarta pranë stacionit policor dhe gjykatës në Lipjan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X