TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Bora e parë krijon kolonë e tollovi në disa rrugë

Gjatë ditës së sotme reshjet e mëdha të borës kanë krijuar kolona të gjata të veturave për shkak të rrugëve jot ë qarkullueshme. Nga Komuna e Prishtinës u tha se janë duke punuar që rrugët të jenë sa më të kalueshme, e katër komuna mbetën sot pa energji elektrike ku KEDS tha se janë duke punuar intensivisht që të rikthehet furnizimi.

by Lindrit Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
Bora e parë krijon kolonë e tollovi në disa rrugë

Kolona të shumta u panë gjatë ditës në Fushë-Kosovë, për shkak të reshjeve të mëdha të borës.

Aty u pa që shumica e veturave kishin probleme në qarkullim për shkak edhe të rrugëve të cilat nuk ishin të pastruara.

E kryetari i Komunës së Prishtinës, përmes një postimi në Facebook bëri të ditur gjatë ditës se po punojnë që rrugët të jenë të kalueshme, andaj kërkoi kujdes gjatë ngasjes së veturave.

“Bora e parë ka mbuluar Prishtinën tonë me një veshje të bardhë magjike! E ne po kujdesemi që rrugët tona të jenë të pastra e lehtë të qarkullueshme për të gjithë. Të dashur qytetarë, keni kujdes gjatë ngasjes së veturave. Le ta përcjellim borën e parë me dashuri dhe kënaqësi!”, ka thënë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

E për shkak të këtyre reshjeve, të shtunën kanë mbetur pa rrymë disa banorë në katër komuna të Kosovës.

Përmes njoftimit, Kompania për Distribuimin e Energjisë njoftoi se ekipet janë në terren që po punojnë vazhdimisht ta kthejnë në normalitet gjendjen e furnizimit me energji.

“Për shkak të borës që filloi të bie sot herët në mëngjes, e shoqëruar me erëra, janë shkaktuar disa dëme në asetet tona, kryesisht në shtylla dhe në përçues elektrikë. Distriktet më të prekura janë Ferizaj, Prishtina, Mitrovica dhe Prizreni. Ekipet e KEDS-it gjenden në terren dhe po punojnë pandërprerë në mënyrë që ta kthejnë në normalitet gjendjen me furnizim me energji elektrike”, ka njoftuar KEDS-i.

E me rënien e borës së parë në Kosovë, qytetarët ia kanë mësyrë për ndërrimin e gomave të verës me ato të dimrit.

Disa nga shoferët u ankuan për çmimet e larta, e disa të tjerë thanë se çmimet janë të arsyeshme, por se kanë mbetur vonë dhe se janë duke pritur në radhë deri në pesë orë për ndërrimin e gomave.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ambasada Amerikane në Kosovë uron Dardanët për fitoren historike ndaj Sllovakisë

Ambasada Amerikane në Kosovë uron Dardanët për fitoren historike ndaj Sllovakisë

​Ministri Murati tregon se kur ekzekutohet shpërblimi prej 500 mijë eurove për Dardanët

​Ministri Murati tregon se kur ekzekutohet shpërblimi prej 500 mijë eurove për Dardanët

Partia e Drejtësisë garon bashkë me LDK-në në zgjedhjet e 28 dhjetorit

LDK-ja mban sot një konferencë para KEDS-it për tarifat e rrymës

Sulm kibernetik ndaj Postës Shqiptare

Çmimi i naftës në Kosovë deri në 1.32 cent, ndërhynë Ministria e Tregtisë

Dy persona kapen në flagrancë duke tentuar të vjedhin naftë në Prishtinë

Komisioni për Buxhet shqyrton sot buxhetin e Zubin Potokut dhe marrëveshjet e kredive

Komisioni për Buxhet shqyrton sot buxhetin e Zubin Potokut dhe marrëveshjet e kredive

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Një shtetase e huaj gjendet pa shenja jete në Pejë, rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën