TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Bon Vivant” reagon pas rastit të së premtes

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Nga një muaj paraburgim për tre të dyshuarit për rastin e vrasjes në Prishtinë

Lokali “Bon Vivant”, në të cilin javën e kaluar si pasojë e plagosjes, ka ndërruar jetë një person, ka dalë sot me reagim.

Në njoftim është potencuar se janë të tronditur nga ngjarja tragjike që ka ndodhur në “Bon Vivant” dhe se janë thellësisht të pikëlluar dhe të shqetësuar që kjo ka sjellë humbje jete, lëndime dhe trauma ndaj njerëzve.

“Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për këtë ngjarje të trishtë. Me një thirrje të fuqishme, i drejtohemi sipërmarrësve, stafit dhe çdo qytetari: dhuna dhe krimi nuk kanë qenë dhe as nuk duhet të jenë modeli i jetesës në Prishtinë ose kudo në Kosovë. BonVivant, një vend si shumë të tjerë në kryeqytet dhe në gjithë Kosovën, ka 40 puntorë në stafin e tij, të cilët janë të përkushtuar për të promovuar kulturën e civilizuar, ku njerëzit vijnë jo për të takuar dhe përballuar me të panjohurën e frikshme, por për të argëtuar dhe për të shijuar përparësitë e një jete kulturore të mirëfilltë, ku hapësirat, muzika, shërbimi dhe produktet krijojnë mundësi për ndërveprim dhe harmoni. Kohët e fundit, dhe veçanërisht këto ditë, po shohim një përshkallëzim të dhunës që po prek çdo sferë të jetës, pa dallim moshë dhe vendndodhje. Kjo po ndodh në lokale, në rrugë, në trafik, praktikisht kudo.”, është bërë e ditur nga faqja zyrtare e lokalit “Bon Vivant” në Facebook.

Po ashtu, është theksuar se “Bon Vivant” do të nisë fazën e parë të fushatës kundër dhunës “Bon Vive”.

“BonVivant ka ndjekur me vëmendje debatin dhe kritikat publike, që në disa raste kanë ofruar reagime të shpejta dhe radikale për zgjidhjen e kësaj situate. Në disa raste, kritika është shndërruar në një lojë ku fajësia shpërndahet pa ndonjë qëllim konstruktiv. Ky lloj reagimi nuk sjell zgjidhje dhe kulturë të qëndrueshme. Ne duam të ndryshojmë këtë model dhe të krijojmë një jetë të pasur dhe të diversifikuar kulturore në Prishtinë.

Të dashur lexues, klientë dhe bashkëqytetarë, Me qëllim që të mos qëndrojmë pasivë ndaj kësaj situate dhe të mos jemi indiferent ndaj atyre që e shohin të panjohurën në lokale, rrugë dhe sheshe si diçka të frikshme dhe kriminale, BonVivant do të nisë fazën e parë të fushatës kundër dhunës, “Bon Vive”.”, ësht% bërë e ditur tutje.

Në thelb të fushatës “Bon Vive”, sipas njoftimit, do të jenë tri veprime të CSR (Corporate Social Responsibility) të BonVivant, si një pjesë e pandarë e identitetit të kulturës dhe jetës civile në kryeqytet.

“Do të krijojë një fond donacioni, i cili do të mbushet me një pjesë të fitimit të disa produkteve dhe shërbimeve, si dhe nga kontributet e klientëve. Lokalet të tjera të gastronomisë në Prishtinë që kanë vullnet dhe besim do të inkurajohen të bashkohen me këtë fond.

* Një ditë të caktuar në vit, BonVivant do të ofrojë falas një program të pasur për një numër të kufizuar të studentëve nga Shkolla e Mesme e Kryeqytetit, të cilët kanë treguar sjellje të mirë dhe arritje të shkëlqyera.

* Do të inkurajojë Shoqatat Joqeveritare të Rinjëve që të menaxhojnë fondin donacioni, me synimin që të ardhurat të shkojnë tek ata që japin shembull të tolerancës dhe kundër-dhunës.
Për fund, dikur në kryeqytetin tonë, si dhe në shumë qytete të Evropës, kafeteritë, restorantet ishin vende ku njerëzit komunikonin lirisht me të njohurit dhe të panjohurit, duke ndarë mendime dhe krijuar mundësi të reja. E panjohura nuk ishte sinonim i dhunës dhe frikës.Prandaj, BonVivant do të vazhdojë të promovojë një kulturë ku njerëzit mblidhen për të shijuar jetën dhe për të pasur një eksperiencë të mirëfilltë gastronomike . BonVivant, së bashku me shumë lokale të tjera të gastronomisë, kanë bërë Prishtinën një destinacion tërheqës për qytetarët nga e gjithë Kosova dhe për vizitorët nga jashtë, pa dallime. E panjohura nuk duhet të përshkruhet si frikësuese në Prishtinë dhe në Kosovë nuk do të jetë kurrë!”, është bërë e ditur tutje nga lokali “Bon Vivant”.

Ndryshe, një person ka vdekur sot si pasojë e plagosjes të premten (4 gusht) në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë. Sipas Policisë, në “Bon Vivant” katër persona janë plagosur nga arma e zjarrit, ndërsa, 17 janë lënduar nga thyerja e gotave-shishave të qelqit. Lidhur me rastin, një person i dyshuar gjendet në arrati.

Tags: "Bon Vivant"
ShareTweet

Postime të ngjashme

Cakolli: Vonimi i datës së zgjedhjeve rrezikon funksionimin e institucioneve

Cakolli: Vonimi i datës së zgjedhjeve rrezikon funksionimin e institucioneve

Asani dhe Asllani fitojnë një vend në podium për golat më të bukur në kualifikueset e “Euro 2024”

Asllani, lojtari i vetëm i pazëvendësueshëm te Shqipëria

Zvicra zbulon lojtarët kundër Kosovës, Xhaka udhëheq helvetikët në Prishtinë

Xhaka ka porosi para ndeshjes me “Dardanët”

Ylli ndanë rrugët me trajnerin Takianos

Ylli ndanë rrugët me trajnerin Takianos

Kelmendi mohon akuzat: Kurrë në jetën time deri në vitin 2001 nuk kam qenë në Reçak

Propozohet shkarkimi i Kelmendit pas intervistimit nga Prokuroria Speciale

Nis takimi i presidentes me liderët politikë

Nis takimi i presidentes me liderët politikë

Xhafer Tahiri jep dorëheqje nga posti i Kryetarit të Degës së LDK-së në Vushtrri

Xhafer Tahiri jep dorëheqje nga posti i Kryetarit të Degës së LDK-së në Vushtrri

“The Guardian”: Gjyqi ndaj Thaçit dhe të tjerëve do ta rishkruajë historinë

Anulohen të gjitha seancat për Thaçin për muajt nëntor dhe dhjetor

Zhduket një person në Pejë

Zhduket një burrë në Mitrovicë

Përfshihet nga zjarri një kompani në magjistralen Ferizaj-Kaçanik

Përfshihet nga zjarri një kompani në magjistralen Ferizaj-Kaçanik

28-vjeçari qëllohet me armë zjarri në të dyja këmbët, dorasi arratiset

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën