Procesi i shitjes së Grasshopperit po e bllokon transferimin e mesfushorit Dion Kacuri te skuadra e Baselit.
“Blick” ka shkruar se Baseli ka bërë ofertë zyrtare për transferimin e Kacurit këtë muaj, por çështja është se pronarët kinezë të Grasshopperit nuk kanë zyrtar që merret me çështjen e transferimit të lojtarëve.
Aktualisht, pronarët e klubit janë në pritje të ofertave për ta shitur Grasshoppersin dhe për këtë arsye kalimi i Kacurit te Baseli nuk mund të finalizohet. Te Grasshopperi janë të gatshëm ta shesin Kacurin, pasi parimisht kanë pranuar ofertën e Baselit por duhet të pritet të paktën deri muajin e ardhshëm.
19-vjeçari ka një paraqitje me Zvicrën U21, ndërsa me Grasshopperin ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.
Ai në janar të vitit 2022 u promovua në ekipin e parë të Grasshopperit, ndërsa këtë edicion ka shtatë paraqitje në të gjitha garat. Vlera e tij në treg është rreth një milionë euro.











