TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bllokada buxhetore në Prishtinë – Ahmeti: Dorëzimi i vonuar i dokumenteve e la Prishtinën pa buxhet

by Tëvë1
1 vit ago
5
A A
Bllokada buxhetore në Prishtinë – Ahmeti: Dorëzimi i vonuar i dokumenteve e la Prishtinën pa buxhet

Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në emisionin “Herët” në Tëvë1, ka folur për situatën me buxhetin e komunës, duke theksuar se Prishtina aktualisht nuk e ka të miratuar buxhetin për vitin 2025 për shkak të vonesave institucionale.

Ahmeti shpjegoi se buxheti i komunave në Kosovë formohet nga dy burime kryesore: grantet qeveritare dhe të hyrat vetanake.

Sipas tij, “Buxheti i Komunës së Prishtinës bëhet prej dy të hyrave kryesore: një prej grandeve qeveritare dhe një prej të hyrave vetanake – taksat e ndryshme për leje ndërtimi, tatimi në pronë që paguhet. Grantet zakonisht caktohen duke u bazuar në numrin e popullatës, ndërsa të hyrat vetanake varësisht se sa i ka mbledhur komuna.”

Ai tha se procedurat ligjore për përgatitjen e buxhetit janë të qarta dhe afatet duhen respektuar.

“Buxheti për vitin e ardhshëm duhet me u kry deri më 1 shtator dhe duhet me u dërgu në Kuvendin Komunal. Pastaj janë diskutimet, ku deri më 1 tetor duhet me u dërgu në Ministri të Financave. Ata ia bashkëngjesin secilit komunë dhe shkon në votim në Kuvendin e Kosovës, ku vetëm në Kuvend ato mund të votohen,” deklaroi Ahmeti.

Ai shtoi se në rast se komuna nuk arrin ta miratojë buxhetin me kohë, përgjegjësinë e merr Ministria e Financave.

“Nëse vonohesh apo nuk e ke kalu buxhetin, nuk ke arrit me bo shumicën në Kuvend Komunal, atëherë Ministria e Financave e paraqet në Kuvend që mos me mbet pa buxhet,” theksoi ai.

Duke folur për situatën aktuale të Prishtinës, Ahmeti tha se viti i kaluar ka qenë problematik.

“Komuna e vitit të kaluar është vonuar. Më duket është dorëzuar diku më 9 dhjetor, edhe pse buxheti s’ka qenë i kalum. Pastaj edhe Ministria u vonu derisa e ka çu në Kuvend. Pastaj jemi hi në cikël zgjedhor dhe rrjedhimisht Komuna e Prishtinës nuk ka të aprovuar buxhetin për vitin 2025,” u shpreh ai.

Sipas Ahmetit, këto vonesa e lënë Prishtinën në një situatë të rënduar financiare dhe organizative, duke ndikuar drejtpërdrejt në funksionimin e shërbimeve komunale.

Tags: buxheti i Prishtinesshpend ahmetiTËVË !
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Në Prizren përurohet shtatorja dhe sheshi i Shën Nënë Terezës

Në Prizren përurohet shtatorja dhe sheshi i Shën Nënë Terezës

Enver Hoxhaj kërkon shtyrjen e Konventës së PDK-së: Partia ka nevojë për drejtim të ri, jo skema të vjetra

Hoxhaj uron 28 Nëntorin: Historia jonë bashkon flamurin me lirinë

“Vrapo për Flamur”, gara që bashkoi qytetarët në Prekaz për 28 Nëntor

“Vrapo për Flamur”, gara që bashkoi qytetarët në Prekaz për 28 Nëntor

AUV ndalon përkohësisht prodhimin e pleskavicës pas zbulimit të bakterit E. coli mbi nivelin e lejuar

Begaj nga Vlora uron 114-vjetorin e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Gërvalla: Binjakëzimi i Mitrovicës me Vlorën na afron drejt asaj që të gjithë e duam

Gërvalla: Binjakëzimi i Mitrovicës me Vlorën na afron drejt asaj që të gjithë e duam

Abdixhiku uron SHBA-të për 4 Korrikun: Miqësia me Amerikën është themel historik i Kosovës

Abdixhiku uron 28 Nëntorin: Secili brez ka përgjegjësinë e vet ndaj atdheut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën