tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Blinken: Ajo që Izraeli po bën nuk është hakmarrje, por po mbrohet

tëvë1 nga tëvë1
13/10/2023
A A
Antony Blinken

Antony Blinken

Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i bëri thirrje Izraelit që të minimizojë vdekjen e civilëve palestinezë, duke thënë se SHBA-ja po punon për të krijuar zona të sigurta në Rripin e Gazës.

Pas vizitës në Tel Aviv një ditë më herët, Blinken nisi një turne në gjashtë shtete arabe dhe në Katar ai mbrojti sërish të drejtën e Izraelit për t’u përgjigjur pas sulmeve masive të militantëve palestinezë të Hamasit, por kërkoi që të mbrohen civilët palestinezë.

“Ne i kemi bërë thirrje Izraelit të përdorë çdo mbrojtje të mundshme për të shmangur dëmet në mesin e civilëve. Ne e dimë se shumë familje palestineze në Gaza po vuajnë pa faj dhe ka të vrarë në mesin e civilëve palestinezë”, tha ai gjatë konferencës në Katar.

Megjithatë, kryediplomati amerikan përsëriti qëndrimin se Izraeli ka të drejtë pas sulmeve “të paarsyeshme” të Hamasit.

“Ajo çfarë po bën Izraeli nuk është hakmarrje. Ajo çfarë po bën Izraeli është se po mbron jetën e popullit të tij”, tha ai.

“Çdo shtet, i përballur me atë me të cilën po përballet Izraeli, do të vepronte njësoj”, shtoi Blinken.

Blinken lavdëroi Katarin, shtet që ka raporte të kamotshme me Hamasin, për siç tha, “urgjencën” për përpjekjet për të bindur militantët që të lirojnë afër 150 pengje.

Blinken po ashtu ka diskutuar për mënyrat se si të mbrohen civilët në Gazën që kontrollohet nga Hamasi, pasi Izraeli paralajmëroi më 13 tetor mbi 1 milion palestinezë që të largoheshin në jug të Rripit të Gazës, para një sulmi të mundshëm tokësor.

Ushtria izraelite konfirmoi më vonë gjatë së premtes se forcat tokësore kanë kryer bastisje në Gazë gjatë 24 orëve të fundit.

Një zyrtar amerikan tha se Izaeli është pajtuar me Blinkenin gjatë bisedimeve në Tel Aviv për “nevojën e krijimit të disa zonave të sigurta ku civilët mund të zhvendosen, të jenë të sigurt nga operacionet legjitime të sigurisë së Izraelit”.

Militantët palestinezë të Hamasit më 7 tetor nisën sulme masive nga toka, ajri dhe deti, ndaj Izraelit, duke vrarë mbi 1.300 persona, përfshirë fëmijë dhe të moshuar.

Ndërkaq, nga sulmet hakmarrëse izraelite në Rripin e Gazës janë vrarë të paktën 1.779 persona, teksa Izraeli po ashtu ka ndërprerë furnizimet me ushqim, ujë dhe rrymë për këtë territor.

Në Uashington, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, e pranoi se evakuimi i 1.1 milion palestinezëve është një detyrë “e vështirë”.

SHBA-ja po ashtu po punon me Egjiptin – me të cilin po ashtu kufizohet Gaza – dhe Izraelin që amerikanët dhe shtetasit e tjerë të huaj të mund të largohen përmes pikë kalimit Rafah.

Pa përfshirë luftimet e fundit, në 15 vjetët e fundit, Izraeli dhe Hamasi kanë zhvilluar katër luftëra që kanë vrarë mijëra persona.

Bashkimi ndërprenë bashkëpunimin me trajnerin Kërveshi

04/12/2023

Rey Manaj vazhdon shkëlqimin në Turqi – mesazh Sylvinhos para Euro 2024

04/12/2023

Takimet e Lajçak me vendet mos–njohëse të Kosovës

04/12/2023

Suarez ‘paralajmëron’ pensionimin nga futbolli për shkak të problemeve fizike

04/12/2023

Angazhimi i KFOR-it në Kosovë

04/12/2023

Mbishkrime nacionaliste në një shtëpi në Kroin e Vitakut

04/12/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.