TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Blick: Refuzimi i Avdullahut është një shuplakë e rëndë për Zvicrën

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Blick: Refuzimi i Avdullahut është një shuplakë e rëndë për Zvicrën

Leon Avdullahu ka zgjedhur Kombëtaren e Kosovës dhe jo atë të Zvicrës. Ky vendim i talentit të madh shihet si një shuplakë e rëndë për Federatën Zvicerane të Futbollit.

Mesfushori 21-vjeçar, i rritur në Solothurn, ka kaluar nëpër të gjitha grupmoshat e kombëtares zvicerane që nga viti 2019. Së fundmi u transferua nga Baseli te Hoffenheimi për 8 milionë franga dhe tashmë ka bërë debutimin në Bundesliga. Por, përfaqësuesja që ai ka zgjedhur është Kosova.

Ky vendim ka shkaktuar shumë debat. Në Zvicër shihet si një dështim i madh për menaxhimin e talenteve, pasi një lojtar i formuar në çdo nivel nga federata zgjedh një komb më të dobët sportivisht, megjithëse Zvicra e dëshironte me çdo kusht.

Drejtori i sportit në gazetën Blick, Emanuel Gisi, e krahason këtë rast me largimet e dhimbshme të Ivan Rakitic dhe Mladen Petriç, ndërsa e vendos pranë rastit të Zdravko Kuzmanovic.

A do të bëhet Avdullahu një rast si Rakitic, që shkëlqeu me Kroacinë, apo si Kuzmanovic që nuk e justifikoi zgjedhjen? Sipas Gisi, koha do ta tregojë.

Federata zvicerane, nën drejtimin e Pierluigi Tamit, po kritikohet rëndë për mënyrën si i trajton talentet.

Sipas shkrimit të Blick, mungon qasja individuale, komunikimi i hershëm dhe perspektiva e qartë për lojtarët e rinj. Në futbollin modern, kjo shihet si mungesë respekti.

Presidenti i ri i federatës, Peter Knäbel, kishte bërë përpjekje për ta bindur lojtarin, madje ishte parë në tribuna pranë babait të Avdullahut gjatë debutimit të tij në Bundesliga. Por, përpjekja mbeti e pasuksesshme.

Situata rëndohet edhe më shumë pasi Zvicra ka humbur edhe një tjetër talent, Eman Kospa (18), që pritet të zgjedhë Bosnjën. Dy largime në një javë kanë hapur debat të madh për të ardhmen e menaxhimit të talenteve në vend.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arsenal – Liverpool, duel gjigantësh që pritet të ndezë kampionatin anglez

Arsenal – Liverpool, duel gjigantësh që pritet të ndezë kampionatin anglez

Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy përballje interesante

Superliga e Kosovës sot sjell dy superndeshje

Barcelona triumfon me gjashtë gola ndaj Alavesit

Barcelona triumfon me gjashtë gola ndaj Alavesit

Milan e fiton derbin ndaj Interit

Milan e fiton derbin ndaj Interit

Arlinda Zekaj iu lut gjykatësit për mbrojtje: Për ju është rutinë, për mua është jetë

Arlinda Zekaj iu lut gjykatësit për mbrojtje: Për ju është rutinë, për mua është jetë

Hoti kritikon VV’në: Tri shkelje kushtetuese ende pa nisur mandatin e ri

Hoti: Qeveria shkeli ligjin, nuk e miratoi buxhetin për vitin 2027 brenda afatit të përcaktuar

RrGGK reagon për protestat për Arlinda Zekajn, dënon sulmet ndaj aktivistes Molliqaj

RrGGK reagon për protestat për Arlinda Zekajn, dënon sulmet ndaj aktivistes Molliqaj

Dhuna në protestën e djeshme në Tiranë, arrestohen gjashtë persona, dy në kërkim

Dhuna në protestën e djeshme në Tiranë, arrestohen gjashtë persona, dy në kërkim

Arsenal – Liverpool, duel gjigantësh që pritet të ndezë kampionatin anglez

Arsenal – Liverpool, duel gjigantësh që pritet të ndezë kampionatin anglez

Rama fton sërish studentët dhe pedagogët në dialog

Rama fton sërish studentët dhe pedagogët në dialog

Brenda  24 orëve, Policia raporton për 23 aksidente me të lënduar dhe 34 me dëme materiale

​60 aksidente trafiku dhe mbi 1 mijë e 600 gjoba për 24 orë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën