TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Blick i ashpër me Shaqirin, mediumi zviceran shkruan se shkëlqeu vetëm para e pas ndeshjes

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Blick i ashpër me Shaqirin, mediumi zviceran shkruan se shkëlqeu vetëm para e pas ndeshjes

Xherdan Shaqiri nuk i ka impresionuar asapak gazetarët e mediumit të fuqishën zviceran “Blick”, të cilët thumban me sulme yllin shqiptar. Derisa në raportin e tyre, “Blick” kanë shkruar të dielën se Shaqiri ka shkëlqyer vetëm para e pas ndeshjes në Prishtinë, duke sulmuar indirekt futbollistin shqiptar.

Kosova e Zvicra barazuan 2:2 të shtunën mbrëma, ndërsa Shaqiri nuk ishte prej lojtarëve më aktivë në fushë. Atij iu bë pritje e ngrohtë në “Fadil Vokrri”, ndërsa ylli i madh u përgjigj njëjtë, me respekt të skajshëm ndaj gjithë pjesëmarrësve.

“Blick” ka shkruar për faktin se Shaqiri mbajti dorën në zemër kur u intonua himni i Kosovës dhe që ia dha fanellën një tifozi pas ndeshjes. Gazeta zvicerane ka shkruar se Shaqiri është për ndeshje të mëdha dhe se e tillë për të ishte edhe ndeshja në Prishtinë.

“Por Shaqiri qëndroi i heshtur. Një gjuajtje e pasuksesshme pas nëntë minutave dhe një pasim për 2:1. Nuk kishte shumë më tepër të shtunën mbrëma. Jo të paktën gjatë ndeshjes”, ka shkruar “Blick” të dielën.

Veprimi i Shaqirit para ndeshjes mori vëmendjen e mediumit zviceran. Ai veproi si gjithë lojtarët e Kosovës, duke respektuar himnin e shtetit ku ka lindur.

“Të gjithë e dinë që jam i lindur këtu, që kam rrënjët këtu. Kam bërë këtë veprim për respekt ndaj Kosovës”, ka thënë Shaqiri.

Shaqiri u duartrokit për veprimin e tij e edhe më tepër kur la fushën në minutën e 84-t. “Ndoshta edhe për faktin që nuk shkëlqeu në fushë”, ka komentuar “Blick”.

Pas ndeshjes, Shaqiri ia dha fanellën një tifozi me aftësi të kufizuara. Më pas u shpreh i lumtur e edhe pak i mërzitur.

“Jam krenar që luajta këtu. Është diçka që e kam ëndërruar gjithnjë. Por në fund jam i dëshpëruar që nuk fituam. Është dashur të kthehemi me fitore 2:1”, ka thënë Shaqiri.

“Blick” ka shkruar se Xherdani nuk bëri dallimin në Prishtinë. “Ndoshta për shkak të kësaj ai bëri shumë njerëz të lumtur në ‘Fadil Vokrri’”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Përfundojnë baras pjesët e para të tri ndeshjeve të Superligës

Kryendeshja Prishtina – Drita, të dielën në Hajvali

Superliga, xhiro e tetë nis të premten

Publikohet orari i xhiros së 12-të në Superligë

Publikohet orari i xhiros së 12-të në Superligë

Nagelsmann, favorit për trajner të Manchester Unitedit

Nagelsmann, favorit për trajner të Manchester Unitedit

Përfundojnë baras pjesët e para të tri ndeshjeve të Superligës

Kryendeshja Prishtina – Drita, të dielën në Hajvali

Mungesa e anijeve dhe nëndetëseve britanike ngre alarmin për kërcënimin rus në Arktik

Mungesa e anijeve dhe nëndetëseve britanike ngre alarmin për kërcënimin rus në Arktik

Superliga, xhiro e tetë nis të premten

Publikohet orari i xhiros së 12-të në Superligë

Publikohet orari i xhiros së 12-të në Superligë

Naser Hafizi deklarohet i pafajshëm për keqpërdorim të detyrës dhe dy veprat tjera penale

Naser Hafizi deklarohet i pafajshëm për keqpërdorim të detyrës dhe dy veprat tjera penale

Albulena Haxhiu: Kuvendit po i rikthehet gjallëria, u formua Komisioni për Bordin e RTK-së

Albulena Haxhiu: Kuvendit po i rikthehet gjallëria, u formua Komisioni për Bordin e RTK-së

Kosova synon kompaninë e saj ajrore, por me çfarë kostoje?

Kosova synon kompaninë e saj ajrore, por me çfarë kostoje?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën