Me rastin e 23-vjetorit të masakrës në burgun e Bubravës, Blakaj në Tëvë1 deklaroi se janë 7 ose 8 persona të cilët kanë qenë në burgun e Dubravës dhe ende rezultojnë të zhdukur.
“Nëse nuk gaboj janë 7 ose 8 persona të cilët kanë qenë në burgun e Dubravës ende rezultojnë të zhdukur dhe trupat e tyre ende nuk janë gjetur. Dhe të mos zbardhet ky rast është jashtëzakonisht problematike 22 vite më vonë”, tha ai.
Blakaj gjatë emisionit “Këndi i Debatit” theksoi se shumë të burgosur shqiptar janë bartur prej burgjeve në Serbi pas fillimit të bombardimeve të NATO-s dhe janë sjellë në burgun e Dubravës.
Ai po ashtu foli edhe për konferencën e NATO-s në Bruksel pas bombardimit të burgut të Bubravës.
“Me datë 20 maj në një konferencë shtypi të NATO-s në Bruksel është thënë se e kanë bombarduar burgun e Dubravës mirëpo kanë thënë që ai ka qenë një objekt ushtarak. Nëse nuk gaboj gjatë viti 1998 në burgun e Dubravës kanë qëndruar njësitet speciale serbe të ashtuquajturat “Frenkievfcit” një njësit special i resorit të shërbimit sekret serb i cili ka qenë, ka qëndruar në burg të Dubravës e ka pasur kazermën aty dhe shumë shpesh kanë shkuar në aksione në rajonin e Deçanit”, tha Blakaj.
Ai tha se çdo i burgosur është person i mbrojtur dhe autoritetet e burgut janë përgjegjëse për mirëqenien e tyre, fizike dhe psiqike edhe për kushtet e jetesës.
“Dhe të ndodhë një vrasje masive në burg dhe të mos hetohet, të mos ketë asnjë proces gjyqësor për këtë, Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi e ka bërë një kallëzim penal për këtë mirëpo nuk dimë se deri ku kanë mbërri hetimet”, përfundoi Blakaj. /teve1.info/







