TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
15 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
15 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Blair takoi liderët kosovarë: Intervenimi i NATO-s ishte gjëja e duhur

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, është pritur në takim nga krerët shtetëror të vendit. E para e shtetit, Vjosa Osmani, tha se roli i Blairit ka qenë vendimtar për çlirimin e Kosovës 25 vjet më parë.

nga Shpat Blakcori
1 vit më parë
0
A A
Blair takoi liderët kosovarë: Intervenimi i NATO-s ishte gjëja e duhur

Një baner i madh me fotografinë e personalitetit historik, Tony Blair u vendos në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Për të u shtrua edhe tepihu i kuq që erdhi garda kombëtare e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

E kryeministri britanik i cili luajti rol kyç në çlirimin e Kosovës nga okupatori serb, doli ta pres vetë presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

E para e shtetit e quajti hero të Kosovës ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe, derisa vlerësoi rolin e tij për ta shpëtuar popullin e Kosovës nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit.
Shefja e shtetit, i dhuroi atij një gur të Trepçës nga familja e presidenti Rugova.

“Sot jeni hero i paqes për vendimin e drejtë të asaj kohe dhe të gjithë përkrahjen që ia keni dhënë Kosovës gjatë këtyre 25 viteve. Në prill të vitit 1999 e keni cilësuar intervenimin në Kosovë si një kauzë të drejtë, e tillë ishte siç u dëshmua atëherë dhe siç dëshmohet edhe sot. Në pyetje ishte vet ekzistenca e një populli. Me forcat aleate të NATO-s ju na shpëtuat nga shfarosja që synohej nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit”, u shpreh Osmani.

Kurse, ish-lideri i partisë Laburiste, Tony Blair, tha se intervenimi i NATO-s në Kosovë ka qenë gjëja e duhur që është bërë.

Ai tutje tha se Kosova është e pavarur dhe e ka vendin në mekanizmat ndërkombëtar.

“Atëherë isha i bindur se intervenim i NATO-sishte gjëja e duhur për ta bërë dhe vazhdoj të jem i bindur. Gjithashtu, tani jam i bindur se duhet t’u rrimë krah njerëzve të Kosovës në mënyrë që e ardhmja e Kosovës të jetë në linjë me meritat e njerëzve të saj. Këtu po ndodhin shumë gjëra pozitive që janë mësim për tërë botën jo vetëm për popullin e Kosovës. Pres me padurim që ta pres ditën kur Kosova si komb i pavarur dhe sovran zë vendin e duhur në familjen e kombeve”, tha Blair.

Blair më pas zhvilloi takim edhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca si dhe me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin.

Kurti u shpreh falënderues ndaj Britanisë së Madhe dhe ish-kryeministrit Blair për ndihmën dhe kontributin në çlirimin e Kosovës.

Blairin e mirëpriti në takim edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili e nderoi me diplomatin britanik me çmimin “Qytetar Nderi” i Prishtinës.

Tags: Blairtakimi me kreret e shtetit
ShareTweet

Postime të ngjashme

Dështon për të 44-tën herë konstituimi i Kuvendit

Dështon për të 44-tën herë konstituimi i Kuvendit

Musliu: LDK-ja është frikacake, s’merr vendime – e ka lënë Kosovën mbrapa

Musliu për vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan: Sjellje e papranueshme, ka humbur morali i policit

Brahimaj: Nuk e votoj në asnjë rrethanë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare

Brahimaj: Nuk e votoj në asnjë rrethanë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare

Deliu-Kodra pret që të zbardhen detajet për vdekjen e 27-vjeçarit

Deliu-Kodra pret që të zbardhen detajet për vdekjen e 27-vjeçarit

Dështon për të 44-tën herë konstituimi i Kuvendit

Dështon për të 44-tën herë konstituimi i Kuvendit

Tre burra shpallen fajtorë për zjarrvënie në Londër të lidhur me Wagner-in

Tre burra shpallen fajtorë për zjarrvënie në Londër të lidhur me Wagner-in

Musliu: LDK-ja është frikacake, s’merr vendime – e ka lënë Kosovën mbrapa

Musliu për vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan: Sjellje e papranueshme, ka humbur morali i policit

Brahimaj: Nuk e votoj në asnjë rrethanë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare

Brahimaj: Nuk e votoj në asnjë rrethanë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare

Deliu-Kodra pret që të zbardhen detajet për vdekjen e 27-vjeçarit

Deliu-Kodra pret që të zbardhen detajet për vdekjen e 27-vjeçarit

LIVE: DEPUTETËT MBLIDHEN SËRISH – DËSHTIM APO KONSTITUIM?

LIVE: DEPUTETËT MBLIDHEN SËRISH – DËSHTIM APO KONSTITUIM?

“Pa drejtësi, s’ka qetësi”, vendosen pankarta pranë stacionit policor dhe gjykatës në Lipjan

“Pa drejtësi, s’ka qetësi”, vendosen pankarta pranë stacionit policor dhe gjykatës në Lipjan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X