TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

BKS: Rasti i sotëm për bastisje dhe hetim u hap nga ne, bazuar në raportin e Auditimit të Brendshëm

by Tëvë1
2 muaj ago
2
A A
BKS: Rasti i sotëm për bastisje dhe hetim u hap nga ne, bazuar në raportin e Auditimit të Brendshëm

Prokuroria Themelore në Prizren ka zhvilluar sot një aksion të gjerë hetimor në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ku rreth 300 zyrtarë policorë kanë marrë pjesë në bastisje dhe veprime hetimore në disa lokacione.

Në kuadër të këtij aksioni janë arrestuar ish-drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS), Sami Mazreku, si dhe ish-drejtori i Financave në këtë institucion, Valon Berisha.

Pas zhvillimeve të sotme, një njoftim zyrtar ka lëshuar edhe vetë Byroja Kosovare e Sigurimeve, e cila ka bërë të ditur se rasti është iniciuar nga BKS-ja, në cilësinë e palës së dëmtuar.

“Rasti i sotëm, i cili po trajtohet nga Prokuroria Themelore në Prizren dhe për të cilin janë raportuar bastisje dhe veprime hetimore, është iniciuar nga vetë Byroja Kosovare e Sigurimeve, si rezultat i konstatimeve të identifikuara në raportin e Auditimit të Brendshëm”, thuhet në njoftimin e BKS-së.

Sipas Byrosë, pas evidentimit të shkeljeve serioze dhe dyshimeve për keqpërdorime, janë ndërmarrë veprime të menjëhershme ligjore.

“Në kuadër të angazhimit tonë për transparencë, integritet institucional dhe mbrojtje të interesit publik, Byroja Kosovare e Sigurimeve ka adresuar gjetjet përkatëse tek organet kompetente të rendit dhe drejtësisë, duke bashkëpunuar plotësisht me Prokurorinë dhe Policinë e Kosovës dhe duke vënë në dispozicion të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për zhvillimin e hetimeve”, theksohet më tej.

BKS ka shtuar se mbetet e përkushtuar në forcimin e mekanizmave të kontrollit të brendshëm, parandalimin e keqpërdorimeve dhe menaxhimin e përgjegjshëm të mjeteve financiare, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

“Byroja Kosovare e Sigurimeve respekton parimin e prezumimit të pafajësisë dhe beson se organet e drejtësisë do ta zbardhin plotësisht këtë rast, duke vepruar në përputhje me ligjin. Për çdo zhvillim të mëtejmë, opinioni publik do të njoftohet në kohë përmes kanaleve zyrtare”, thuhet në njoftim, ku shprehet edhe falënderim për Prokurorinë dhe Policinë e Kosovës për bashkëpunimin institucional.

Sipas burimeve Tëvë1, aksioni lidhet me dyshime për kryerjen e disa veprave penale, përfshirë: “keqpërdorim i besimit”, “keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi”, “ndihmë në keqpërdorim të besimit” dhe “falsifikim i dokumenteve”.

Në këtë rast dyshohet se janë të përfshirë 35 persona, ndërsa dëmi financiar i pretenduar ndaj buxhetit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve kap vlerën mbi 1 milion euro.

Tags: byroja kosovare e sigurisereagimTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Zeqaj për heqjen e masave të BE-së: Kosova është dashur të bëjë lëshime për t’i shmangur sanksionet

Zeqaj për heqjen e masave të BE-së: Kosova është dashur të bëjë lëshime për t’i shmangur sanksionet

Katër kosovarë dyshohet se humbën jetën në vendin e punës në Austri

Katër kosovarë dyshohet se humbën jetën në vendin e punës në Austri

Rrëfimi i dhimbshëm – Sa ishte duke pritur lajme për vëllai e plagosur, arriti trupi i vëllait tjetër – 22 vjet nga Trazirat e Marsit

Rrëfimi i dhimbshëm – Sa ishte duke pritur lajme për vëllai e plagosur, arriti trupi i vëllait tjetër – 22 vjet nga Trazirat e Marsit

Plagë në këmbë, gjendje e rënduar psikologjike, kequshqyerje – arrestohen prindërit e 5-vjeçarit nga Lipjani

Plagë në këmbë, gjendje e rënduar psikologjike, kequshqyerje – arrestohen prindërit e 5-vjeçarit nga Lipjani

Dragusha largohet nga Ramiz Sadiku, gati për Prishtinën

Dragusha largohet nga Ramiz Sadiku, gati për Prishtinën

Sportingu bën mrekullinë, eliminon Bodo/Glimtin

Sportingu bën mrekullinë, eliminon Bodo/Glimtin

Zeqaj për heqjen e masave të BE-së: Kosova është dashur të bëjë lëshime për t’i shmangur sanksionet

Zeqaj për heqjen e masave të BE-së: Kosova është dashur të bëjë lëshime për t’i shmangur sanksionet

Katër kosovarë dyshohet se humbën jetën në vendin e punës në Austri

Katër kosovarë dyshohet se humbën jetën në vendin e punës në Austri

“Këndi i debatit”- 17.03.2026

“Këndi i debatit”- 17.03.2026

Rrëfimi i dhimbshëm – Sa ishte duke pritur lajme për vëllai e plagosur, arriti trupi i vëllait tjetër – 22 vjet nga Trazirat e Marsit

Rrëfimi i dhimbshëm – Sa ishte duke pritur lajme për vëllai e plagosur, arriti trupi i vëllait tjetër – 22 vjet nga Trazirat e Marsit

Plagë në këmbë, gjendje e rënduar psikologjike, kequshqyerje – arrestohen prindërit e 5-vjeçarit nga Lipjani

Plagë në këmbë, gjendje e rënduar psikologjike, kequshqyerje – arrestohen prindërit e 5-vjeçarit nga Lipjani

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën