TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Bizneset e gastronomisë në depresion ekonomik, kërkojnë ndihmën e Qeverisë

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Paralajmërohet mbyllja e 30 për qind e bizneseve

Që nga liberalizimi i vizave gjendja në sektorin e gastronomisë nuk është e njëjta siç ka qenë më parë.

Bizneset tashmë po përballen me mungesë të punëtorëve dhe mungesë aktiviteti në lokalet e tyre. E vazhdimësia e këtyre dy problemeve, po ndikon edhe në mbylljen e bizneseve.

Pronaret e disa nga bizneset e frekuentuara në Prishtinë, kanë theksuar se nga janari i këtij viti, shumë punëtorë kanë lënë punën dhe se zëvendësimi i tyre është shumë i vështirë.

Adenis Kastrati i cili menaxhon njërin nga restorantet në Prishtinë ka treguar se ka mungesë të punëtorëve dhe se ka hapur konkursin për punëtorë por se nuk ka të interesuar.

Sipas tij, të gjithë kanë shkuar jashtë Kosovës dhe po tentojnë të futen në tregun e Evropës.

“Mungesë të punëtorëve ka pasur, sidomos edhe tash kam problem me punëtorë sepse kanë shkuar të gjithë, për momentin është gjendja e mirë po me kohën të shohim, do të marrim punëtorë dhe konkursin e kam publikuar, por nuk dëshirojnë të vijnë me punuar”, tha Istrefi.

Edhe Yll Dervishaj që është pjesë e një biznesi të gastronomisë në kryeqytet, thotë se nëse vazhdon ritmi i migrimit të punëtorëve të gastronomisë, vera e ardhshme për bizneset nuk do të jetë edhe aq e mirë.

Dervishaj u ka bërë thirrje edhe qeverisë që të ndërmarrë masa për të ndihmuar këto biznese.

“Qeveria nuk ka ndihmuar, sidomos gastronominë fare deri tash, të shohim ndoshta marrin masa”, tha Dervishaj.

Ndërkaq, Flamur Ismajli, menaxher i njërit nga restorantet në qendër të Prishtinës, thekson se ndihmesa e qeverisë për bizneset të cilat janë në prag të mbylljes do të ishte vendimi më i duhur.

“Mirë kishte me qenë me subvencionuar bizneset qeveria shkaku që mos me u mbyll bizneset, mos me falimentuar dhe ajo kishte me qenë një ndihmesë e mirë për ata”, tha Smajli.

Se qeveria duhet të nis një mbështetje financiare për bizneset, e thotë edhe kryetari Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, i cili thekson se qeveria tashmë për shtatë vite nuk ka ndihmuar asnjë biznes.

“Duhet një pako kualitative, sepse për një kohë të gjatë qeveria nuk ka marrë asnjë iniciativë për të ndihmuar bizneset. Në përjashtim vetëm shumën e mjeteve në emër të një shtese që e ka ndarë kohë pas kohë, për një muaj dy apo tre, por një masë fiskale”, tha Rafuna.

Edhe Arian Vranica nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, thotë për KP se gjendja e bizneseve në Kosovë është në depresion ekonomik.

Ai tha se duhet të menaxhohen bizneset të cilat janë në prag të mbylljes dhe se qeveria duhet të subvencionojë me paga të punëtorëve.

“Gjendja e bizneseve që nga liberalizimi, normal është përkeqësuar është një masë e hershme dhe normal edhe për qytetarët Republikës së Kosovës, sido që të ishin kushtet dhe nëse do të ishin shumë ideale, prapë do të kishte problem, sepse njerëzit do të provojnë mundësi më të mirë. Ka ndikuar edhe pjesa e inflacionit, ngritja e çmimeve, tash edhe problemet me punëtorë që i bie në reduktimin e bizneseve të mëdha, po ashtu edhe në mbylljen dhe reduktimin e bizneseve. Kjo situatë, në depresion ekonomik dhe depresion shoqëror, edhe në jetën e natës”, tha Vranica.

Ndërkaq, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka treguar se nga periudha janar-mars 2024, janë mbyllur 40 biznese të gastronomisë dhe se të gjitha kanë qenë shuarje në mënyrë vullnetare.

Tags: gastronomiaLiberalizimi i vizaveQeveria e Kosovës
ShareTweet

Postime të ngjashme

Hyseni i kundërpërgjigjet Bulliqit: Nuk ishte keqinterpretim, por mungesë ndjeshmërie

Hyseni i kundërpërgjigjet Bulliqit: Nuk ishte keqinterpretim, por mungesë ndjeshmërie

Kurti thotë se Lipjani me Ilir Qeriqin do të ketë investime e zhvillim më shumë se kurrë

Kurti thotë se Lipjani me Ilir Qeriqin do të ketë investime e zhvillim më shumë se kurrë

Përurohet parkingu nëntokësor në Vushtrri

Përurohet parkingu nëntokësor në Vushtrri

Totaj premton teleferik drejt Kalasë së Prizrenit

Totaj premton teleferik drejt Kalasë së Prizrenit

Hyseni premton që në vitin e parë përmirësim të “jashtëzakonshëm” të furnizimit me ujë të pijshëm

“InfoNata” 08.10.2025

“InfoNata” 08.10.2025

Kurti thotë se Lipjani me Ilir Qeriqin do të ketë investime e zhvillim më shumë se kurrë

Kurti thotë se Lipjani me Ilir Qeriqin do të ketë investime e zhvillim më shumë se kurrë

Mehmeti: Gara për Çairin, betejë për mbijetesë politike për Osmanin dhe Mexhitin

Mehmeti: Gara për Çairin, betejë për mbijetesë politike për Osmanin dhe Mexhitin

Përurohet parkingu nëntokësor në Vushtrri

Përurohet parkingu nëntokësor në Vushtrri

Totaj premton teleferik drejt Kalasë së Prizrenit

Totaj premton teleferik drejt Kalasë së Prizrenit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën