TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Bislimi vizitoi Qendrën e studentëve me nevoja të veçanta në UP

nga tëvë1
4 Dhjetor, 2023
0
A A
Bislimi vizitoi Qendrën e studentëve me nevoja të veçanta në UP

Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës, Besnik Bislimi, e vizitoi Qendrën e studentëve me nevoja të veçanta, raporton teve1.info

Sipas një komunikate për medie të Qeverisë, Bislimi tha me këtë rast se krijimi i kësaj qendre është përpjekje e rëndësishme për zhvillimin e një mjedisi arsimor gjithëpërfshirës.

“Iniciativa për krijimin e Qendrës mbështetëse për studentët me nevoja të veçanta në hapësirat e Universitetit të Prishtinës, është një përpjekje e rëndësishme që synon të promovojë përfshirjen dhe zhvillimin e një mjedisi arsimor gjithëpërfshirës”, ka thënë Bislimi.

Sipas njoftimit, Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për krijimin e një ambienti të përshtatshëm dhe mbështetës, në mënyrë që kjo Qendër të jetë një burim i vazhdueshëm për përmirësimin e shërbimeve arsimore dhe përgatitjen e tyre për një të ardhme të suksesshme.

“Gjatë vitit të kaluar i cili u shpall viti i personave me nevoja të veçanta, Qeveria ndërmori iniciativa të ndryshme ku shprehu përkushtimin e saj ndaj studentëve me nevoja të veçanta.
Për të ndihmuar në kushtet e tyre, ndau laptopë për studentët me nevoja të veçanta, të cilët studiojnë në universitete publike të Kosovës, si dhe në institucionet para-universitare rriti numrin e të punësuarve të asistentëve për fëmijë me nevoja të veçanta.

Kjo e fundit u përmend dhe vlerësua si pozitive dhe nga Raporti për Vendin, por kemi ende shumë për të bërë për fëmijët e studentët me nevoja të veçanta në Kosovë të cilët përballen me sfida të ndryshme sa i përket përfshirjes në institucionet edukativo-arsimore.

Gjithashtu edhe Masa 1.6 për mbështetjen e personave me nevoja të veçanta e Pakos së Ringjalljes Ekonomike, ka synuar që edhe punësimi të jetë sfidë e cila adresohet për krijimin e një ambienti ku askush nuk ndihet i përjashtuar dhe të gjithë kanë mundësi të barabarta edhe në punësim. Kjo masë përveç që synon nxënien e shkathtësive, ka objektiv edhe punësimin e qëndrueshëm të tyre.

Ne besojmë fuqishëm se arsimi është instrumenti thelbësor për të ndryshuar të ardhmen e përmes arsimit gjithëpërfshirës rrisim edhe mundësinë për punësim.
Ndërthurja e bashkëpunimit e koordinimit edhe me partnerë tanë është një aspekt i rëndësishëm i realizimit të këtij projekti, por edhe një vlerë e shtuar që ndihmon në forcimin e iniciativës sonë për përmirësimin e mundësive arsimore.

Gjithëpërfshirja dhe mbështetja e studentëve me nevoja të veçanta nuk është thjesht një detyrë programore, por një mision substancial e vleror.

Në këtë vizitë ishte prezent dhe rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, shefi i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, Nuno Queiros dhe pjesëmarrës nga organizata joqeveritare e shoqëria civile dhe studentë”, thuhet në komunikatë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një memorial i ri për familjarët e personave të zhdukur

Një memorial i ri për familjarët e personave të zhdukur

Pse nuk ka një koalicion ndërmjet LVV dhe Nismës? – flet Albin Kurti

Pse nuk ka një koalicion ndërmjet LVV dhe Nismës? – flet Albin Kurti

Trump tha se e ndali Serbinë të sulmonte Kosovën, Kurti: Faleminderit!

Trump tha se e ndali Serbinë të sulmonte Kosovën, Kurti: Faleminderit!

“Kur do të hapet Ura e Ibrit?” – flet kryeministri në detyrë, Albin Kurti

“Kur do të hapet Ura e Ibrit?” – flet kryeministri në detyrë, Albin Kurti

Emisioni “Info Nata” 02.07.2025

Kurti: I quajta deputetë ‘nomadik’ jo për t’i ofenduar

Kurti: I quajta deputetë ‘nomadik’ jo për t’i ofenduar

Kurti: PDK është parti me 4-5 kryetarë, nuk ka ofertë për koalicion

Kurti: PDK është parti me 4-5 kryetarë, nuk ka ofertë për koalicion

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X