TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bislimi “thumbon” Prokurorinë pas intervistimit

Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi është intervistuar nga Prokuroria Speciale lidhur me hetimet rreth dhënies me qira të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore nga Ministria e Bujqësisë.

by Venhar Isufi
11 muaj ago
0 0
A A

Nga zyra e tij në qeveri doli për të kryer një obligim.

Kështu zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi shkoi drejt Prokurorisë Speciale në orën 09:30 për intervistim.

Ai u mor në pyetje në lidhje me hetimet rreth dhënies me qira të
Fabrikës në Drenas për përpunimin e nënprodukteve shtazore nga Ministria e Bujqësisë.

Intervistimi i tij si dëshmitar zgjati për rreth dy orë.

E pasi doli nga ai institucion, ai nuk pranoi të deklarohet.

Bislimi vetëm disa minuta më vonë zgjodhi të shkruaj në rrjetin social facebook lidhur me dëshminë e tij në Prokurorinë.

Këtë të fundit e akuzoj duke e kritikuar për qasjen ndaj përgjegjësive që ka.

“Nisur nga fakti se hyrja e ndërtesës ku u mbajt intervista ishte vërshuar nga portalet, gjë që nuk ndodh më raste të tjera kur ftohen dëshmitarët, dhe nga përvoja e nxjerrjes në media të lajmit për intervistim saktësisht kur po zhvillohej takimi trelateral i dialogut në Bruksel, del i pashmangshëm përfundimi se qëllimi parësor i kësaj interviste ka qenë prodhimi i lajmit medial, ku eksponentë të qeverisë bëhen pjesë e titujve bashkë me termin “skandal”. “Skandal” që origjinën nuk e ka as në Ministri të linjës e as në prokurori, por te eksponentë të medias. Kjo e vendosë prokurorinë në një perspektivë jashtëzakonisht negative karshi përgjegjësive që ka dhe orientimit që ka zgjedhur të ndjekë. Do të ishte me interes të shumëfishtë që kjo qasje të rishikohet”, shkroi ai.

E detaje për këtë intervistim, nuk kanë dhënë as nga Prokuroria.

Por ata konfirmuan se Bislimi është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit.

“Prokuroria Speciale është duke zhvilluar hetime lidhur me dyshimet për dhënien me qira të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore. Në kuadër të zhvillimit të hetimeve, të mërkurën në Prokurorinë Speciale është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit z.Besnik Bislimi. Por, nuk jemi në gjendje sot të diskutojmë apo japim detaje specifike, meqë çështja është në fazën fillestare të hetimeve”, thuhet nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Para disa javësh, prokuroria Speciale dha urdhër për bastisje në Ministrinë e Bujqësisë, Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, Agjencinë e Veterinarisë dhe
disa lokacione lidhur me dyshimet për dhënien me qira të fabrikës për përpunimin e produkteve nënshtazore.

Për këtë rast nga PSRK në cilësinë e të dyshuarve ishin intervistuar edhe ministri në detyrë i bujqësisë, Faton Peci dhe kryeshefi i kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Bekim Hoxha.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Musliu-Shoshi: PDK hyn e vetme në zgjedhje, nuk ka pasur kërkesë për koalicion nga Nisma

Musliu-Shoshi: PDK hyn e vetme në zgjedhje, nuk ka pasur kërkesë për koalicion nga Nisma

KQZ me tender për përzgjedhjen e operatorit ekonomik për furnizim me kamera në vendvotime

KQZ sqaron afatet: Deri më 10 maj certifikimi i subjekteve të reja, deri më 12 maj dorëzimi i listave për deputetë

Bërxulli: LVV dominon me diskursin emocional ndaj diasporës, andaj i ka votat

Bërxulli: LVV dominon me diskursin emocional ndaj diasporës, andaj i ka votat

Vrasja për hakmarrje tek “Tranziti i ri” në Prizren, shtyhet gjykimi

Gjykata në Prizren refuzon paraburgimin për pesë të dyshuar në rastin e Agjencisë Kadastrale

Musliu-Shoshi: PDK hyn e vetme në zgjedhje, nuk ka pasur kërkesë për koalicion nga Nisma

Musliu-Shoshi: PDK hyn e vetme në zgjedhje, nuk ka pasur kërkesë për koalicion nga Nisma

Emisioni “Info Nata” 07.05.2026

Emisioni “Info Nata” 07.05.2026

KQZ me tender për përzgjedhjen e operatorit ekonomik për furnizim me kamera në vendvotime

KQZ sqaron afatet: Deri më 10 maj certifikimi i subjekteve të reja, deri më 12 maj dorëzimi i listave për deputetë

Bërxulli: LVV dominon me diskursin emocional ndaj diasporës, andaj i ka votat

Bërxulli: LVV dominon me diskursin emocional ndaj diasporës, andaj i ka votat

Apple pranon të paguajë 250 mln si dëmshpërblim për blerësit e iPhone për vonesën e Siri-t me AI – ja si të përfitoni nga pagesa

Apple pranon të paguajë 250 mln si dëmshpërblim për blerësit e iPhone për vonesën e Siri-t me AI – ja si të përfitoni nga pagesa

Ushqimet që dëmtojnë shëndetin e zorrëve dhe duhen shmangur

Ushqimet që dëmtojnë shëndetin e zorrëve dhe duhen shmangur

Vrasja për hakmarrje tek “Tranziti i ri” në Prizren, shtyhet gjykimi

Gjykata në Prizren refuzon paraburgimin për pesë të dyshuar në rastin e Agjencisë Kadastrale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën