TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Bislimi synon udhëheqjen e LDK-së, kritikon Abdixhikun

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Bislimi i reagon Osmanit: Ju edhe mund t’i kërcënoni sot miqtë, por pastaj s’do mundeni

Faton Bislimi thotë se kandidatura e tij për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës është një ofertë për rikthimin e LDK-së te vlerat themeltare dhe idealet kombëtare të ish-presidentit, Ibrahim Rugova. Ai kritikon liderin aktual të partisë, Lumir Abdixhiku se ka devijuar nga idealet e Rugovës dhe vlerat djathtiste të partisë. Bislimi konsideron se Abdixhiku e ka bërë LDK-në kopje të Lëvizjes Vetëvendosje, parti e cila udhëheq me qeverinë.

Ish-deputeti i LDK-së, thotë për KosovaPress, se LDK-në e ka kapluar një vobekësi dhe heshtje ndaj zhvillimeve kryesore në vend. Bislimi kërkon që Kuvendin e dhjetë zgjedhor, që do të mbahet nesër, më 19 nëntor, t’i aprovohet kandidatura dhe përmes votës së fshehtë 355 delegatët e LDK-së, të vendosin për të parin e partisë.

“Kandidatura ime është një ofertë për LDK-në, është një ofertë për rikthimin e LDK-së tek vlerat themeltare dhe idealet kombëtare të cilat suksesshëm janë trasuar nga presidenti historik Ibrahim Rugova dhe si të tilla i shërbejnë LDK-së për të ruajtur profilizimin e vet djathtistë në Kosovë dhe për të qenë e gatshme për t’u ballafaquar me sfidat e ardhshme zgjedhore në raport me pushtetin e tanishëm…Nuk kam dyshim se LDK-ja do t’i qëndrojë besnike vlerave të saja të demokracisë së brendshme. Statuti është i qartë në çështjen e zgjedhjes së kryetarit të LDK-së. Ju e dini se mandati i kryetarit aktual ka skaduar edhe kryetari i aktual është i gatshëm të rikandidojë dhe një kandidaturë siç është e imja do të duhej të vendoseshin në kutinë e fshehtë siç e përcakton statuti nga 355 delegatët e LDK-së në ditën e Kuvendit zgjedhor”, thotë ai.

Bislimi tregon se çka e shtyu të paraqes kandidaturën e tij për kryetar të LDK-së, si dhe vizionin e tij për drejtimin e partisë.

“Ajo çka më bënë më së shumti të gatshëm për tu sfiduar në këtë garë ka të bëjë me një princip bazë që ka qenë gjithmonë çelës i suksesit në LDK për sfida zgjedhore dhe ajo është përbashkimi dhe përafrimi. Në lidershipin e tanishëm sidomos gjatë këtij procesi të fundit zgjedhor kemi parë një tendencë të jashtëzakonshme për të kontrolluar të gjithë procesin duke anashkaluar dhe shpeshherë përjashtuar njerëz, aktivistë të LDK-së të cilët jo domosdoshmërish kanë ndarë të njëjtën vizion si lideri i tanishëm. Kthimi ose ruajtja e vlerave identitare të LDK-së është mision për të cilin besoj se delegatët e LDK-së do të vlerësojnë pozitivisht. LDK-ja s’mund të bëhet kopje e asnjë partie tjetër politike dhe nuk i shërben vizionit dhe përpjekjes së LDK-së për të fituar garat e ardhshme zgjedhore që të jetë kopje e kujtdo tjetër”, deklaron Bislimi.

Krahas kësaj, ai thotë se ndarjen me lidershipin aktual të LDK-së, e ka bërë në maj të këtij viti, pasi sipas tij, partinë me udhëheqjen e Abdixhikut e ka kapluar një anemi politike dhe vobekësi ndaj zhvillimeve kryesore në vend.

“Durimi si urtësi politike neve na duhet më shumë se sot kurrë, por durimi mos harroni për një parti opozitare si LDK-ja nuk do të thotë vobekësi, heshtje ndaj zhvillimeve kryesore që ndodhin në vend si dhe kurajo për të vepruar. Ne jemi në një moment kritik për vendin dhe LDK-në. Rruga që ka zgjedh lidershipi i LDK-së me kryetarin në detyrë zbeh tej mase identitetin djathtist të LDK-së dhe si të tillë e bënë pjesë të spektrit publik që për momentin zotërohet nga një parti tjetër. Ne duhet të jemi të gatshëm që të dallojmë thellësisht dhe të jemi të gatshëm që dallimin tonë të shprehim me terma pozitiv karshi një oferte për qytetarët e Kosovës”, thekson ai.

Bislimi i cili është edhe anëtar bordi i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, flet edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Ai thekson nevojën që institucionet kosovare të rreshtohen krah kërkesave amerikane, pasi siç thotë asnjëherë nuk kanë dal humbëse.

“Kosova për asnjë moment dhe asnjë rrethanë nuk ka dal humbëse sa herë që ka qenë e rreshtuar bashkërisht me ShBA-në. Shpesh na është dukur që jemi duke humbur diçka por fitorja ka qenë maksimaliste në anën tonë. Mos të harrojmë në konferencën e Rambujes, negociatat e Vjenës dhe anëtarësimin e Kosovës në shumicën e organizatave ndërkombëtare po të mos ishte përkrahje e ShBA-së a mendoni se Kosova do të dilte fitimtare nga këto procese? Asnjëherë. Prandaj edhe në procesin e dialogut me Serbinë që është stërgjatë është bërë barrë e papërballueshme për Kosovën, sa më shpejt që përfundojmë këtë proces në krah me ShBA-në…përfundimisht do të jemi fitimtar”, përfundon ai.

Lidhja Demokratike e Kosovës, më 19 nëntor, do të mbajë Kuvendin e dhjetë zgjedhore, ku 355 delegatë do të zgjedhin kryetarin e ri të partisë. Krahas Bislimit, kandidaturën e ka shpallur edhe kryetari aktual, Lumir Abdixhiku.
Krahas kësaj, do të mbahet edhe një Konventë ku do të shpaloset programi i ri i LDK-së, i quajtur “Rruga e Re”./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet një 26-vjeçar për armëmbajtje pa leje – Policia gjen pistoletë dhe 28 fishekë

Arrestohet një 26-vjeçar për armëmbajtje pa leje – Policia gjen pistoletë dhe 28 fishekë

Smajljaj: Kundërshtimi i vendimit të Supremes rrezikon institucionalizimin e Kosovës

Smajljaj: Kundërshtimi i vendimit të Supremes rrezikon institucionalizimin e Kosovës

Pozhari: Limaj hyn në qeveri, heq dorë nga kryeparlamentari – ndryshim drastik i qëndrimit

Pozhari: Limaj hyn në qeveri, heq dorë nga kryeparlamentari – ndryshim drastik i qëndrimit

I pandehuri Valon Aliu hedh akuza mbi psikiatrin në gjykimin për vrasjen e gruas, Erona Cokli

I pandehuri Valon Aliu hedh akuza mbi psikiatrin në gjykimin për vrasjen e gruas, Erona Cokli

Arrestohet një 26-vjeçar për armëmbajtje pa leje – Policia gjen pistoletë dhe 28 fishekë

Arrestohet një 26-vjeçar për armëmbajtje pa leje – Policia gjen pistoletë dhe 28 fishekë

Smajljaj: Kundërshtimi i vendimit të Supremes rrezikon institucionalizimin e Kosovës

Smajljaj: Kundërshtimi i vendimit të Supremes rrezikon institucionalizimin e Kosovës

Reagon më në fund FC Drita, por i del në mbrojtje drejtorit që rrahu kryetarin e tifozëve

Drita skuadra e parë kosovare që siguron kualifikimin në fazën e dytë të Ligës së Kampionëve

Kosova U20 kualifikohet në çerekfinale të Evropianit të basketbollit

Kosova U20 kualifikohet në çerekfinale të Evropianit të basketbollit

Prishtina dënohet me 1200 euro, shkak hedhja e mjeteve ndezëse nga “Plisat”

Prishtina nxjerr në shitje biletat për ndeshjen ndaj Sheriffit

Pozhari: Limaj hyn në qeveri, heq dorë nga kryeparlamentari – ndryshim drastik i qëndrimit

Pozhari: Limaj hyn në qeveri, heq dorë nga kryeparlamentari – ndryshim drastik i qëndrimit

Emisioni “Këndi i Debatit” 15.07.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 15.07.2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X