Sipas një komunikate për medie, në takim u bisedua mbi rritjen e intensitetit të bashkëpunimit bilateral mes dy vendeve.
“Zëvendëskryeministri Bislimi tha se e vlerëson lartë mbështetjen e Luksemburgut në fusha si arsimi, shëndetësia, inovacioni dhe teknologjisë informative.
U përmendën arritjet e Kosovës si rritja ekonomike dyshifrore, avancimi me 17 pozicione në Transparency International si disa prej treguesve që demokracia cilësore shkon bashkë me zhvillimin ekonomik” thuhet në komunikatë.
Dietz, sipas komunikatës, u shpreh i kënaqur që ndodhet në Kosovë, në një vend me miqësi jetëgjatë me Luksemburgun.
Ai tha se është i impresionuar me potencialin e Kosovës, aftësitë, moshën mesatare të re të popullsisë, mundësitë e shumta të investimit dhe bashkëpunimit nën një vizion të përbashkët.
Dietz riafirmoi mbështetjen e Luksemburgut për perspektivën evropiane të Kosovës.