tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Bislimi pret që BE t’i heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës para 14 shtatorit

teve1 nga teve1
09/09/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, pret që Bashkimi Evropian t’i heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës para takimit të 14 shtatorit, ku do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Duke folur për dialogun, Bislimi ka theksuar se në këtë proces Serbia “jo vetëm që e ka ridrejtuar dialogun e Brukselit nga normalizimi në menaxhimin e krizës, por ka arritur gjithashtu të promovojë BE-në nga një lehtësues në një negociator”.

“Deklarata e BE-së e 3 qershorit, së bashku me masat e vendosura më pas e konfirmojnë këtë. Megjithatë, në më pak se dy javë do të ketë një takim të ri të nivelit të lartë dhe pritet që BE-ja të sigurojë barazinë e palëve në dialog duke hequr masat ndëshkuese para këtij takimi”, ka thënë ai në një intervistë për median serbe “Danas”.

Bislimi ka deklaruar se zbatimi i plotë i marrëveshjes dypalëshe çon në situatë më stabile se që është tani.

“Ne e kuptojmë se njohja formale nuk është aty dhe ky ishte një lëshim i madh i Kosovës. Është e rëndësishme që ne të ndërtojmë marrëdhënie të qëndrueshme si anëtarë të barabartë të bashkësisë ndërkombëtare. Vendime të tilla madhore duhet të merren nga liderë të guximshëm dhe shpresoj se lidershipi i Serbisë do të gjejë forcë për ta zbatuar Marrëveshjen Bazike në plotni”.

Bislimi ka deklaruar se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve e vë theksin te mbrojtja e pakicave, për çka shtoi se Kosova insiston në mbrojtjen e shqiptarëve ashtu si Serbia për serbët në Kosovë./teve1.info/

Tags: Besnik Bislimimasat ndëshkuesetakimi Kurti-Vuçiq

6 serbët e arrestuar për sulmin në veri dërgohen në mbajtje për 48 orë

24/09/2023

Policia arreston sulmuesin e dytë, gjen uniforma, granata, zolla, mitralozë e kallashnikov

24/09/2023

Gecaj: Automjetet e përdorura sot në veri, kanë mbet prej luftës së Kosovës

24/09/2023

Demhasaj: Nguten me deklarime, krerët shtetërore nuk guxojnë të japin deklarata të gabuara

24/09/2023

Nesër ditë zie në Kosovë, në nderim të policit të vrarë në veri

24/09/2023

Reagon Real Madrid, Toni Kroos me gol të bukur ngushton epërsinë

24/09/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.