Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi nga Prokuroria Speciale ka përfunduar intervistimin në lidhje me hetimet rreth dhënies me qira të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore nga Ministria e Bujqësisë.
Intervisitimi i Bislimit ka zgjatur rreth dy orë e gjysmë, ku më pas ai nuk ka pranuar të deklarohet para mediave.
Ndryshe, ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka përmendur Bislimin për çështjen e funksionalizimit të Fabrikës së Mbetjeve Shtazore.
Ai pati thënë se Bislimi i kishte thënë se pavarësisht kostos financiare, “e rëndësishme është të trajtohen mbetjet shtazore”./teve1.info/