TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Bislimi në Parlamentin Evropian: Kosova ka bërë përparim të konsiderueshëm viteve të fundit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Bislimi në Parlamentin Evropian: Kosova ka bërë përparim të konsiderueshëm viteve të fundit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë fjalimit të tij në Parlamentin Evropian, tha ndër të tjera se Kosova është në përkrahje të Ukrainës, derisa ka folur edhe për aplikimin e Kosovës për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.

“Ukraina ende nuk e njeh Kosovën, por Kosova i njeh shumë mirë dhimbjen dhe plagët e Ukrainës, pasi është ballafaquar me një mizori shumë të ngjashme në historinë tonë të vonshme. Përderisa vazhdojmë të qëndrojmë krah për krah me Ukrainën dhe në mënyrë të qëndrueshme ta konfirmojmë rreshtimin tonë me BE-në, unë përsëri bëj thirrje për liri për Ukrainën dhe e shpreh solidaritetin e plotë nga Kosova”, tha Bislimi.

Sipas tij, kjo luftë ia hapi sytë shumë prej njerëzve dhe i bëri ta kuptojnë rëndësinë e lirisë dhe unitetit.

“Ekziston një ndjenjë e fuqishme e propozimit të përbashkët në mesin e anëtarëve të Bashkimit Evropian për ta parë më qartazi kërcënimin e përbashkët. Edhe një herë, ne të gjithë kuptuam se sa jetike është demokracia për mbrojtjen e paqes dhe mirëqenies dhe se sa e rëndësishme është që të mbrohen Evropa dhe Bashkimi Evropian si projekti më i suksesshëm i paqes në Evropë”, shtoi ai.

Më tutje, ai tha se Kosova ka bërë përparim të konsiderueshëm dhe ka bërë përpjekje për të treguar se është partnere e besueshme.

“Të dashur deputetë, vendi im ka bërë përparim të konsiderueshëm viteve të fundit, por ne duhet të jemi të papërkulshëm në përpjekjet tona për të dëshmuar se jemi partner i besueshëm dhe plotësisht i përkushtuar ndaj vlerave dhe parimeve të përbashkëta të BE-së. Ne e kemi shfaqur vullnetin tonë për t’u ballafaquar me rrugën e vështirë të reformave substanciale dhe zotimin tonë të vazhdueshëm për t’i promovuar demokracinë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit”, tha zëvendëskryeministri Bislimi.

Bislimi po ashtu shtoi se Kosova është vendi i fundit në Ballkanin Perëndimor që ka aplikuar për anëtarësim në BE.

“Të dashur miq, më lejoni që t’u sjell ndër mend të gjithë neve se Kosova është vendi i fundit në Ballkanin Perëndimor që ka aplikuar për anëtarësim. Duke qenë i njohur si kandidat potencial një kohë të gjatë më parë, krahas gjashtë vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, më 15 dhjetor të vitit të kaluar, ne më në fund për ta shndërruar statusin tonë potencial në status të kandidatit zyrtar”, shtoi ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Mittelmark 2026” në Gjermani

FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Mittelmark 2026” në Gjermani

Vdes në QKUK i plagosuri me armë zjarri ditë më parë në Viti

Vdes në QKUK edhe 31-vjeçarja e dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Podujevë

Motivet e vrasjes së dyfishtë në Majac ende nuk dihen, e dyshuara mori peng 73-vjeçaren

Motivet e vrasjes së dyfishtë në Majac ende nuk dihen, e dyshuara mori peng 73-vjeçaren

Behrami: Kurti dëshiroi garë për presidentin, jo marrëveshje

Behrami i reagon ambasadorit gjerman: Heshtët për shkeljet që u bënë nga Specialja

FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Mittelmark 2026” në Gjermani

FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Mittelmark 2026” në Gjermani

Irani kërcënon të vendosë mina detare në të gjithë Gjirin Persik nëse sulmohen brigjet ose ishujt e tij

Irani kërcënon të vendosë mina detare në të gjithë Gjirin Persik nëse sulmohen brigjet ose ishujt e tij

Foda flet për mungesën e Rrahmanit dhe Avdullahut

Foda flet për mungesën e Rrahmanit dhe Avdullahut

Drashkoviq: Serbia në robërinë e KGB-së, pro-Putin dhe anti-Perëndim

Drashkoviq: Serbia në robërinë e KGB-së, pro-Putin dhe anti-Perëndim

Griezmann transferohet në MLS

Griezmann transferohet në MLS

Aksident fatal në pistën e Nju Jorkut: Vdesin piloti dhe ndihmëspiloti pas përplasjes me kamion zjarrfikës

Aksident fatal në pistën e Nju Jorkut: Vdesin piloti dhe ndihmëspiloti pas përplasjes me kamion zjarrfikës

Basketboll, Prishtina – Bashkimi mbyllë xhiron

Basketboll, Prishtina – Bashkimi mbyllë xhiron

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën