tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Bislimi mohon se e refuzoi takimin me Petkoviqin

Besarta Mehmeti nga Besarta Mehmeti
23/02/2022
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, në një intervistë ekskluzive për RTK-në, ka mohuar pretendimet e bashkëbiseduesit të tij nga Beogradi, Petar Petkoviq, se pala kosovare ka refuzuar një takim trepalësh në Bruksel.

“Konsultat nuk kanë pas për qëllim sigurimin e takimit trepalësh. Konsultat kishin për qëllim finalizimin e marrëveshjes për energjinë apo zgjidhjen e çështjes për energjinë në veri dhe gjithçka dukej shumë mirë deri në momentin e fundit. Siç duket palës në Bruksel i duhet edhe pak kohë për finalizim. Ndërkaq në takimin trepalësh është dashur të diskutohet për përgatitjet e takimit në nivel të lartë në mes të presidentit të Serbisë dhe kryeministrit të Kosovës”, ka theksuar Bislimi.

Ai tha se ka insistuar të mbahet ky takim por siç duket nuk ka pas interesim nga pala serbe e cila pastaj është kompenzuar me një deklaratë të pavërtetë nëpër medie, ku e ka fajësuar palën kosovare për hezitim.

“Kjo duhet të demantohet edhe nga zyra e Lajçakut sepse komplet deklarata e Petkoviqit është e pavertetë. Duhet pra të deklarohet nga zyra e Lajçakut se fjalët e Petkoviqit janë të pavërteta, meqë unë kam insistuar të mbahet ky takim. Është në funksion të ngritjes së besimit në të, por ai ka probleme serioze me besimin që ka nga vetë qeveria e Serbisë, pasi siç duket i ka ditët apo javët e numëruara në procesin e dialogut dhe po i përdor këto deklarata. Nuk duhet t’i jepet kurrfarë serioziteti, ai ka një rënie të dukshme të seriozitetit në procesin e dialogut”, ka shtuar Bislimi.

Lidhur me gjasat e një takimi të liderëve Kurti-Vuçiq gjatë muajt mars, para zgjedhjeve të 3 prillit në Serbi, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për të drejtën e votës së serbëve në Kosovë, ai tha se takimi mes liderëve nuk ka synim të zgjidhë problemin e votimit por ka synim diskutimin e elementeve të marrëveshjes gjithëpërfshirëse në plan afatgjatë.

“Zgjedhjet në Serbi janë zgjedhje në Serbi, është vetëm një moment dhe nuk duhet të bëhet ai moment kaq i rëndësishëm”, ka nënvizuar Bislimi.

Kurti: Kemi të bëjmë me strukturë mercenare të përkrahur nga Beogradi

24/09/2023

Bashkimi nis mbarë, fiton në Suharekë ndaj Yllit

24/09/2023

Borrell bën thirrje për rivendosje të qetësisë dhe stabilitetit

24/09/2023

Sveçla: Sulmuesit e Policisë janë rusë dhe serbë

24/09/2023

​Përfundon aksioni i policisë në Manastir të Banjskës

24/09/2023

20 minuta për Rashicën në fitoren e Besikitashit

24/09/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.