tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Bislimi: BE dhe Serbia nuk paraqitën asgjë, vetëm Kurti prezantoi draft substancial

teve1 nga teve1
15/09/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka reaguar ndaj BE-së, duke e përsëritur pretendimin e Kurtit se vetëm Kosova kishte bërë propozim gjatë takimit të 14 shtatorit në Bruksel.

Bislimi, thotë se BE dhe Serbia nuk paraqitën asgjë, por këmbëngulën për të akomoduar kërkesën e Serbisë, për të t’u fokusuar vetëm në Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

“Drafti i fundit i të dërguarit special të BE-së për sekuencimin e zbatimit të Marrëveshjes Bazike, u nda me kryenegociatorin e Kosovës më 19 korrik. Ofronte një modifikim margjinal në krahasim me draftin e mëparshëm. BE-ja dhe Serbia nuk paraqitën asgjë, por këmbëngulën për të akomoduar kërkesën e Serbisë për t’u fokusuar vetëm në AKSHS”, ka shkruar Bislimi në Facebook.

Tutje, ai ka thënë se çdo raportim alternativ është një shtrembërim i qartë dhe i qëllimshëm i së vërtetës.

“Çdo raportim alternativ është një shtrembërim i qartë dhe i qëllimshëm i së vërtetës”, ka shkruar tutje Bislimi.

Dokumenti, në të cilin thirren burimet e BE-së përmend që zbatimi do të niste me “Hapjen e procesit negociues për Statutin e instrumenteve për vetëmenaxhim të serbëve në Kosovë“, që nënkupton Asociacionin e Komunave.

Nga Bashkimi Evropian thanë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka qenë i gatshëm të ecë përpara, ndryshe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili “e ka pranuar propozimin e tyre” për zbatimin e Marrëveshjes bazë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili bashkë me të dërguarin e BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, ndërmjetësuan takimin, tha se Kurti ka këmbëngulur që të formalizohet, fillimisht, njohja de facto e Kosovës nga Serbia.

Kurti dhe Vuçiq, në konferenca të ndara për media, akuzuan njëri-tjetrin për mungesën e rezultateve nga takimi./teve1.info/

Tags: BEBesnik BislimiSerbia

Konjufca: Xhevë e Fehmi Lladrovci u bënë frymëzim për luftën heroike të UÇK-së

22/09/2023

“Ndihma financiare dhe angazhimi politikë i BE-së rifillon kur Qeveria deeskalon situatën në veri”

22/09/2023

Vdes një 32-vjeçar në Tiranë, dyshohet se ra në kontakt me rrymën

22/09/2023

Zelensky: Ukraina do të nisë prodhimin e përbashkët të armëve me SHBA-në

22/09/2023

​SHBA dhe Shqipëria me konsultime për mbrojtjen në Tiranë

22/09/2023

Osmani: Kosova mbetet e përkushtuar për paqe, dialog dhe partneritet

22/09/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.