TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Biserko: Humbja në Beograd, fillimi i fundit për Vuçiqin

by Shpat Blakcori
3 vjet ago
0
A A
Biserko: Humbja në Beograd, fillimi i fundit për Vuçiqin

Beogradi mund të përcaktojë fatin politik të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Së paku kështu mendon, themeluesja dhe presidentja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko.

Në një intervistë për Tëvë1, ajo thotë se një rezultat i dobët i Partisë Progresive Serbe në Beograd, do të nënkuptonte fillimin e fundit të presidentit aktual, Aleksandar Vuçiq, i cili ka dominuar skenën politike tash e një dekadë në Serbi.

Megjithatë ajo nuk la pa kritikuar edhe partitë opozitare për mungesë idesh.

“Ka shumë gjasa që opozita të ketë më shumë karrige në parlamentin e Serbisë, dhe ka gjasa reale që të triumfojë në Beograd. Humbja në Beograd për Vuçiqin do të nënkuptonte fillimin e një fundi politik për të, por natyrisht që duhet të priten rezultatet. Por ajo që më shqetëson më shumë tek opozita është mungesa e ideve, nuk mjafton thjesht dëshira për ta larguar Vuçiqin, ju duhet të ofroni një platformë konkrete politike”, tha Sonja Biserko, presidente e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi.

Tutje, Biserko ka treguar edhe arsyet se pse Perëndimi është fokusuar jashtëzakonisht shumë te këto zgjedhje në Serbi që do mbahen të dielën më 17 dhjetor.

“Është rritur vëmendja e Perëndimit në Serbi, kjo edhe për arsyen e asaj çfarë ndodhi në Banjska në veriun e Kosovës. Perëndimi nuk vendosi sanksione ndaj Serbisë, por tani e ka një qasje më ndryshe ndaj Beogradit. Vuçiqi e qëlloi veten në këmbë dhe konteksti politik ka ndryshuar shumë pas tragjedisë në Banjskë”, tha Biserko.

Biserko thotë se Perëndimi ende mendon se Vuçiq është politikani që do të ofrojë një zgjidhje për Kosovën.

Por, sipas saj, presidenti aktual serb nuk është shumë i interesuar ta zbatojë marrëveshjen me Kosovën, sepse është duke pritur rrethana të tjera gjeopolitike.

“Në fushata elektorale e përdorin shumë Kosovën, sepse e dinë që kjo ngjallë emocione te populli dhe sjell vota. Perëndimi ende mendon se Vuçiqi është politikani që do ta bëjë një zgjidhje për Kosovën, sepse prioritet i tyre tani është siguria e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Serbia ka ende potencial që ta destabilizojë këtë rajon me mbështetjen e Rusisë. Perëndimi tani për tani nuk po shqetësohet shumë për demokracinë e Serbisë sesa për sigurinë e rajonit. Gjithashtu, Vuçiq nuk do të bëjë hapa para në zbatimin e marrëveshjes me Kosovën, sepse po pret të krijohen rrethana të tjera gjeopolitike”, deklaroi ajo.

Kujtojmë që krerët shtetërorë të Serbisë vazhdimisht kanë shprehur rezerva për zbatimin e plotë të marrëveshjes se Brukselit, për rrugën drejt normalizimit të plotë te raporteve me Kosovën.

Tags: Aleksadër VuçiqSonja Biserko.Zgjedhjet ne Serbi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Beha: Inatet politike po pengojnë një proces që prek të gjithë Kosovën

Beha: Inatet politike po pengojnë një proces që prek të gjithë Kosovën

Pas më shumë se dy muajsh në paraburgim në Beograd, lirohet Osman Selmani

Pas më shumë se dy muajsh në paraburgim në Beograd, lirohet Osman Selmani

Kamberi: Lugina e Preshevës duhet të jetë pjesë e vëmendjes ndërkombëtare

Kamberi: Lugina e Preshevës duhet të jetë pjesë e vëmendjes ndërkombëtare

Gjermania vazhdon mbështetjen për Kosovën në rrugën drejt integrimit në BE

Dua Lipa tërheq vëmendjen me fustanin transparent

Dua Lipa tërheq vëmendjen me fustanin transparent

Emisioni “Info Nata” 21.09.2026

Emisioni “Info Nata” 21.09.2026

Pas më shumë se dy muajsh në paraburgim në Beograd, lirohet Osman Selmani

Pas më shumë se dy muajsh në paraburgim në Beograd, lirohet Osman Selmani

Kamberi: Lugina e Preshevës duhet të jetë pjesë e vëmendjes ndërkombëtare

Kamberi: Lugina e Preshevës duhet të jetë pjesë e vëmendjes ndërkombëtare

Gjermania vazhdon mbështetjen për Kosovën në rrugën drejt integrimit në BE

Gjermania vazhdon mbështetjen për Kosovën në rrugën drejt integrimit në BE

Aksident në qendër të Prishtinës, këmbësori përfundon në QKUK

Gjashtë të lënduar në një aksident mes tri veturave në Pejë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën