TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Biden e cilëson si “kërcënim të madh” për ShBA-në rizgjedhjen e mundshme të Trumpit

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
ShBA shtyn përpara zgjidhjen me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez

Presidenti amerikan, Joe Biden, paralajmëroi se përpjekjet e Donald Trumpit për të rimarrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë më 2024 paraqesin një kërcënim të madh për shtetin. Ai këto komente i bëri më 5 janar, një ditë para 3-vjetorit të trazirave të dhunshme në Kongresin amerikan nga mbështetësit e Trumpit, të cilët tentuan ta mbanin atë në pushtet.

Duke folur në Pensilvani, Biden tha se 6 janari i vitit 2021 ishte një moment “kur ne gati e humbëm Amerikën – i humbëm të gjitha”. Ai tha se gara presidenciale – që ka të ngjarë të jetë një përballje e re mes Bidenit dhe Trumpit, pasi ky i fundit po konsiderohet kandidati kryesor i republikanëve – ka të bëjë me atë nëse demokracia amerikane do të mbijetojë.

Biden, i cili iu rikthye jetës politike sepse ndjeu se mund ta mposhte Trumpin më 2020, beson se përqendrimi në mbrojtjen e demokracisë është thelbësor për të bindur votuesit që të mos e zgjedhin Trumpin sërish në postin e presidentit.

“Të gjithë ne e dimë se kush është Donald Trumpi”, tha Biden. “Pyetja të cilës duhet t’i përgjigjemi është se kush jemi ne?”.

Biden foli edhe për rolin e Trumpit gjatë sulmit ndaj ndërtesës së Kongresit amerikan, kur një turmë e mbështetësve të republikanëve sulmuan ndërtesën në kohën kur ligjvënësit po certifikonin fitoren e Bidenit në zgjedhjet presidenciale. Mbi 100 policë u sulmuan nga turma, e cila hyri në ndërtesë.

“Çfarë bëri Trumpi? Ai i cilësoi ‘patriotë’ këta kryengritës”, tha Biden, duke shtuar se “ai u premtoi se do t’i falte nëse do të kthehej në Shtëpinë e Bardhë”. Presidenti amerikan tha se Trump “lavdëroi” në vend se të dënonte dhunën politike.

Të paktën nëntë presona vdiqën në Kongres gjatë ose pas trazirave të 6 janarit të vitit 2021.

Biden tha se duke “tentuar që të rishkruajë faktet për 6 janarin, Trump po tenton ta vjedhë historinë në të njëjtën mënyrë sikurse tentoi të vidhte zgjedhjet”.

Trump, i cili përballet me 91 akuza penale, ku përfshihen edhe përpjekjet e tij për të përmbysur rezultatin zgjedhor presidencial, ka argumentuar se Bideni dhe demokratët e tjerë të lartë po tentojnë të minojnë demokracinë duke përdorur sistemin e drejtësisë për të penguar fushatën e rivalit të tyre kryesor.

Më 5 janar, Gjykata Supreme në ShBA u pajtua që të trajtojë rastin nëse emri i Trumpit mund të hiqet nga fletëvotimet për zgjedhjet e këtij viti për shkak të përpjekjeve të tij për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të katër vjetëve më parë, shkruan REL.

Të premten, Trump përsëriti pretendimet e tij të rreme se ai kishte fituar zgjedhjet më 2020 dhe sërish i cilësoi si patriotë personat që sulmuan Kongresin.

Ndërkaq, gjatë fjalimit të tij, Biden foli edhe për premtimet e Trumpit për hakmarrje ndaj kundërshtarëve të tij politikë.

“Fushata e Donald Trumpit është për të. Jo për Amerikën. Jo për ju. Fushata e Donald Trumpit është e obsesionuar me të kaluarën, jo të ardhmen”, tha presidenti amerikan.

Ai shtoi se “nuk ka konfuzion lidhur me atë se kush është Trump dhe çfarë synon të bëjë”.

Disa ditë pas trazirave të 6 janarit të vitit 2021, sipas një sondazhi të kryer nga Qendra Kërkimore Pew, 52 për qind e të anketuarve në moshë madhore thanë se Trumpi kishte përgjegjësi për ngjarjet. Por, në fillim të vitit 2022, sipas një sondazhi të ri, kjo shifër zbriti në 24 për qind.

Ndërkaq, në një sondazh të kryer javën e kaluar nga Universiteti i Marilendit në bashkëpunim me Washington Post, 18 për qind e mbështetësve të republikanëve thanë se protestuesit që hynë në Kongres “ishin kryesisht të dhunshëm”. Kjo shifër ka rënë nga viti 2021 kur ishte 26 për qind. Ndërkaq, 77 për qind e demokratëve dhe 54 për qind e të pavarurve, të anketuar për këtë sondazh, thanë se protestuesit ishin kryesisht të dhunshëm.

Tags: donald trumpjoe bidenSHBA
ShareTweet

Postime të ngjashme

Tërmet në Shqipëri

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, sa ishte magnituda

Sherr në një lokal në Korçë, i mituri plagos me thikë 34-vjeçarin

Sherr në një lokal në Korçë, i mituri plagos me thikë 34-vjeçarin

Rama viziton Genazzanon në Vatikan: Nga 1467, asnjë kryetar shteti shqiptar s’e kishte shkelur pragun e bazilikës

Rama viziton Genazzanon në Vatikan: Nga 1467, asnjë kryetar shteti shqiptar s’e kishte shkelur pragun e bazilikës

Sulmet ruse lënë të vrarë 7 persona në Ukrainë, teksa në Abu Dhabi vijojnë bisedimet për paqe

Sulmet ruse lënë të vrarë 7 persona në Ukrainë, teksa në Abu Dhabi vijojnë bisedimet për paqe

Mehmeti: Vjosa Osmani është presidentja më e mirë pas Ibrahim Rugovës

Mehmeti: Vjosa Osmani është presidentja më e mirë pas Ibrahim Rugovës

Osmani në Zvicër thotë se Kosova ka nevojë për miq të fortë

Presidentja Vjosa Osmani kundër shtrenjtimit të ri të rrymës, do t’i drejtohet ZRrE-së

Tërmet në Shqipëri

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, sa ishte magnituda

Kim Mehmeti: Jeffrey Epstein është vetëm një fytyrë e një sistemi që kontrollon botën

Kim Mehmeti: Jeffrey Epstein është vetëm një fytyrë e një sistemi që kontrollon botën

“Këndi i Kimit” – 04.02.2026

“Këndi i Kimit” – 04.02.2026

Vdes në QKUK i aksidentuari javë më parë në Prishtinë

QKUK jep detaje për gjendjen e të plagosurit në Gjilan

Bashkimi fiton gjysmëfinalen e parë, përmbys epërsinë prej 11 pikëve të Prishtinës

Bashkimi fiton gjysmëfinalen e parë, përmbys epërsinë prej 11 pikëve të Prishtinës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën