TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Biden bën thirrje për kontroll të armëve pas të shtënave në Teksas

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
SHBA-ja zyrtarizon katër sanksione ndaj Rusisë

Nëntëmbëdhjetë fëmijë dhe dy të rritur kanë vdekur nga të shtënat në një shkollë fillore në jug të Teksasit, teksa presidenti amerikan, Joe Biden, ka bërë thirrje për kontroll të armëve.

Një sulmues 18-vjeçar hapi zjarr në Shkollën Fillore Robb, në qytetin Uvalde, përpara se të vritej nga forcat e sigurisë, thanë zyrtarët.

Hetuesit thanë se sulmuesi kishte qenë i armatosur me një pistoletë, me një pushkë gjysmë-automatike të llojit AR-15 dhe kishte pasur karikatorë me kapacitet të lartë.

Adoleshenti dyshohet se fillimisht ka qëlluar gjyshen e tij dhe më pas ka vazhduar sulmin.

Mediat lokale raportuan se ai mund të ketë qenë nxënës i një shkolle të mesme në atë zonë.

Shefi i policisë për qarkun e pavarur të shkollës Uvalde, Pete Arredondo, tha se të shtënat kishin filluar në orën 11:32 sipas kohës lokale gjatë së martës, dhe hetuesit besojnë se sulmuesi ka “vepruar i vetëm gjatë këtij akti të tmerrshëm”.

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, tha se sulmuesi, të cilin ai e identifikoi si Salvador Ramos, e braktisi veturën e tij para se të hynte në shkollë dhe të hapte zjarr “në mënyrë të tmerrshme dhe të pakuptueshme”.

Një prej personave të rritur që është vrarë ishte mësuese. Mediat amerikane e kanë identifikuar viktimën si Eva Mireles.

Pothuajse 500 nxënës vijojnë mësimin në shkollën ku ndodhën të shtënat dhe kryesisht janë hispanikë. Shkolla gjendet afër 135 kilometra në perëndim të qytetit San Antonio.

Në shkollën Robb vijojnë mësimin klasat e dyta, të treta dhe të karta dhe nxënësit janë nga mosha shtatë deri në dhjetë vjeç.

Agjencia Associated Press raportoi se zyrtarët e patrullës kufitare amerikane gjendeshin afër kur filluan të shtënat dhe menjëherë shkuan në shkollë duke e vrarë sulmuesin, i cili gjendej pas një barrikade.

Uvalde, që gjendet rreth 126 kilometra larg kufirit me Meksikën, është shtëpi e një stacioni të patrullës kufitare.

Dy zyrtarë kufitarë raportohet se kanë shkëmbyer zjarr me sulmuesin. Një prej zyrtarëve është qëlluar në kokë, thanë autoritetet, duke shtuar se të dy aktualisht janë në gjendje stabile dhe po marrin trajtim në spital.

Spitali Uvalde Memorial më herët ka raportuar se 13 fëmijë ishin dërguar në spital përmes autoambulancave apo autobusëve. Ndërkaq, një spital tjetër në këtë zonë tha se një grua 66-vjeçare dhe një vajzë dhjetëvjeçare ishin në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gjatë një fjalimi nga Shtëpia e Bardhë, presidenti amerikan, Joe Biden, tha se ishte “lodhur” nga përgjigjet ndaj të shtënave në masë, duke bërë thirrje për kontroll të armëve.

“Kur u bëra president, kam shpresuar se nuk do të duhej ta bëja këtë sërish. Edhe një masakër tjetër. Uvalde, Teksas. Një shkollë fillore. Nxënës të bukur, të pafajshëm të klasave të dyta, treta dhe të katërta. Edhe sa fëmijë të vegjël, që kanë qenë dëshmitarë të asaj që ndodhi, do të shohin shokët duke iu vdekur, sikurse të ishte fushëbetejë”, tha ai.

Ai urdhëroi që flamuri amerikan të ulej në gjysmështizë në Shtëpinë e Bardhë dhe në ndërtesat e tjera federale në nderë të viktimave të Uvalde./REL/

Tags: Bidensulmi ne teksas
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rama drejt SHBA, do të marrë pjesë në themelimin zyrtar të Bordit të Paqes

Rama drejt SHBA, do të marrë pjesë në themelimin zyrtar të Bordit të Paqes

Nis Samiti Politik Europian, Rama: Nuk gjej fjalët të shprehem për rëndësinë e ditës së sotme

Edi Rama uron besimtarët myslimanë për Ramazan: Agjërim të lehtë e të pranuar

Zvicra do të rrisë praninë e trupave në misionin e BE-së në Bosnjë më 2027

Zvicra do të rrisë praninë e trupave në misionin e BE-së në Bosnjë më 2027

Forcat izraelite vrasin një palestinez në Gaza në ditën e parë të Ramazanit

Forcat izraelite vrasin një palestinez në Gaza në ditën e parë të Ramazanit

Një person humb jetën në një aksident në Mitrovicë

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Hamza uron popullin amerikan për Ditën e Falenderimeve

Hamza uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Ardon Jashari asiston, por Milani ndalet në barazim

Ardon Jashari asiston, por Milani ndalet në barazim

Emisioni “Info Nata” 18.02.2026

Emisioni “Info Nata” 18.02.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën