TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Betisi dhe Chelsea përballen sonte në finalen e Ligës së Konferencës

by tëvë1
10 muaj ago
0
A A
Betisi dhe Chelsea përballen sonte në finalen e Ligës së Konferencës

Real Betisi dhe Chelsea do të përballen sonte kokë më kokë në finalen e Ligës së Konferencës, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Miejski” të Polonisë.

Të dy ekipet synojnë të fitojnë trofeun evropian dhe ta shtojnë atë në kabinetin e tyre.

Skuadra e Manuel Pellegrinit arriti deri në këtë fazë pas një fitoreje dramatike ndaj Fiorentinës në gjysmëfinale, ndërsa sezonin në La Liga e mbylli me barazim 1:1 ndaj Valencias, rezultat që i siguroi vendin e gjashtë në renditjen përfundimtare.

Ndërkohë, Chelsea i drejtuar nga Enzo Maresca e kaloi me lehtësi skuadrën suedeze Djurgarden në gjysmëfinale dhe sezonin në Premier League e përfundoi me një fitore minimale 1:0 ndaj Nottingham Forest, që i garantoi vendin e katërt dhe pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Betisi do të përballet me mungesa të rëndësishme për këtë finale.

Ish-mbrojtësi i Arsenalit, Hector Bellerin, pritet të mungojë për shkak të një lëndimi të pësuar në gjysmëfinale. Po ashtu, Diego Llorente, Marc Roca dhe Chimy Avila nuk do të jenë të gatshëm, ndërsa Giovanni Lo Celso mbetet në dyshim pas mungesës në stërvitjet e fundit.

Në anën tjetër, Chelsea pritet ta ketë skuadrën e kompletuar për finalen.

Chelsea  ka fituar gjithsej 8 tituj evropianë, duke përfshirë të gjitha kompeticionet kryesore të UEFA-s, ndërsa Betisi nuk e ka asnjë trofe evropian.

Finalja mes Real Betisit dhe Chelseat do të luhet sonte, me fillim nga ora 21:00, dhe mund ta ndiqni drejtëpërdrejtë në platformën “Telkos”.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Ndeshja Kosovë-Turqi, një biletë në tregun e zi deri në 500 euro

Shqipëria stërvitet në Varshavë për Ukrainën

Shqipëria stërvitet në Varshavë për Ukrainën

Arda Guler flet para duelit me Kosovën

Arda Guler flet para duelit me Kosovën

FFK falënderon tifozët, paralajmëron festë në Prishtinë

FFK falënderon tifozët, paralajmëron festë në Prishtinë

LDK-ja kundërshton rritjen e çmimit të rrymës

LDK: Ekspozita cenon dinjitetin e viktimave dhe deformon të vërtetën, mbështetja e Kuvendit skandaloze

Dy të lënduar në aksidentin mes një veture dhe kamioni në rrugën Viti-Kllokot

Aksident trafiku mes dy automjeteve në Lupç të Podujevës, s’ka të lënduar

Haxhiu: Kosova ndodhet në një momentum kyç ku duhet adresuar sfidat e procesit të drejtësisë tranzicionale

Haxhiu shpreh keqardhje për situatën me ekspozitën: Do të forcojmë mekanizmat e vlerësimit

PDK mban konferencë për media

PDK e quan skandaloze ekspozitën, kërkon hetim dhe përgjegjësi institucionale

FDHK: Në Dubravë s’u vranë persona të armatosur shqiptarë, ekspozita paraqet të dhëna të pasakta

FDHK: Në Dubravë s’u vranë persona të armatosur shqiptarë, ekspozita paraqet të dhëna të pasakta

Indonezia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç

Indonezia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç

​Operacioni “Night Clubs” në Tiranë, 9 të arrestuar për shpërndarje droge në lokale nate

​Operacioni “Night Clubs” në Tiranë, 9 të arrestuar për shpërndarje droge në lokale nate

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën