TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Besnik Jaha, kosovari që i lexoi të gjitha veprat e Kadaresë

Shkrimtari më i madh shqiptar, Ismail Kadare, ndërroi jetë të hënën në moshën 88 vjeçare në Tiranë. Kadare pas vetës vetëm në shqip, la rreth 100 vepra. E të gjitha këto, i lexoi profesori në Fakultetin e Studimeve Islame, Besnik Jaha.

by Fidan Zejnullahu
2 vjet ago
1
A A
Besnik Jaha, kosovari që i lexoi të gjitha veprat e Kadaresë

Veprat e tij, janë në secilin raft të librave të Besnik Jahaj.

E gjeniu që i shkroi ato, është shkrimtari shqiptar me nam botëror, Ismail Kadare.

Autori më i madh shqiptar, ndërroi jetë të hënën në moshën 88 vjeçare në Tiranë.

Por, Kadare pas vetës vetëm në shqip, la rreth 100 vepra.

E të gjitha këto, i lexoi profesori në Fakultetin e Studimeve Islame, Besnik Jaha.

Madje, letrari i ri, nuk u ndal me kaq.

Ky publikoi edhe një monografi për veprat e Kadaresë.

“Nuk do të kisha guxuar të shkruaj një studim monografik për Kadarenë, pa e lexuar krijimtarinë e tij, letrare e publicistike. Kadare ka disa vepra që janë kryevepra. Distpoia e Kadaresë është një studim që ka marrë kohë të shkruhet për shkak se është dashur të lexohet krejt krijimtaria e tij dhe versionet e botimeve”, thotë Besnik Jaha- letrar.

Jaha thotë se Kadare mbetet shkrimtari më i madh shqiptar deri më sot.

“Vdekja e Kadaresë është humbje e kulturës shqiptare, nuk ka ndonjë shkrimtar, ndonjë emër të historisë së kulturës shqiptare deri me sot, që ka arritur ta prezantoj letërsinë shqipe neper botë sa ka arritur Kadare”, ka thënë ai.

Ndërsa tregon se cili është romani i tij i preferuar i shkrimtarit nga Gjirokastra.

“Është një monografi për romanin “Pallati i Ëndrrave” që edhe unë e konsideroj si veprën më të mirë të Kadaresë, sipas studimeve të bëra për këtë vepër, kritika franceze ka thënë se nëse do të përzgjidheshin 10 veprat më të mira të të gjitha kulturave botërore të të gjitha kohërave, “Pallati i Ëndrrave” do të bënte pjesë në mesin e atyre 10 veprave”, shprehet ai.

Ismail Kadare, lindi në vitin 1936 në Gjirokastër të Shqipërisë.

Pesëdhjetë vjet më vonë, Kadare emigroi në Francë, ku më pas u bë edhe anëtar i Akademisë Francezë të Shkencave Morale e Politike.

Në Francë, shkrimtari shqiptar fitoi disa çmime ndërkombëtare dhe për shumë vjet u përmend edhe si pretendent i mundshëm për çmimin Nobel për Letërsinë.

Ndërsa vitin e kaluar, nga vet presidenti francez, Emmanuel Macron, iu dha nderi “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”.

Tags: Besnik JahaIsmail Kadare
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kur mund të zgjedhet Kryeprokurori i ri i Shtetit?

Kur mund të zgjedhet Kryeprokurori i ri i Shtetit?

37 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës

37 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës

Mot i vranët dhe me riga shiu

Mot kryesisht i vranët të hënën

Tragjedia në Podujevë: një i vrarë dhe dy gra të plagosura – çfarë dihet deri më tani

Tragjedia në Podujevë: një i vrarë dhe dy gra të plagosura – çfarë dihet deri më tani

​Dardanët nisin përgatitjet, Foda flet sot në konferencë për media

Gjashtë policë të lënduar në protestën e PD-së në Tiranë

Gjashtë policë të lënduar në protestën e PD-së në Tiranë

Dy të vdekur e një i lënduar rëndë në një aksident në Shqipëri

Dy të vdekur e një i lënduar rëndë në një aksident në Shqipëri

Tragjedia në Podujevë: një i vrarë dhe dy gra të plagosura – çfarë dihet deri më tani

Tragjedia në Podujevë: një i vrarë dhe dy gra të plagosura – çfarë dihet deri më tani

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën