TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Besa Famgas me “elegancë” kalon në raundin e tretë të Kupës Evropiane

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Besa Famgas me “elegancë” kalon në raundin e tretë të Kupës Evropiane

Kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, është kualifikuar në raundin e tretë të Kupës Evropiane për hendbollistë.

Të dielën mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa Famgas e mposhti skuadrën nga Finlanda, IFK Handball Helsinki, me rezultat 35:32. Dhe kjo fitore i ka mundësuar që të avancoi në raundin e tretë.

Në Helsinki para një jave, Besa kishte pësuar me një gol dallim, 28:27.

Mysafirët e nisën më mirë ndeshjen dhe deri në minutën e 15-të ishin në epërsi prej një goli disa herë. Ndërkohë Besa vetëm barazonte rezultatin. Më pas ekipi pejan u shkëput deri në tri gola, kurse rezultati pas pjesës së parë ishte 18:15.

Finlandezët u kthyen në pjesën e dytë dhe barazuan rezultatin në 20:20 e më pas në 21:21 e 22:22. Por Besa bëri shkëputje tjetër, këtë herë deri në pesë gola (29:24, 30:25, 31:26). Helsinki prapë u afrua në 32:30. Fare në fund shënoi Jon Vokshi për 35:32.

Egzon Gjuka udhëhoqi Besën me 9 gola nga 10 tentime. Nikola Prce, që e luan edhe rolin e trajnerit, i shënoi 7 gola nga 8 tentime. 5 gola nga 6 tentime i kishte Victor Alonso. Vokshi e Denis Shabanoviq i shënuan nga 4 gola.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Virgil van Dijk kërkohet në Turqi, mund të bashkohet me Muçin

Virgil van Dijk kërkohet në Turqi, mund të bashkohet me Muçin

Prishtina – Drenica, ndeshja hapëse e xhiros 14

Xhiroja e 14-t hapet me ndeshjen Prishtina – Drenica

Tri përballje interesante sonte në basketbollin vendor, vendoset për mbetje në ligë

Kampionia kundër nënkampionit në derbin e xhiros në basketboll

Portieri Courtois rinovon kontratën me Realin

Portieri Courtois rinovon kontratën me Realin

​BQK lanson sistemin e pagesave të shpejta, ofrimi gradual nis më 23 nëntor

​BQK lanson sistemin e pagesave të shpejta, ofrimi gradual nis më 23 nëntor

​Përfundon vizita e ditës së tretë e Jakup Krasniqit në shtëpinë e tij

​Përfundon vizita e ditës së tretë e Jakup Krasniqit në shtëpinë e tij

Instagram përballet me akuza për ekspozim të të dhënave personale

Më në fund, Instagram sjell funksionin e shumëkërkuar

​Mblidhet PDK, Çitaku: Unitet politik për mbrojtjen e çlirimtarëve

​Mblidhet PDK, Çitaku: Unitet politik për mbrojtjen e çlirimtarëve

Dua Lipa pjesë e albumit muzikor të videolojës GTA 6

Dua Lipa pjesë e albumit muzikor të videolojës GTA 6

Zbulohen afatet kur pritet të nisë prodhimi i ekraneve për iPhone 18 dhe iPhone Air 2

Virgil van Dijk kërkohet në Turqi, mund të bashkohet me Muçin

Virgil van Dijk kërkohet në Turqi, mund të bashkohet me Muçin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën