TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Berisha thotë se VV po mundohet ta degradojë luftën e UÇK-së, Muja kërkon ligj të veçantë

nga TËVË 1
22 Korrik, 2023
0
A A
Berisha thotë se VV po mundohet ta degradojë luftën e UÇK-së, Muja kërkon ligj të veçantë

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e ka akuzuar Qeverinë e Albin Kurtit se është kundër vlera të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje e mohon këtë gjë.

“Lufta” ndërmjet PDK-së e VV-së ka të bëjë me Ligjin e Pagës Minimale, pasi jashtë saj mbetën veteranët e UÇK-së.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha, thotë se partia në pushtet ka mungesë të patriotizmit, pasi sipas tij, shigjetat i drejton kah UÇK-ja.

“Tash kur është ardh puna me u miratuar Ligji i Buxhetit, debati më i madh kinse shpenzimet e paarsyeshme ka qenë buxheti që është ndërlidhur me veteranët. Këtë e kanë bërë të gjitha partitë që nuk e kanë në ADN-në e tyre Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Andaj është e turpshme kjo që po mundohen çdo herë me adresuar shigjetat drejt një kategorie e të cilat do duhej i tërë spektri shoqëror e gjitha institucionet të tregojnë respekt. Unë mendoj se këta kompleksin deficiti patriotik dhe tani mundohen ta kompensojnë atë duke u munduar t’i anatemojnë, t’i degradojnë dhe në sy të opinionit ta krijojnë këtë opinion se çfarë e kanë krijuar tash, se kush janë këta dhe çfarë kanë bërë”, thotë Berisha.

Deputeti i PDK-së, e quan Vetëvendosjen si “kategori e stërkequr e shoqërisë”.

Berisha thotë se përmes Vetëvendosjes, në Kosovë ende qëndron ish-shefi i Sigurimit Sekret serb, Ivica Stanishiq.

“Është një kategori e stërkequr e shoqërisë, shpresoj se është brezi i fundit që është pjellë e Serbisë e që Stanishiqi shotë se në një mënyrë ose tjetër jemi në Kosovë. Kjo është struktura e tij që ai e ka në Kosovë, që e godet çdo vlerë sublime dhe që qëndron në themelet e lirisë sonë dhe po ta shihni historikun e Kurtit deri ku është këtu, ku provoi ta bënte një zyre të UÇK-së në Prishtinë dhe kjo ishte me qëllime të krijohej ai trekëndëshi i nxitjes dhe përçarjes dhe zvogëlimit të peshës e fuqisë mobilizuese të dy branzheve kryesore që bënin mobilizimin e gjitha kategorive të shoqërisë në atë botë për luftë, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm”, thotë Berisha.

Por, kundër këtij deklarimi është shprehur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja. Ai thotë se veteranët meritojnë benefite tjera e jo të futën në pagën minimale.

Ai thotë se ndërlidhja e tyre me pagën minimale është tërhequr në kohën e Qeverisë Mustafa.

“Në rrjedhën e gjërave, duhet të gjejmë fillin e kësaj pune. Në vitin 2014 ka qenë iniciativa ligjore për veteranët mbi të cilin ligj janë bërë disa benefite për kategoritë e dala nga lufta, posaçërisht për veteranët, mirëpo aty u lidh u bë ligji bazik ku u lidh paga minimale me beneficioneve të veteranëve, kjo ka qenë në vitin 2014. Mirëpo më 30 dhjetor të vitit 2016 në një marrëveshje të LDK-së-PDK-së dhe OVL-së, vonë natën në Kuvend ishte bërë një marrëveshje që ajo të hiqej, për shkak se Qeveria Mustafa kishte një kushtëzim nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe vërtetë ishte ashtu, dhe e hoqën e fshijnë. Tash nuk ekziston ajo lidhje”, thotë Muja për EO.

Deputeti i VV-së ka kërkuar që veteranët të trajtohen me ligj të veçantë, teksa beson se aty do t’i marrin benefitet e merituara.

“Neve na thuhen se ata që kanë luftuar paguhen pak, ose beneficionet e tyre janë të vogla dhe unë pajtohem, mirëpo ne duhet të fillojmë me adresuar  këtë çështje përmes ligjit për veteranët dhe nëse ai është ligji që t’i ka dhënë këto benefite, jo paga minimale se ajo është instrument i tregut të punës e jo për benefitet. Kështu që rruga për para është që të fillojë shqyrtimi i Ligjit për Veteranët, sepse aty është Ligji bazik që i bën ato privilegje që shumica prej tyre zbatohen, por që në anën tjetër ekziston një vëmendje e ngritjes sa i përket nevojës që ato të reflektojmë në zhvillimin e tregut të punës, pra duhet dakordim që të punohet në ligjin bazik për veteranët”, thotë Muja.

Tags: pdkUCKVV
ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku: Takimi farsë, Kurti s’lëvizi nga pozicionet e tij

Abdixhiku: Takimi farsë, Kurti s’lëvizi nga pozicionet e tij

Provokime dhe masa të rrepta sigurie në Gazimestan: 17 serbë të shoqëruar nga Policia gjatë festimeve të Vidovdanit

Provokime dhe masa të rrepta sigurie në Gazimestan: 17 serbë të shoqëruar nga Policia gjatë festimeve të Vidovdanit

Përfundon takimi i liderëve politikë

Përfundon takimi i liderëve politikë

16-vjeçari përplas për vdekje një person në Shqipëri

Vdes një 23-vjeçar nga Kosova gjatë pushimeve në Lezhë

Abdixhiku: Takimi farsë, Kurti s’lëvizi nga pozicionet e tij

Abdixhiku: Takimi farsë, Kurti s’lëvizi nga pozicionet e tij

Provokime dhe masa të rrepta sigurie në Gazimestan: 17 serbë të shoqëruar nga Policia gjatë festimeve të Vidovdanit

Provokime dhe masa të rrepta sigurie në Gazimestan: 17 serbë të shoqëruar nga Policia gjatë festimeve të Vidovdanit

Përfundon takimi i liderëve politikë

Përfundon takimi i liderëve politikë

E vërteta e betejës së Kosovës nuk ka në vete asgjë mitike

E vërteta e betejës së Kosovës nuk ka në vete asgjë mitike

16-vjeçari përplas për vdekje një person në Shqipëri

Vdes një 23-vjeçar nga Kosova gjatë pushimeve në Lezhë

IKShPK tregon si të mbroheni nga rrezatimi ultraviolet nga dielli

IKShPK tregon si të mbroheni nga rrezatimi ultraviolet nga dielli

Zyrtarja policore që u plagos aksidentalisht nga kolegu i saj në gjendje stabile

Mbyllen 8 institucione shëndetësore private pa licencë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X