TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Berisha: Propozimi i Konjufcës është improvizim politik i LVV-së, PDK nuk mbështet asnjë mandatar

by teve1
5 muaj ago
1
A A
Berisha: Propozimi i Konjufcës është improvizim politik i LVV-së, PDK nuk mbështet asnjë mandatar

Hisen Berisha nga Partia Demokratike e Kosovës ka vlerësuar si një improvizim politik dhe përpjekje të Lëvizjes Vetëvendosje për të mbajtur peng shtetin propozimin e Glauk Konjufcës për mandatar për kryeministër të Kosovës.

Berisha, në emisionin “Mesditë” në Tëvë1, shtoi se kjo është gjithashtu vetëm një mekanizëm përfitimi i LVV-së, pasi sipas tij ata nuk kanë pjekurinë e duhur politike për të menduar për të ardhmen e shtetit.

“Tashmë realiteti politik është i qartë: askush nuk ka shumicën e pretenduar për të formuar qeverinë brenda kësaj legjislature, dhe çdo skemë tjetër për të improvizuar vetëm sa e thellon krizën dhe dëmton stabilitetin e vendit. Këto improvizime politike që po provohen janë përpjekje për ta mbajtur peng shtetin dhe asgjë më shumë. Ato janë lojë për të përfituar interesa të ngushta partiake. Këta e kanë dëshmuar se nuk kanë arritur pjekurinë politike për të kaluar nga niveli i të menduarit për zgjedhjet e ardhshme në nivelin e një burrshtetasi që mendon për të ardhmen e shtetit. Për ta, pushteti është vetëm mekanizëm përfitimi”, tha ai.

Kur u pyet nëse Konjufca është më i pranueshëm si mandatar për kryeministër për PDK-në, Berisha theksoi se shumica parlamentare shqiptare në Kuvend kanë deklaruar hapur se nuk e mbështesin asnjë mandatar nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Nuk është çështje tek individi edhe pse individi përcakton dhe determinon politikbërjen e qeverisë, por me një qëndrim të prerë që nuk e mbështet asnjë mandatar nga LVV-ja. Çdo tentativë për t’i dhënë sërish mandat kësaj partie, edhe me kandidat tjetër, është vetëm humbje kohe dhe zvarritje e panevojshme, dhe do të thellojë më tej mungesën e besimit të qytetarëve në institucione. Siç ka dështuar Kurti për të siguruar shumicën e nevojshme, do të dështojë edhe kushdo tjetër nga LVV-ja. Këto janë vetëm tendenca artificiale për të marrë pushtetin,” deklaroi Berisha./teve1.info/

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Mittelmark 2026” në Gjermani

FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Mittelmark 2026” në Gjermani

Vdes në QKUK i plagosuri me armë zjarri ditë më parë në Viti

Vdes në QKUK edhe 31-vjeçarja e dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Podujevë

Motivet e vrasjes së dyfishtë në Majac ende nuk dihen, e dyshuara mori peng 73-vjeçaren

Motivet e vrasjes së dyfishtë në Majac ende nuk dihen, e dyshuara mori peng 73-vjeçaren

Behrami: Kurti dëshiroi garë për presidentin, jo marrëveshje

Behrami i reagon ambasadorit gjerman: Heshtët për shkeljet që u bënë nga Specialja

Kremlini paralajmëron SHBA-në kundër sulmit ndaj centralit bërthamor të Iranit

Kremlini paralajmëron SHBA-në kundër sulmit ndaj centralit bërthamor të Iranit

Italia mbetet pa Chiesan

Italia mbetet pa Chiesan

SHBA lëshon alarm sigurie në shkallë globale mes rritjes së tensioneve me Iranin

SHBA lëshon alarm sigurie në shkallë globale mes rritjes së tensioneve me Iranin

Hysaj e Laçi optimistë për duelin në Varshavë

Hysaj e Laçi optimistë për duelin në Varshavë

FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Mittelmark 2026” në Gjermani

FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Mittelmark 2026” në Gjermani

Irani kërcënon të vendosë mina detare në të gjithë Gjirin Persik nëse sulmohen brigjet ose ishujt e tij

Irani kërcënon të vendosë mina detare në të gjithë Gjirin Persik nëse sulmohen brigjet ose ishujt e tij

Foda flet për mungesën e Rrahmanit dhe Avdullahut

Foda flet për mungesën e Rrahmanit dhe Avdullahut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën