TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Berisha: Në AAK nuk diskutohet për prag zgjedhor, do t’i dyfishojmë deputetët

by teve1
43 minuta ago
0
A A
Berisha: Në AAK nuk diskutohet për prag zgjedhor, do t’i dyfishojmë deputetët

Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha e ka zbuluar një strategji të mundshme të opozitës pas zgjedhjeve të 7 qershorit, e cila sipas tij parasheh “izolimin politik të Albin Kurtit” duke i ofruar atij postin e presidentit, me qëllim që opozita të formojë qeverinë dhe të kthejë “normalitetin” në vend.

Berisha thotë se rrugëdalja e vetme është që LVV-ja të bie nën 40 deputetë dhe qeverinë ta formojnë partitë e ish-opozitës, PDK, LDK dhe AAK.

E më pas si zgjidhje kompromisi t’ia ofrojnë LVV-së dhe Kurtit postin e presidentit.

“Ky ka me filluar me rënë tash, po ky i ka këto shkelmat e fundit tash që po mundohet me bë kështu. Në mënyrë që me pas mundësi me krijuar qeveri. Ky do të jetë problematik, ky lloj i këtyre njerëzve që kanë mbërritur me pas një mbështetje kaq të madhe. Mirëpo, qeverinë duhet me e pas opozita kësaj radhe, me krijuar qeveri. Po presidenti është çështja dy të tretat e deputetëve? President po e bëjmë Albin Kurtin edhe e mundemi me e izoluar nëse vjen koha, se nuk ka ndonjë rol të madh presidenti, po ky nuk din me qeverisë. Ky e ka zënë peng. Populli thotë si qeni në po din. Ky as nuk han, as nuk lë kënd me u afru. Duhet me ardhur dikush në qeverisje edhe me ia nis me u kthyer normalitetit, me qeverisë. Ky dëshiron post, dëshiron me dalë me fol në bina, me përça, me kështu. Tash mbasi jemi në një fatkeqësi e kemi një njeri kështu edhe fatkeqësisht po ka përkrahje prej këtyre me komplekse, me i thënë qe ti merre presidentin”, thotë ai në intervistën zgjedhore të KosovaPress.

Ai kritikon ashpër qeverisjen aktuale, duke e akuzuar Kurtin për bllokim institucional, mungesë investimesh dhe përçarje politike.

Berisha tha se opozita duhet të marrë përgjegjësinë për qeverisjen, pavarësisht, siç u shpreh ai, se “nuk është opozita më e mira në botë”.

Berisha hodhi kritika edhe ndaj mënyrës së ushtrimit të funksionit të presidentit, duke minimizuar rëndësinë ekzekutive të këtij posti dhe duke insistuar se fokusi duhet të jetë te formimi i një qeverie funksionale.

“Këtë e them si rrugëdalje, kjo një ndër rrugëdaljet se nuk kemi bërë ne marrëveshje, as kemi qitur nënshkrime se duhet me ndodhur kështu. Mirëpo qysh me shpëtuar prej kësaj të keqeje, se ky nëse bie nën 39 deputetë, domethënë prapë do të jetë problem puna e presidentit. Po ne çka me bërë, presidenti jo veç një titull aty edhe shkojnë si kjo Vjosa, me shku te frizerka kaq, nuk ka ndonjë punë ku me ditë çfarë, ose ndonjë rol në menaxhimin e shtetit. Është me rëndësi opozita. Nuk është opozita më e mira në botë, po veç me ia ga ose me u nis me ju kthy normalitetit, me u nis investimet se për gjashtë vjet ne edhe i kemi humbur miqtë, edhe nuk ka pasur asnjë investim të cilin kishin mundur populli me u ndihmuar më mirë”, shton Berisha.

Ai paralajmëron gjithashtu se, sipas tij, Kurti synon ta çojë vendin sërish në zgjedhje të reja në rast se nuk arrin të krijojë shumicën parlamentare.

“Po ky ish-kryeministri ky po e thotë që do të shkojmë në zgjedhje prapë. Domethënë plani i tij është me u përsëritur zgjedhjet. Domethënë me hy në atë ciklin pa mbarim të zgjedhjeve. Po arsyeton te elektorati i vet se po dua me i lodh këta, po nuk mundet me më lodh mua, as nuk mundet me e lodh opozitën se ne këtu, ne tjetër vend s’kemi. Ne këtu kemi me qenë. Nuk kemi me lejuar me bërë atë punë. Kemi me ndalë, po duhet me u mobilizuar populli se s’kemi nevojë me hy në atë cikël, po duhet me çuar nën 38 deputetë edhe me i lënë ata ashtu duke piskatur edhe duke bërë protesta e kështu se duhet, duhet shteti duhet me ec, duhet me lëviz, duhet investimet me vazhduar edhe duhet projektet kapitale, duhet me e kryer ndonjë punë”, potencon Berisha.

Kandidati për deputet i AAK-së foli edhe për pritjet e subjektit të tij në zgjedhje, duke thënë se synojnë rritje të numrit të deputetëve dhe kthim më të fuqishëm në Kuvend.

“Nuk flitet për prag. Ne po synojmë kësaj radhe, mos e bëfshim dyfishimin e deputetëve, me i pas diku nëntë, dhjetë deputetë kësaj radhe. Dihet se çfarë periudhe të vështirë kemi kaluar, dihet ajo valë e njerëzve edhe e mashtrimit të madh edhe e propagandës edhe e përçarjes, po ne kemi qëndruar domethënë në situata shumë më të vështira. Tash shihet që është edhe më e lehtë, po depërtojmë më lehtë, njerëzit po afrohen vetë, e dinë që Aleanca është e nevojshme me qenë në Parlamentin e Kosovës si ide, si vizion dhe besoj që do të kemi një sukses tash të theksuar kësaj radhe”, përfundon Berisha.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Numërohen mbi 90% të votave në Prishtinë, Rama i pari

Rinisin punimet në sheshin “George Bush”, Rama: Ka pas veç vonim, pshtim jo – na jemi këtu për me punu

Kroacia dërgon 133 ushtarë në Kosovë

Kroacia dërgon 133 ushtarë në Kosovë

Behrami: Kriza politike nuk po shkaktohet nga Kushtetuesja, por nga frika e Kurtit

Behrami: Frikën nga hija juaj nuk ua heq as Xhandarmëria

​17 të dyshuar mbeten në paraburgim për bixhoz të paligjshëm në Mitrovicë dhe Vushtrri

​17 të dyshuar mbeten në paraburgim për bixhoz të paligjshëm në Mitrovicë dhe Vushtrri

Numërohen mbi 90% të votave në Prishtinë, Rama i pari

Rinisin punimet në sheshin “George Bush”, Rama: Ka pas veç vonim, pshtim jo – na jemi këtu për me punu

Kroacia dërgon 133 ushtarë në Kosovë

Kroacia dërgon 133 ushtarë në Kosovë

Behrami: Kriza politike nuk po shkaktohet nga Kushtetuesja, por nga frika e Kurtit

Behrami: Frikën nga hija juaj nuk ua heq as Xhandarmëria

“Vjosa-Kurti”, aleanca që po ndryshon skenën politike?

“Vjosa-Kurti”, aleanca që po ndryshon skenën politike?

​17 të dyshuar mbeten në paraburgim për bixhoz të paligjshëm në Mitrovicë dhe Vushtrri

​17 të dyshuar mbeten në paraburgim për bixhoz të paligjshëm në Mitrovicë dhe Vushtrri

Franca dhe Grenlanda forcojnë partneritetin për mineralet kritike

Franca dhe Grenlanda forcojnë partneritetin për mineralet kritike

Berisha: Në AAK nuk diskutohet për prag zgjedhor, do t’i dyfishojmë deputetët

Berisha: Në AAK nuk diskutohet për prag zgjedhor, do t’i dyfishojmë deputetët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën