TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bekim Sejdiu rikonfirmon tërheqjen nga gara për president: Kam njoftuar Kurtin dhe Abdixhikun

by teve1
52 minuta ago
0
A A
LVV reagon pas tërheqjes së Sejdiut nga kandidatura për president

Bekim Sejdiu ka rikonfirmuar se nuk do të jetë pjesë e garës për president të Kosovës, duke bërë të ditur se për vendimin e tij ka njoftuar kryeministrin Albin Kurti dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Reagimi i Sejdiut ka ardhur pas përfshirjes së sërishme të emrit të tij në diskutimet politike për gjetjen e një kandidati për president.

Përmes një postimi në Facebook, Sejdiu ka bërë të ditur se ditëve të fundit ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me krerët e LDK-së, duke theksuar se fillimisht ishte ftuar nga kjo parti në fillim të shtatorit, kur edhe i ishte ofruar posti i presidentit.

Ai ka thënë se i ka njoftuar krerët e LDK-së dhe kryeministrin Kurti se nuk e konsideron veten pjesë të procesit për zgjedhjen e presidentit, për shkak të mungesës së një marrëveshjeje politike dhe përkrahjes së nevojshme në Kuvend.

“Së fundi, emri im është përfshirë përsëri në diskutimet për gjetjen e një kandidati për President të vendit. Dëshiroj që me sinqeritetin më të madh t’i falënderoj ata liderë politikë që kanë vazhduar të besojnë se unë jam kandidat i denjë për pozitën e kreut të shtetit, sidomos në një situatë të ndjeshme si periudha nëpër të cilën po kalojmë”, ka shkruar Sejdiu.

Ai ka falënderuar Kurtin dhe Abdixhikun për besimin dhe komunikimin korrekt, ndërsa mirënjohje ka shprehur edhe për politikanë të partive të tjera, kolegë, miq dhe personalitete nga jeta akademike që e kanë mbështetur.

Sejdiu ka sqaruar se tërheqjen e tij nga procesi e kishte njoftuar më 14 shtator, pasi nuk ishte arritur marrëveshja politike mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, dy partitë që e kishin propozuar dhe mbështetur kandidaturën e tij.

“Më datë 14 shtator, unë kam njoftuar tërheqjen time nga procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës, për shkak të pamundësisë së realizimit të marrëveshjes LDK-LVV, dy partitë që më kanë propozuar dhe mbështetur në këtë proces. Kjo për shkak të qëndrimit të dy partive të tjera opozitare dhe 6 deputetëve të LDK-së”, ka shkruar ai.

Sipas Sejdiut, arsyeja e vetme që e kishte shtyrë të pranonte kandidaturën për president ishte interesi i vendit dhe përpjekja për të ndihmuar në tejkalimin e krizës politike.

“Siç e kam theksuar kur e kam pranuar kandidaturën për postin e Presidentit, e vetmja arsye dhe i vetmi motiv që më ka nxitur të marr përsipër këtë barrë, ka qenë interesi i vendit dhe përpjekja për të ndihmuar në daljen nga kriza”, ka shtuar ai.

Në fund, Sejdiu ka shprehur shqetësimin për situatën politike në vend dhe gjendjen e qytetarëve.

“Nuk mund ta përmbyll këtë postim pa shprehur dhimbjen time personale për ankthin dhe zhgënjimin që po përjeton Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj. Le të jenë këto momente reflektimi për të gjithë, përtej inateve të ngushta dhe interesave personale”, ka shkruar Sejdiu.

Ndryshe, kryeministri dhe njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, disa orë më parë kërkoi mbështetjen e gjysmës së deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për ta zgjedhur Sejdiun president në këmbim të votimit të projektligjit për Spcialen në lexim të dytë./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ambasadori i Kosovës në Francë i dorëzon kredencialet presidentit Macron

Ambasadori i Kosovës në Francë i dorëzon kredencialet presidentit Macron

VLEN: Kosova ka nevojë për stabilitet dhe institucione funksionale

VLEN: Kosova ka nevojë për stabilitet dhe institucione funksionale

Fejza: Sot do të ketë seancë, do të tentohet zgjedhja e presidentit

Fejza: Sot do të ketë seancë, do të tentohet zgjedhja e presidentit

29 kadetë nga Kosova nisin studimet ushtarake në Shqipëri

Orët e fundit për zgjedhjen e presidentit, Nura: Mosbesimi mes PDK-së dhe LVV-së, jashtëzakonisht i lartë

Orët e fundit për zgjedhjen e presidentit, Nura: Mosbesimi mes PDK-së dhe LVV-së, jashtëzakonisht i lartë

Haradinaj: Prej 8 korrikut, Kurti është kujdesur të konsumojë kohën kushtetuese

Haradinaj: Prej 8 korrikut, Kurti është kujdesur të konsumojë kohën kushtetuese

​LVV i drejtohet Kushtetueses, kërkon sqarime për kompetencat e Haxhiut pas skadimit të mandatit

​LVV i drejtohet Kushtetueses, kërkon sqarime për kompetencat e Haxhiut pas skadimit të mandatit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën