Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj u ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë muajin e shenjtë të Ramazanit.
Begaj ka uruar që bujaria dhe solidariteti, dy tipare thelbësore të këtij muaji, të mbizotërojnë te secili për t’u afruar më shumë me Zotin.
“Le të kujtojmë e të kujdesemi dhe për ata që pamundësia i ka bërë të mos gëzohen si gjithë të tjerët, e t’i ndihmojmë me bindjen e plotë se dhënësi përfiton më shumë se marrësi. Muaji i Ramazanit mbart në vetvete edhe një tjetër bekim: mundësinë për të ruajtur lidhjet familjare e për të respektuar çdokënd me të cilët bashkëndajmë këtë vend. Le ta shfrytëzojmë këtë mundësi për t’u bërë më të mirë e për ta bërë edhe vendin tonë më të begatë”, ka shkruar ai në Facebook./teve1.info/