TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Begaj: Sovraniteti i Kosovës s’mund të vihet në pikëpyetje nga askush

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Begaj: Sovraniteti i Kosovës s’mund të vihet në pikëpyetje nga askush

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, deklaroi se askush nuk mund të verë në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, ndërsa kërkoi guxim nga liderët e Kosovës dhe Serbisë për një marrëveshje historike ashtu siç kanë bërë ata të Maqedonisë së Veriut dhe të Greqisë.

Gjatë fjalës së tij në panelin e Forumit të Prespës, Begaj deklaroi se Marrëveshja e Ohrit ishte një moment optimizmi por që po shndërrohet në zhgënjim.

“Dakordësia e fundit publike e arritur në Ohër, mes Kosovës dhe Serbisë, ishte një moment tjetër optimizmi, por që shumë shpejt duket sikur po shndërrohet në një moment zhgënjimi. Nuk dua të hyj këtu në detaje, pasi partnerët tanë evropianë dhe amerikanë po japin një kontribut të jashtëzakonshëm që palët të arrijnë një kompromis për normalizimin e marrëdhënieve e njohjen reciproke”, deklaroi Begaj.

Begaj tha se Kosova dhe Serbia duhet të ndjekin shembullin e Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut në mënyrë që të çojnë përpara procesin e pajtimit dhe të normalizimit të marrëdhënieve.

“Askush nuk mund të verë sot në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Kosova është një realitet politik i pakthyeshëm. Por vlerësoj, se është koha e duhur që liderët e këtyre dy vendeve të ndërmarrin përgjegjësitë historike, që ashtu si ata të Maqedonisë së Veriut e Greqisë pesë vjet më parë, të çojnë përpara procesin e pajtimit, si dhe normalizimin e marrëdhënieve dhe njohjen mes tyre”, vijoi Begaj.

Begaj u shpreh se janë krijuar shumë organizata e iniciativa rajonale në funksion të bashkëpunimit mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, por shtoi se duket se jemi larg asaj që ne dëshirojmë e që është një rajon në paqe, një rajon të sigurt e një rajon të zhvilluar./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

KQZ publikon shpenzimet e subjekteve politike për tremujorin e katërt – Ja sa shpenzuan partitë

KQZ publikon shpenzimet e subjekteve politike për tremujorin e katërt – Ja sa shpenzuan partitë

Gjenerali i lartë i inteligjencës ruse qëllohet disa herë me armë në Moskë

Gjenerali i lartë i inteligjencës ruse qëllohet disa herë me armë në Moskë

Fillon seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Prishtinës

Fillon seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Prishtinës

Nisin bisedimet SHBA-Iran në Oman për programin bërthamor

Kosova përfaqësohet me dy skitarë në Lojërat Olimpike Dimërore

Kosova përfaqësohet me dy skitarë në Lojërat Olimpike Dimërore

Kosova me gjashtë xhudistë në garën e madhe të Parisit

Kosova me gjashtë xhudistë në garën e madhe të Parisit

Gjenerali i lartë i inteligjencës ruse qëllohet disa herë me armë në Moskë

Gjenerali i lartë i inteligjencës ruse qëllohet disa herë me armë në Moskë

Fillon seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Prishtinës

Fillon seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Prishtinës

Liga e Kombeve, Kosova në vazon e katërt, Shqipëria në të parën para hedhjes së shortit

Liga e Kombeve, Kosova në vazon e katërt, Shqipëria në të parën para hedhjes së shortit

Nisin bisedimet SHBA-Iran në Oman për programin bërthamor

Nisin bisedimet SHBA-Iran në Oman për programin bërthamor

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën