TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Bedri Hamzën s’e përkrah bashkëpartiakja për Hartën Zonale

Në mbledhjen e 39-të të Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Jugut, ka dështuar propozim-vendimi për miratimin e Hartës Zonale të Komunës së Mitrovicës së Jugut për periudhën 2024-2032. Ajo çfarë i befasoi udhëheqësit komunal të kësaj komune, ishte mungesa e votës pro të bashkëpartiakes së tyre dhe kryesueses së Kuvendit Komunal të kësaj komune, Vesa Broja.

nga Fidan Zejnullahu
3 muaj më parë
0 0
A A

Miratimi i Hartës Zonale të Mitrovicës së Jugut për periudhën 2024-2032, ishte pikë e rendit të ditës në mbledhjen e 39-të të Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Jugut.

Por, një gjë e tillë dështoi në mungesë të kuorumit.

E ajo që ra në sy, është veprimi i kryetares së Kuvendit Komunal, Vesa Broja.

Ani pse kryetari nga partia e saj, Bedri Hamza, bëri thirrje të votohet Harta Zonale, Broja nuk pati votë pro.

Ky veprim i Brojes, befasoi bashkëpartiakët e saj.

“Ne jemi në demokraci, secili voton në mënyrën e lirë të vetën, sipas mendimeve të veta. Ne kemi mbajtur diskutime publike gjatë vitit 2022/23., kemi marrë kërkesa të qytetarëve, duke marrë parasysh që secili asamblist e përfaqëson një pjesë të komunitetit të tyre, po besoj që ish dashur që të paktën të mos i kthejnë gjërat personale, por të ndiqet interesi publik. Edhe për mua ka qenë befasi mos-kalimi i djeshëm për shkak të kuorumit”, tha Edison Tërnava, drejtor i urbanizmit.

Tëvë1 ka provuar të marrë një qëndrim të martën nga kryesuesja e kuvendit komunal, Vesa Broja.

Kjo e fundit, nuk i është përgjigjur thirrjeve të televizionit.

Por më vonë gjatë ditës, përmes një statusi në FB, ka thënë se partia e saj nuk ka pasur një qëndrim zyrtar rreth kësaj pike.

“Megjithatë, konsideroj se ai ka hapësirë të plotësohet në disa pjesë të tij, në mënyrë që të përmbushë sa më mirë nevojat reale të komunitetit në përgjithësi. Për këtë arsye kam vendosur të mos marr pjesë fare në votim. Ky ishte një vendim i qëllimshëm, i mbështetur në bindjet e mia dhe në mungesën e kushteve të nevojshme për një vendimmarrje të qartë dhe të përgjegjshme. Me këtë veprim, synova të mos bëhem pjesë e asnjërës palë dhe të ruaj një qëndrim të paanshëm e të matur në raport me çështjen në fjalë”, ka shkruar ajo.

E duket se me një moment të tillë, Broja do të përballet sërish.

“Ne presim që në seancën tjetër apo në një të jashtëzakonshme, varet se si vendos kabineti të procedojmë tutje, sepse më të vërtetë është një dokument i rëndësisë së veçantë. Po ashtu, është harta më e mirë në nivel vendi e cila është argumentuar nga Ministria e Planifikimit”, tha drejtori i urbanizmit në këtë komunë.

Në këtë votim, nuk mori pjesë opozita.

Për shkak të mungesës së kuorumit, mbledhja u ndërpre, duke mbetur të paproceduara pikat tjera të parapara për këtë seancë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Manaj: Qeveria sfidon Gjykatën Supreme, rrezikohet rendi kushtetues në vend

Manaj: Qeveria sfidon Gjykatën Supreme, rrezikohet rendi kushtetues në vend

Arrestohet një 26-vjeçar për armëmbajtje pa leje – Policia gjen pistoletë dhe 28 fishekë

Arrestohet një 26-vjeçar për armëmbajtje pa leje – Policia gjen pistoletë dhe 28 fishekë

Smajljaj: Kundërshtimi i vendimit të Supremes rrezikon institucionalizimin e Kosovës

Smajljaj: Kundërshtimi i vendimit të Supremes rrezikon institucionalizimin e Kosovës

Pozhari: Limaj hyn në qeveri, heq dorë nga kryeparlamentari – ndryshim drastik i qëndrimit

Edhe Shkëndija e Tetovës kalon në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve

Edhe Shkëndija e Tetovës kalon në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve

Emisioni “Info Nata” 15.07.2025

Emisioni “Info Nata” 15.07.2025

Arrestohet një 26-vjeçar për armëmbajtje pa leje – Policia gjen pistoletë dhe 28 fishekë

Arrestohet një 26-vjeçar për armëmbajtje pa leje – Policia gjen pistoletë dhe 28 fishekë

Smajljaj: Kundërshtimi i vendimit të Supremes rrezikon institucionalizimin e Kosovës

Smajljaj: Kundërshtimi i vendimit të Supremes rrezikon institucionalizimin e Kosovës

Reagon më në fund FC Drita, por i del në mbrojtje drejtorit që rrahu kryetarin e tifozëve

Drita skuadra e parë kosovare që siguron kualifikimin në fazën e dytë të Ligës së Kampionëve

Kosova U20 kualifikohet në çerekfinale të Evropianit të basketbollit

Kosova U20 kualifikohet në çerekfinale të Evropianit të basketbollit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X