TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bedri Hamza pas takimit me Albin Kurtin: PDK-ja do të jetë opozitë konstruktive

by Tëvë1
5 muaj ago
2
A A
Bedri Hamza pas takimit me Albin Kurtin: PDK-ja do të jetë opozitë konstruktive

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar pas takimit me kryeministrin Albin Kurti se nuk ka pasur marrëveshje apo dakordim mes dy liderëve për bashkëpunim institucional.

Hamza ka bërë të ditur se qëndrimi i PDK-së mbetet që kjo parti të jetë në opozitë, duke theksuar se përgjegjësia për krijimin e institucioneve i takon Lëvizjes Vetëvendosje dhe partive të tjera që janë pjesë e diskutimeve.

“Pozicioni i PDK-së është që në këtë mandat të jetë në opozitë. Ne i dëshirojmë sukses z. Kurti dhe të gjitha partive që janë duke biseduar, që t’i japin vendit institucione funksionale”, ka deklaruar Hamza pas takimit.

Ai ka theksuar se PDK-ja do të ketë një rol konstruktiv në Kuvend dhe do të bashkëpunojë me të gjitha partitë politike në çështje që janë në interes të qytetarëve.

“Ne do të bashkëpunojmë me të gjitha forcat politike brenda Kuvendit, në dobi dhe interes të qytetarëve të Kosovës”, është shprehur lideri i PDK-së.

Hamza ka rikujtuar se gjatë fushatës zgjedhore PDK-ja ka garuar me një program të fokusuar në ekonomi, mirëqenie sociale, rritjen e pagave, pensioneve dhe investime në energji e infrastrukturë.

Sipas tij, partia kishte deklaruar më herët se nuk kishte vija të kuqe për bisedime, por pas diskutimeve të zhvilluara, qëndrimi i saj është të vazhdojë punën si opozitë.

“PDK nuk ka vija të kuqe dhe ka qenë e hapur për të biseduar, por pozicioni ynë është që të jemi në opozitë”, ka thënë Hamza.

Ai ka shtuar se në Kuvendin e Kosovës, përveç deputetëve të PDK-së, janë edhe 98 deputetë të tjerë dhe se ekzistojnë mundësi matematikore për formimin e institucioneve.

Tags: albin kurtibedri hamzapdkTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova dhe Turqia mbajnë konsultime politike

Kosova dhe Turqia mbajnë konsultime politike

Konjufca: Është koha që BE t’i mundësojë Kosovës të ecë përpara në procesin e anëtarësimit

Konjufca: Është koha që BE t’i mundësojë Kosovës të ecë përpara në procesin e anëtarësimit

Promovohet libri “Libri i Lirisë – Gjurmë në kohë vendimtare”, i gazetarit Nuhi Bytyçi

Promovohet libri “Libri i Lirisë – Gjurmë në kohë vendimtare”, i gazetarit Nuhi Bytyçi

Ngrihet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për kultivim narkotikësh

Realizoi ‘hat-trick’ ndaj Drenicës, Diatta fiton çmimin ‘Yll i Javës’

EKSKLUZIVE | Babai i Endrit Azemit: Edhe ne jemi të mashtruar, u kërkoj falje gjithë shqiptarëve

EKSKLUZIVE | Babai i Endrit Azemit: Edhe ne jemi të mashtruar, u kërkoj falje gjithë shqiptarëve

Endrit Azemit i caktohet një muaj paraburgim, dyshohet se mashtroi për sëmundjen e leukemisë

Endrit Azemit i caktohet një muaj paraburgim, dyshohet se mashtroi për sëmundjen e leukemisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën