TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

BE nuk do të dërgojë mision vëzhgues për zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë, Presidenca sqaron arsyet

by Tëvë1
1 javë ago
1
A A
Përditësim i ri nga KQZ: Këto janë rezultatet më të fundit të zgjedhjeve

Bashkimi Evropian nuk do të dërgojë mision vëzhgues ndërkombëtar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 7 qershor në Kosovë.

Lidhur me mungesën e vëzhguesve ndërkombëtarë në këtë proces zgjedhor, Zyra e Presidencës së Kosovës ka sqaruar se kërkesa e ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, drejtuar Bashkimit Evropian nuk është injoruar, siç është raportuar në disa media.

Në një reagim për media, Presidenca ka bërë të ditur se ka pranuar përgjigje zyrtare nga BE-ja, ku shpjegohen arsyet e mosdërgimit të një misioni vëzhgues.

“Zyra e Presidentes ka pranuar përgjigje zyrtare nga Bashkimi Evropian, në të cilën theksohet se, për shkak të kohës së shkurtër deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare, nuk është i mundur dërgimi i një Misioni Vëzhgues të Zgjedhjeve apo i një Misioni të Ekspertëve Zgjedhorë”, thuhet në reagim.

Sipas Presidencës, në të njëjtën përgjigje BE-ja ka njoftuar se po shqyrton mundësinë e një pranie ndërkombëtare në ditën e zgjedhjeve përmes Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, shteteve anëtare dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë të pranishëm në vend.

“BE-ja ka bërë të qartë se po shqyrton dhe koordinon një prani ndërkombëtare në ditën e zgjedhjeve përmes Zyrës së BE-së në Kosovë, shteteve anëtare të BE-së dhe partnerëve të tjerë të pranishëm në vend”, thuhet më tej në reagim.

Presidenca ka kundërshtuar pretendimet se kërkesa për vëzhgim është shpërfillur nga Brukseli.

“Prandaj, paraqitja e kësaj çështjeje si ‘injorim’ i kërkesës së u.d. Presidentes është e pasaktë dhe nuk pasqyron përmbajtjen e komunikimit zyrtar ndërmjet institucioneve”, theksohet në reagim.

Në fund, Zyra e Presidencës ka ritheksuar se Kosova mbetet e përkushtuar për organizimin e zgjedhjeve të lira, të rregullta dhe transparente.

“Republika e Kosovës ka interes të plotë që procesi i 7 qershorit të zhvillohet me rregull, transparencë dhe në përputhje me standardet demokratike”, përfundon reagimi i Presidencës.

Tags: BETeve1zyra e presidences
ShareTweet

Postime të ngjashme

PSRK-ja dhe Thesari Amerikan forcojnë bashkëpunimin në luftën kundër pastrimit të parave

PSRK-ja dhe Thesari Amerikan forcojnë bashkëpunimin në luftën kundër pastrimit të parave

​Lirohen nga paraburgimi drejtorët e institucioneve serbe në Kosovë

​Lirohen nga paraburgimi drejtorët e institucioneve serbe në Kosovë

Mandati i Rashiqit dhe kriza e përfaqësimit serb në Kosovë

Mandati i Rashiqit dhe kriza e përfaqësimit serb në Kosovë

Konfirmohet lista me pesë kandidatë për Kryeprokuror të Shtetit

Konfirmohet lista me pesë kandidatë për Kryeprokuror të Shtetit

14 persona në Shqipëri shpallen fajtorë për pjesëmarrje në organizatë terroriste

​Presidenca bullgare: Presidentet e Bullgarisë dhe të Kosovës diskutojnë për thellimin e marrëdhënieve

​Presidenca bullgare: Presidentet e Bullgarisë dhe të Kosovës diskutojnë për thellimin e marrëdhënieve

BE-ja vlerëson progresin e Shqipërisë në zbatimin e IPA-së dhe Planit të Rritjes

BE-ja vlerëson progresin e Shqipërisë në zbatimin e IPA-së dhe Planit të Rritjes

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën