TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

BE-ja thotë se s’ka marrë raport për Banjskën, Qeveria pohon se i kanë dorëzuar të gjitha dëshmitë

Edhe pas nëntë muajsh nga sulmi i 24-shtatorit në Banjskë të Zveçanit, përgjegjësi i këtij sulmi, Millan Radojiçiq me grupin e tij paraushtarak serb, janë ende të lirë. Zëdhënës i BE-së, Peter Stano ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka dorëzuar ende asnjë raport për sulmin e 24-shtatorit. Por ekzekutivi në një përgjigje për Tëvë1 kanë treguar që i kanë dorëzuar një raport vitin e kaluar Bashkimit Evropian.

nga Venhar Isufi
1 vit më parë
0
A A
BE-ja thotë se s’ka marrë raport për Banjskën, Qeveria pohon se i kanë dorëzuar të gjitha dëshmitë

Janë bërë fiks nëntë muaj që prej sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë rreshteri, Afrim Bunjaku.

Por, ai që e mori përgjegjësinë, Milan Radojiçiq, për këtë sulm vazhdon të jetë i lirë.

E për atë që ndodhi në Banjskë me 24 shtator të vitit 2023 nuk ka as raport ende, andaj në Bashkimin Evropian thonë që pikërisht për këtë nuk kanë lëvizur në hapa tutje për ndërmarrje të masave.

“Menjëherë pas sulmit dhe ditë, javë e muaj më vonë, kemi bërë të qartë pozitën tonë se çka presim nga dy palët, si Kosova ashtu edhe Serbia kur bëhet fjalë për pjesëmarrjen e mundshme ose mbështetjen e këtij sulmi të tmerrshëm nga ana serbe. Përsëri e gjithë kjo duhet të jetë objekt hetimi, dhe gjetjet do të përfshihen në raportin final, i cili me gjasë nuk është përfunduar ende ose të paktën, nuk na është vënë në dispozicion deri në këtë fazë”, ka thënë zëdhënës i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

Por, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë që ekzekutivi  ia ka dorëzuar një raport  vitin e kaluar Bashkimit Evropian.

“Si Qeveri e Republikës së Kosovës, brenda kompetencave tona, kemi përpiluar një raport 48-faqësh në lidhje me sulmin terrorist dhe paramilitar, të cilin ia kemi dorëzuar Bashkimit Evropian dhe secilit shtet anëtarë qysh vitin e kaluar. Këtë informacion besoj që zëdhënësi Stano duhet ta ketë”, ka thënë Kryeziu.

Tutje Kryeziu për Tëvë1 ka shtuar se Millan Radojiçiq vazhdon të mbetet i afërt me strukturat e larta shtetërore në Serbi.

“Afërsia dhe bashkëpunimi i tij me shtetin e Serbisë është e njohur. Ajo vërtetohet edhe me fotografinë e publikuar në mars të këtij viti kur shihet bashkë me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, atë kohë ambasador i Serbisë në ShBA, gjashtë muaj pas sulmit në Banjskë dhe pranimit të fajësisë për pjesëmarrje dhe udhëheqje të grupit nga vetë Radoiçiq”, ka shtuar ai.

E anëtari i komisionit për siguri nga radhët e PDK-së, Rashit Qalaj, tha se mos arrestimi i Radojiçiq nuk po ndodh meqë presidenti serb nuk po dëshiron diçka të tillë.

“ Të gjithë e dinë se ai është i lidhur ngushtë me presidentin e Serbisë, dhe kjo është arsyeja kryesore se pse ai nuk arrestohet dhe pse ai nuk depërtohet në Kosovë. Për mua nuk mjafton arrestimi i tij dhe gjykimi në Serbi, meqenëse ai gjykim do të jetë një farsë dhe kush pret nga Serbia ta gjykoi Millan Radojiçiqin kur presidenti i Serbisë e quan atë hero”, ka thënë Qalaj.

Qalaj tutje theksoi se edhe Kosova ka bërë gabime në trajtimin e këtij rasti.

“Ne mendoj se kemi bërë gabim në hapa për arsyeje se në momentin që kur mësë shumti ka qenë duke u diskutuar çështja e sulmit terrorist në Banjskë, dhe në momentin që kur i tërë faktori ndërkombëtar ka qenë i fokusuar në serbi duke bërë presion për arrestimin dhe ekstradimin e terroristëve që kanë marrë pjesë në këtë sulm, ne si shtet Kosova mori vendim për ndalimin e dinarit”, ka shtuar ai.

Ndryshe më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, mbeti i vrarë rreshteri i policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa gjatë shkëmbimin me armë zjarri, mbetën të vrarë tre pjesëtarë të grupit paraushtarak serb.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Klinika e Kirurgjisë Torakale në QKUK avancon me teknologji të nivelit ndërkombëtar

​Klinika e Kirurgjisë Torakale në QKUK avancon me teknologji të nivelit ndërkombëtar

Zbulohen drogë dhe telefon në tualetin e burgut të Dubravës

Zbulohen drogë dhe telefon në tualetin e burgut të Dubravës

I arrestuari për të shtëna me armë zjarri afër një shkolle në Klinë, një i mitur

Babai sulmon policët gjatë arrestimit të djalit për narkotikë, dërgohet në mbajtje

Lëndohet në vendin e punës, kërkon ndihmë mjekësore shtetasi i Shqipërisë

Vdes një fëmijë 9 muajsh në QKUK, policia e cilëson vdekje të dyshimtë

Dafina Zeqiri iu reagon mediave pasi i publikuan fotografi nga spitali: Po vdisni për ekskluzivitet që s’do ta merrni kurrë

Dafina Zeqiri iu reagon mediave pasi i publikuan fotografi nga spitali: Po vdisni për ekskluzivitet që s’do ta merrni kurrë

Pse trangujt janë ushqim ideal në ditë të nxehta?

Pse trangujt janë ushqim ideal në ditë të nxehta?

Arabia Saudite nuk dorëzohet për Viniciusin, ia ofron Realit 350 milionë euro

Real Madridi ia cakton çmimin Vini Jr, 150 milionë euro për ekipet e interesuara

Sot ndeshja e parë e Kombëtares U19 në Evropianin e hendbollit

Sot ndeshja e parë e Kombëtares U19 në Evropianin e hendbollit

Laroshi, portieri i ri i Gjilanit

Laroshi, portieri i ri i Gjilanit

Jeremiah Bailey përforcimi i dytë i KB Bashkimi

Jeremiah Bailey përforcimi i dytë i KB Bashkimi

​Klinika e Kirurgjisë Torakale në QKUK avancon me teknologji të nivelit ndërkombëtar

​Klinika e Kirurgjisë Torakale në QKUK avancon me teknologji të nivelit ndërkombëtar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X