TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

BE-ja reagon për mbylljen e institucioneve paralele serbe: Veprimet bien ndesh me detyrimet e Kosovës

by tëvë1
1 vit ago
12
A A
Masat e BE-së ndaj Kosovës mund të hiqen “nëse do të ketë përparim në përmbushjen e kërkesave”

Bashkimi Evropian ka kritikuar Kosovën për shkak të mbylljes së strukturave paralele në veri, pasi siç ka thënë, këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së.

BE-ja deklaron se këto veprime janë në kundërshtim me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së.

“Veprimet e fundit të Kosovës kundër dhe mbyllja e strukturave të mbështetura nga Serbia, të kryera në mes të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, bien ndesh me detyrimet e saj ndaj BE-së në kuadër të procesit të normalizimit. EULEX-i po monitoron kryerjen e këtyre veprimeve të fundit në përputhje me mandatin e tij,” thuhet në deklaratën e BE-së.

Më tej, thuhet se Bashkimi Evropian, nënvizon se statusi i strukturave të mbështetura nga Serbia duhet të zgjidhet përmes dialogut.

“Kosova duhet të demonstrojë dhe të qëndrojë konsistente me obligimet e saj në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe riangazhimit të fundit të saj ndaj tij”, thuhet tutje në reagim.

Në fund në reagim thonë se këto veprime të Kosovës s’ndihmojnë heqjen e masave, që BE ka thënë se do t’i heqë paralelisht me veprimet që duhet t’i ndërmarrë Kosova.

“Përderisa, siç thuhet në konkluzionet e Këshillit të vitit 2024 për zgjerimin, BE-ja gradualisht do të heqë masat ndaj Kosovës paralelisht me hapat e mëtejshëm të Kosovës për të de-përshkallëzuar tensionet në veri, këto veprime nuk janë të favorshme për këtë qëllim”, përfundon reagimi.

Ndryshe, Policia e Kosovës në bashkëpunim me institucionet kompetente të mërkurën ka realizuar një aksion policor në disa rajone të Kosovës.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka njoftuar se janë mbyllur strukturat paralele “kriminale” të Serbisë në Republikën e Kosovës.

Sipas ministrit, komunat paralele të Serbisë janë mbyllur në Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë-Kosovë, Vushtrri, Novobërdë, Kamenicë, Viti, Rahovec, Skënderaj si dhe posta e zyreve tatimore ilegale.

Ndërkaq, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka thënë se nuk ka lëshuar autorizim për bastisjet në objektet e strukturave paralele.

Share2Tweet1

Postime të ngjashme

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Policia e Kosovës me njoftim të rëndësishëm, që ndërlidhet me përballjen historike, Kosovë – Turqi

MINTI themelon komision për verifikimin e njehsorëve, thotë se asnjë ankesë s’erdhi nga konsumatorët

MINTI themelon komision për verifikimin e njehsorëve, thotë se asnjë ankesë s’erdhi nga konsumatorët

Vrasja me thikë në Fushë-Kosovë, Supremja e kthen në rigjykim çështjen për të dënuarin me 22 vite burgim

Supremja anulon paraburgimin për tre të dyshuarit për 1 milion euro në Merdarë, rasti kthehet në rivendosje

Haxhiu takon shefin e EULEX-it, flasin për zhvillimet aktuale në vend

Shefi i Komandës Qendrore të SHBA-së viziton Izraelin për të diskutu operacionet në Iran

Trump kritikon Francën dhe Italinë për ndalimin e përdorimit të hapësirës ajrore për avionët ushtarakë amerikanë

Trump kritikon Francën dhe Italinë për ndalimin e përdorimit të hapësirës ajrore për avionët ushtarakë amerikanë

Rrugëtimi dhe ngritja e “Dardanëve” deri te finalja e madhe

Rrugëtimi dhe ngritja e “Dardanëve” deri te finalja e madhe

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën