TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

BE-ja nuk e pranon rezultatin e zgjedhjeve në Bjellorusi, kërcënon me sanksione

by teve1
9 muaj ago
2
A A
BE-ja nuk e pranon rezultatin e zgjedhjeve në Bjellorusi, kërcënon me sanksione

Bashkimi Evropian hedhi poshtë rezultatet e zgjedhjeve në Bjellorusi të dielën si të paligjshme dhe kërcënoi me sanksione të reja.

Bjellorusia mbajti një votim praktikisht të garantuar për t’i dhënë presidentit autokratik 70-vjeçar Aleksandër Lukashenko edhe një mandat, krahas tre dekadave të tij në pushtet.

“Zgjedhjet e rreme të sotme në Bjellorusi nuk kanë qenë as të lira, as të drejta,” thanë në një deklaratë të përbashkët shefja e politikës së jashtme të BE-së Kaja Kallas dhe komisionerja për zgjerimin e BE-së Marta Kos.

“Shtypja e pamëshirshme dhe e paprecedentë e të drejtave të njeriut, kufizimet në pjesëmarrjen politike dhe aksesin në mediat e pavarura në Bjellorusi, e kanë privuar procesin zgjedhor nga çdo legjitimitet”, thanë Kallas dhe Kos.

Ata i kërkuan qeverisë bjelloruse të lirojë të burgosurit politikë, duke e vlerësuar numrin e tyre në më shumë se 1000, duke përfshirë një punonjës të delegacionit të BE-së në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk, raporton AP.

Kallas dhe Kos thanë se vendimi për të ftuar vëzhgues nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë vetëm 10 ditë më parë e pengoi grupin të monitoronte procesin e plotë zgjedhor.

“Për këto arsye, si dhe përfshirjen e regjimit të Bjellorusisë në luftën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe sulmet e saj hibride kundër fqinjëve të saj, BE do të vazhdojë të vendosë masa kufizuese dhe të synuara” kundër qeverisë bjelloruse, thanë zyrtarët e BE-së.

Ata nuk elaboruan se çfarë do të synonin sanksionet e reja eventuale, ose nuk jepnin një kornizë kohore.

Kallas dhe disa ministra të jashtëm të BE-së pritet të takohen me udhëheqësen e opozitës bjelloruse Sviatlana Tsikhanouskaya të dielën mbrëma në Bruksel për një darkë joformale me dyer të mbyllura.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjashtë të vrarë pasi ShBA-ja sulmon një anije në Karaibe

Gjashtë të vrarë pasi ShBA-ja sulmon një anije në Karaibe

​Gripi i shpendëve përhapet me shpejtësi në Gjermani

​Gripi i shpendëve përhapet me shpejtësi në Gjermani

Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak

Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak

Të paktën 14 të vdekur pas fundosjes së një varke me migrantë në Turqi

Të paktën 14 të vdekur pas fundosjes së një varke me migrantë në Turqi

Koalicioni LDK-LVV në Vushtrri, Haziri: Tahiri e ka bërë pakoordinim, duhet me qenë pjesë e ekipit

Koalicioni LDK-LVV në Vushtrri, Haziri: Tahiri e ka bërë pakoordinim, duhet me qenë pjesë e ekipit

A do të jetë Kusari pjesë e ekzekutivit të ri?

A do të jetë Kusari pjesë e ekzekutivit të ri?

Avokati Berisha: Zemaj u sulmua nga militanti i LVV-së, reagoi në vetëmbrojtje

Avokati Berisha: Zemaj u sulmua nga militanti i LVV-së, reagoi në vetëmbrojtje

Kusari-Lila e pranon që “Kurti III” s’i ka votat

Kusari-Lila e pranon që “Kurti III” s’i ka votat

Emisioni “Info Nata” 24.10.2025

Emisioni “Info Nata” 24.10.2025

Haziri: LDK dhe VV nuk kanë asnjë bashkëpunim partiak, vetëm institucional

Haziri: LDK dhe VV nuk kanë asnjë bashkëpunim partiak, vetëm institucional

Bashkëpunim LVV-LDK? Haziri: Çështje e mbyllur, mos pritni

Bashkëpunim LVV-LDK? Haziri: Çështje e mbyllur, mos pritni

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën