TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

BE-ja i kërkon sqarime Kosovës për vendimin e BQK-së

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
BE-ja i kërkon sqarime Kosovës për vendimin e BQK-së

Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të shmangin veprimet e pakoordinuara të cilat nuk janë në frymën e normalizimit të raporteve dhe, siç thanë nga blloku, mund të ndikojnë negativisht në situatën në terren.

Kjo thirrje u bë edhe lidhur me rastin e vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës, e cila ka miratuar një rregullore për operacionet me para të gatshme. Kjo rregullore parasheh që pagesat të kryhen vetëm me valutën euro, vendim që nga Serbia është parë si ndalesë për pagesat me dinarë serbë.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, duke iu përgjigjur pyetjeve lidhur me këtë vendim të BQK-së, që do të hyjë në fuqi më 1 shkurt, tha se blloku evropian ende është duke e analizuar këtë çështje.

“Ne jemi ende duke e analizuar dhe duke kërkuar sqarime për këtë vendim, motivet dhe implikimet që ai mund t’i ketë… Kosova dhe Serbia duhet të shmangin veprimet e pakoordinuara që nuk shkojnë në frymën e normalizimit të raporteve dhe që mund të kenë ndikim negativ në situatën në terren”, tha Stano.

Ai përsëriti thirrjen për të dyja palët që edhe këtë çështje ta adresojnë në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve, që ndërmjetësohet nga BE-ja.

Sipas zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, rëndësia e veçantë e rregullores së BQK-së qëndron te përcaktimi i valutës që lejohet të përdoret në të gjitha transaksionet bankare e jobankare në Kosovë, e që në këtë rast është euroja.

“Secili prej qytetarëve të Republikës së Kosovës që ka vepruar në kundërshtim me këtë, ka qenë në vazhdimësi në anën e shkelësit të ligjit”, shkroi Bislimi në Facebook.

Ai tha se rregullorja e BQK-së “nuk është produkt i negociatave politike në Bruksel” dhe si e tillë “nuk ka se si të ketë ndikim në mbarëvajtjen” e procesit të normalizimit të raporteve mes Kosovës e Serbisë.

Dy ditë më parë, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se shpreson që të gjendet një zgjidhje, në mënyrë që të mos ketë pasoja negative. Sipas emisarit evropian, informacionet që i ka marrë nga Kosova për këtë çështje, i ka përcjellë në Bruksel, duke shtuar se pret që BE-ja të dalë me një qëndrim të përbashkët për këtë çështje.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, në një deklaratë për Radio Televizionin e Serbisë, tha se pret që të realizohet ajo çfarë ka deklaruar Lajçak, pra që të gjendet “një zgjidhje që nuk do të përfundojë me pasoja negative”.

Kundër vendimit të BQK-së është shprehur edhe Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar. Kjo parti, më 18 janar tha se ky vendim i “regjimit të [kryeministrit të Kosovës] Albin Kurtit” është “vendim për dëbimin e serbëve nga këto zona pa përdorimin e armëve”.

“Pas të gjitha formave të dhunës institucionale që u përdorën kundër popullit serb nga regjimi autoritar i [kryeministrit të Kosovës, Albin] Kurtit dhe që nuk arriti t’i dëbojë të gjithë serbët nga Kosova, ai tani ka vendosur të ndalojë dinarin në Kosovë dhe kështu të kërcënojë drejtpërdrejt mbijetesën fizike të popullit serb”, u tha në reagimin e Listës Serbe.

Në Kosovë, në të gjitha vendbanimet me shumicë serbe, popullsia atje përdor dinarin serb për të kryer pagesa dhe ata që punojnë në institucionet serbe në Kosovë, i marrin edhe pagat me dinarë. Me dinarë paguhen edhe pensionet, sipas sistemit serb si dhe shtesat për fëmijë dhe ndihmat sociale.

Gjithashtu, në zonat ku banojnë serbët, dinarët përdoren në objektet tregtare, ndërkaq në katër komunat me shumicë serbe në veri, çmimet janë me dinarë.

Në rregulloren e miratuar nga BQK-ja për operacionet për paratë e gatshme në të cilën u tha se valutat joeuro mund të përdoren vetëm për t’u ruajtur “në formë fizike apo në llogaritë bankare” dhe me to mund të kryen pagesa ndërkombëtare dhe këto valuta po ashtu mund të përdoren për këmbim./REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

PDK e Aleanca vazhdojnë aksionin para Qeverisë

Opozita kritikon Kurtin: Po i bllokon edhe komunat, duhet të zhbllokohet shteti

Përleshje fizike në Lipjan, dy persona dyshohet që u therën me thikë, gjashtë të tjerë shoqërohen në Polici

Theret me thikë një person në Viti, arrestohet një i dyshuar – tjetri në arrati

Ngacmohet seksualisht e mitura në Leposaviq, nisin hetimet

Arrestohet një person në Klinë pasi dyshohet për gjuatje me armë

Nis zbatimi i Ligjit për të huajt dhe Ligjit për automjetet

Arrestohet shtetasi serb në Jarinjë, dyshohet se i ofroi 10 euro ryshfet policit

PDK e Aleanca vazhdojnë aksionin para Qeverisë

Opozita kritikon Kurtin: Po i bllokon edhe komunat, duhet të zhbllokohet shteti

Përleshje fizike në Lipjan, dy persona dyshohet që u therën me thikë, gjashtë të tjerë shoqërohen në Polici

Theret me thikë një person në Viti, arrestohet një i dyshuar – tjetri në arrati

Ngacmohet seksualisht e mitura në Leposaviq, nisin hetimet

Arrestohet një person në Klinë pasi dyshohet për gjuatje me armë

Nis zbatimi i Ligjit për të huajt dhe Ligjit për automjetet

Arrestohet shtetasi serb në Jarinjë, dyshohet se i ofroi 10 euro ryshfet policit

Vdes në QKUK një person nga Nobërgjani i Pejës si pasojë e lëndimeve të rënda

Arrestohet i mituri që dyshohet se goditi dy këmbësorë në Lipjan dhe u largua nga vendi i ngjarjes

Fermerët shohin kthesë në tregun e qumështit

Fermerët shohin kthesë në tregun e qumështit

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Lirohet Dukagjin Maxhuni pas disa javësh në paraburgim në Serbi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën