TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

BE dhe Policia e Kosovës reagojnë pas sulmit të gazetarëve në veri

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka thënë se të hënën, 26 dhjetor, është njoftuar për “një tjetër sulm të rëndë” ndaj gazetarëve që po raportojnë nga veriu i Kosovës.

Shqetësim lidhur me sulmet ndaj gazetarëve që po raportojnë nga veriu – deri më tani janë raportuar për gjashtë incidente të tilla – ka shprehur edhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

“Ky dhe incidentet e mëparshme që e ndikojnë punën e mediave janë të papranueshme. Mediat kanë çdo të drejtë të raportojnë. Siguria e tyre nuk duhet të rrezikohet”, thuhet në reagimin e Zyrës së BE-së, e cila i dëshiroi shërim të shpejtë ekipit të gazetarëve.

E lidhur me këtë çështje, ka reaguar edhe Policia e Kosovës përmes një postimi në Facebook. Ata kanë shkruar se për zbardhjen e rastit veçse kanë filluar hetimet, teksa shtuan se do i sjellin para organeve të drejtësisë personat e dyshuar.

“Sot, me datën 26.12.2022 në Fshatin Zupçe të Zubin Potokut, nga persona të dyshuar është sulmuar një ekip me gazetarë të televizionit Klan Kosova. Sulmi ndaj tyre dyshohet se është kryer nga disa persona të maskuar, të cilët me mjete të forta (gurë) kanë sulmuar automjetin e mediumit dhe gazetarët të cilët ishin në detyrë. Si pasojë e sulmit, vetura ka pësuar dëme materiale, përderisa dy nga personat/gazetarët e midiumit kanë pësuar lëndime dhe kanë kërkuar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin Policia e Kosovës, po kryen hetime me qëllim të zbardhjes së rastit dhe sjelljes para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar”, thuhet në postimin e tyre./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pacolli: Kjo që shohim në Prishtinë është pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të standardeve

Pacolli: Kjo që shohim në Prishtinë është pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të standardeve

Qeveria pritet të miratojë të hënën shpërblimin 500 mijë € për futbollistët dhe pagën e 13-të

Qeveria pritet të miratojë të hënën shpërblimin 500 mijë € për futbollistët dhe pagën e 13-të

Shembja e rrugës, Rama kërkon nisjen e hetimeve dhe pezullimin nga detyra të inspektorëve

Shembja e rrugës, Rama kërkon nisjen e hetimeve dhe pezullimin nga detyra të inspektorëve

Shembet rruga në kryeqytet, disa zona mbesin pa ujë e energji elektrike

Shembet rruga në kryeqytet, disa zona mbesin pa ujë e energji elektrike

Kurti viziton ekipin kombëtar: Përmes jush kemi mundësinë ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit

Pse fitojnë djemtë e Kosovës?

Pse fitojnë djemtë e Kosovës?

Qeveria pritet të miratojë të hënën shpërblimin 500 mijë € për futbollistët dhe pagën e 13-të

Qeveria pritet të miratojë të hënën shpërblimin 500 mijë € për futbollistët dhe pagën e 13-të

Shembja e rrugës, Rama kërkon nisjen e hetimeve dhe pezullimin nga detyra të inspektorëve

Shembja e rrugës, Rama kërkon nisjen e hetimeve dhe pezullimin nga detyra të inspektorëve

Shembet rruga në kryeqytet, disa zona mbesin pa ujë e energji elektrike

Shembet rruga në kryeqytet, disa zona mbesin pa ujë e energji elektrike

Haxhiu thërret në takim kryetarët e komisioneve parlamentare

Albulena Haxhiu komandante supreme e FSK-së – Vjosa Osmanit nga 4 prilli i skadon mandati

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën