TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Basketboll, xhiroja e fundit për të përcaktuar pozitat

by tëvë1
12 muaj ago
1
A A
KB Trepça nis mbrojtjen e titullit ndaj Bashkimit

Elita e basketbollit rikthehet sot me dy ndeshjet e para të javës së 28-të, xhiroja e fundit e garave të rregullta.

Kjo xhiro është vendimtare se kush do të jetë në vendin e parë mes Bashkimit dhe Trepçës, ku prizrenasit kanë një pikë më shumë, por edhe për pozitë sa më të lartë para “Play-off”-it ndërmjet Pejës (41 pikë), Golden Eagle Yllit (41) dhe Vëllaznimit (40).

Bashkimi dhe Trepça kanë siguruar gjysmëfinalet e “Play-off”-it, derisa në çerekfinale janë kualifikuar Sigal Prishtina, Peja, Golden Eagle Ylli dhe Vëllaznimi. Bora do të luajë në “Play-out”, ndërsa Proton Cable Prizreni është e fundit për këtë edicion.

Takimi i parë është mes Proton Cable Prizrenit dhe Golden Eagle Yllit, ku prizrenasit janë në vendin e fundit me pesë fitore e 22 humbje, ndërsa therandasit kanë 14 fitore e 13 humbje, aq sa edhe Peja.

Trepça do të përballet me Borën, ku kampionët kërkojnë fitoren dhe pozitën e parë, ndërsa prishtinasit janë në vendin e shtatë dhe do të luajnë në “Play-out” me finalistin e Ligës së Parë të Meshkujve për një vend në elitë edicionin e ardhshëm. ‘Xehetarët’ kanë 18 fitore e nëntë humbje, ndërsa prishtinasit nëntë fitore e 18 humbje në edicionin debutues në Superligë.

Takim shumë interesant shihet ai mes Bashkimit dhe Pejës, ku të dy skuadrat do të japin maksimumin për fitore. Prizrenasit janë në vendin e parë me 19 fitore e tetë humbje, ndërsa verdhezinjtë kanë 14 fitore e 13 humbje.

Java 28-të mbyllet me ndeshjen mes Vëllaznimit dhe Sigal Prishtinës në Gjakovë, apo finalistëve të Ligës Unike, që kishte përfunduar me triumfin e skuadrës kuqezi. Vëllaznimi ka 13 fitore e 14 humbje, kurse bardhekaltrit janë në pozitën e tretë me 16 fitore e 11 humbje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Foda flet për mungesën e Rrahmanit dhe Avdullahut

Foda flet për mungesën e Rrahmanit dhe Avdullahut

Griezmann transferohet në MLS

Griezmann transferohet në MLS

Basketboll, Prishtina – Bashkimi mbyllë xhiron

Basketboll, Prishtina – Bashkimi mbyllë xhiron

Gallapeni në ekipin e xhiros në Poloni

Gallapeni në ekipin e xhiros në Poloni

FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Mittelmark 2026” në Gjermani

FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Mittelmark 2026” në Gjermani

Irani kërcënon të vendosë mina detare në të gjithë Gjirin Persik nëse sulmohen brigjet ose ishujt e tij

Irani kërcënon të vendosë mina detare në të gjithë Gjirin Persik nëse sulmohen brigjet ose ishujt e tij

Foda flet për mungesën e Rrahmanit dhe Avdullahut

Foda flet për mungesën e Rrahmanit dhe Avdullahut

Drashkoviq: Serbia në robërinë e KGB-së, pro-Putin dhe anti-Perëndim

Drashkoviq: Serbia në robërinë e KGB-së, pro-Putin dhe anti-Perëndim

Griezmann transferohet në MLS

Griezmann transferohet në MLS

Aksident fatal në pistën e Nju Jorkut: Vdesin piloti dhe ndihmëspiloti pas përplasjes me kamion zjarrfikës

Aksident fatal në pistën e Nju Jorkut: Vdesin piloti dhe ndihmëspiloti pas përplasjes me kamion zjarrfikës

Basketboll, Prishtina – Bashkimi mbyllë xhiron

Basketboll, Prishtina – Bashkimi mbyllë xhiron

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën