Edicioni 2023/24 në elitën e basketbollit kosovar, do të nisë këtë javë me turneun e Superkupës.
Ky turne, do të mbahet prej të mërkurës deri të dielën në palestrën “18 Qershori” në Suharekë. Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), të hënën i ka bërë të ditura edhe çiftet e ndeshjeve të para.
Në dy ditët e para të këtij turneu, do të zhvillohen katër ndeshje në kuadër të serisë çerekfinale, ku do të përcaktohen katër skuadrat gjysmëfinaliste.
Të mërkurën, luhen dy ndeshjet e para gjysmëfinale, ku takohen Sigal Prishtina – Istogu dhe Trepça – Bashkimi. Dueli i parë, ai ndërmjet Prishtinës dhe Istogut, nis në orën 17:00 kurse prej orës 20:00 përballen Trepça – Bashkimi. Edhe dy çerekfinalet tjera, do të zhvillohen në terminin e njëjtë por të enjten. Prej orës 17:00 do të përballen Peja me Prizrenin, ndërsa prej orës 20:00 do të luajnë Golden Eagle Ylli me Vëllaznimin.