TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Bashota thotë se sulmi në Rahovec është bërë nga njësitet lokale pa urdhrin e Shtabit të Përgjithshëm

nga TËVË 1
3 Dhjetor, 2024
0
A A
Bashota thotë se sulmi në Rahovec është bërë nga njësitet lokale pa urdhrin e Shtabit të Përgjithshëm

Sokol Bashota tha vendimi për sulmin që kishte ndodhur në Rahovec në korrik të 1998-ës është marrë nga njësitet lokale atje dhe jo nga Shtabi i Përgjithshëm.

Ai të martën në Hagë, në cilësi të dëshmitarit, ka thënë që nuk kishte diskutim në Shtabin e Përgjithshëm lidhur me këtë çështje përpara se të ndodhte ajo, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Ka qenë një gabim shumë i madh hyrja e atij grupi, por këtë s’kemi mujt me e kontrollu ne. (Pasojën) E kemi parandje për arsye se nuk kemi qenë të përgatitur për me hy në një vend me sulmu ku ka civilë duke banuar aty për shkak të shkallës së rrezikshmërisë së qytetarëve, ne nuk kemi guxuar të marrim një vendim të tillë në vendet urbane. Ky ka qenë gabimi që ata janë futur. Pastaj i ka sjellë pasojat e veta më vonë. Kemi pas humbje të mëdha aty dhe thjesht ka qenë një ç’akordim i vet ushtarëve në atë pjesë”, tha Bashota.

Bashota pohoi se rastet si këto kanë dikuar që të vijë Bislim Zyrapi dhe oficerët e tjerë të karrierës që t’i japin kuptim organizimit të UÇK-së dhe ka filluar strukturimi i saj nga njësitet më të vogla e deri tek Shtabi i Përgjithshëm.

Ai tha se edhe pas strukturimit kanë pasur probleme pasi janë përballë me situata të ndryshme, por që vazhdimisht janë angazhuar në këtë drejtim. Gjithashtu shtoi se nuk e di nëse Rexhep Selimi, Hashim Thaçi apo Kadri Veseli kanë shkuar në Rahovec pas sulmit atje.

Në fund të shtatorit 1998 kur ndodhën negociatat me FARK-un, dëshmitari tha se është njoftuar nga Bislim Zyrapi që është arritur një marrëveshje që oficerët e kësaj strukture të hynë nën ombrellën e UÇK-së.

Dëshmitari deklaroi se më ’97-ën ka qenë Shtabi Qendror dhe nuk ka pasur Shtab të Përgjithshëm. Pohoi se ka thënë që nuk ka qenë Shtab i mirëfilltë, por një grup shokësh që dëshironin ta konsolidonin qëllimin e tyre. Gjithashtu, ai tha se nuk ka qenë Kadri Veseli pjesë e atij grupi.

Ndërsa, nuk u dëgjua përgjigja e tij kur u pyet nëse Veseli ka marrë pjesë në ndonjë mbledhje të LPK-së në Zvicër.

Ndërsa, sa i takon drejtorive të UÇK-së, Bashota pohoi se hapat e parë në krijimin e tyre janë marrë në nëntor të ’98-ës.

Para kësaj periudhe, Bashota tha se aty ku ka pasur zona të formuara, ajo pjesë është udhëhequr nga komandantët e tyre.

“Ne si grup nuk kemi mujt sepse ne nuk kemi mujt me u identifiku para tyre”, tha Bashota duke folur për veten dhe personat e tjerë që u bënë pjesë e Shtabit të Përgjithshëm.

Avokati i Veselit, Rodney Dixon u fokusua tek deklarata e dëshmitarit ku kishte thënë se Bislim Zyrapi shkoi në disa zona të UÇK-së për të pasur takime me udhëheqësit e tyre.

Bashota tha se Zyrapi nuk i raportoi atij personalisht dhe tha se nuk e di nëse i ka raportuar ndokujt nga Shtabi i Përgjithshëm.

“Nuk e di dhe nuk e di nëse ka pas nevojë për arsye se ende nuk ka qenë Shtabi i formuar në atë kohë. Por, ai kryesisht ka punu me komandantë të zonave, me pika që janë quajt atëherë të grumbulluara të ushtarëve që kanë qenë në zona të ndryshme, kryesisht me ta. Ka marrë evidenca si në armatim, si në numër të ushtarëve. Ka marrë evidenca edhe për emërime që janë ba nëpër zona e këto. Pastaj, në fund në nëntor i ka paraqit të gjitha”, tha Bashota.

Ai tha se mund të jetë që gjatë kësaj kohe të jetë takuar njëherë apo dy me Zyrapin, për arsye se ky i fundit ka lëvizë në tërë territorin e Kosovës ku ka pasur ushtarë të grumbulluar të UÇK-së.

“Mundësia e tij për t’i raportuar dikujt ka qenë shumë e vogël”, tha Bashota tutje.

Më herët, dëshmitari kishte thënë se në periudhën korrik-gusht të 1998-ës kishte shkuar disa herë Kadri Veseli në Shqipëri.

Nuk u dëgjua përgjigja e dëshmitarit kur u pyet se a autorizohej për të shkuar në Shqipëri apo e bënte vetë këtë udhëtim.

“Nuk e di, por e di që sa herë ka ardhë në Kosovë, ka sjellë armatim por naj detyrë specifike të tij nuk e di”, shtoi ai.

Dëshmitari tha se është e vërtetë që shumë persona në atë kohë kalonin kufirin dhe sillnin armë në Kosovë në mënyrë që të përforcoheshin.

Tags: HagëRahovecSokol Bashota
ShareTweet

Postime të ngjashme

KQZ: Partitë kanë të drejtë t’i shpenzojnë deri dy milionë euro në fushatë

Fillon periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës

Pozhari: Mihali s’po e përdorë pushtetin për interesa personale

Pozhari publikon hapat që Kurti bëri për konstituimin e Kuvendit

Ambasadorja Ziv vlerëson Kosovën për mbështetjen ndaj Izraelit

Ambasadorja Ziv vlerëson Kosovën për mbështetjen ndaj Izraelit

Arrestohet një 23-vjeçar, kërkohej nga gjykata

Pas një mosmarrëveshjeje në trafik, një person sulmon fizikisht një të mitur

Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe stacione autobusësh

Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe stacione autobusësh

Futbollistet e Kosovës luajnë sot miqësore kundër Estonisë

Futbollistet e Kosovës luajnë sot miqësore kundër Estonisë

‘Ky është turp!’… Agjenti i Weah sulmon Juventusin

‘Ky është turp!’… Agjenti i Weah sulmon Juventusin

Dembélé është gati dhe i disponueshëm për t’u përballur me Inter Miami

Dembélé është gati dhe i disponueshëm për t’u përballur me Inter Miami

​Situata nga zjarret në Shqipëri, neutralizohen 9 vatra

​Situata nga zjarret në Shqipëri, neutralizohen 9 vatra

KQZ: Partitë kanë të drejtë t’i shpenzojnë deri dy milionë euro në fushatë

Fillon periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës

Shala dhe Ahmeti luftojnë sonte për tituj evropianë

Shala dhe Ahmeti luftojnë sonte për tituj evropianë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X