Njësi të ndryshme policore po kujdesen në katër komunat veriore për rendin dhe qetësinë publike. Televizioni ka qëndruar një ditë në komunën e Zvecanit me njësinë e trafikut dhe atë të njësisë speciale intervenuese ku bëjnë patrullime dhe kontrolle rutinore në disa pika në këtë zonë.
Informacionin e kanë pranuar.
Kështu bashkë me kolegun e tij të komunitetit serb, përgjegjësi i stacionit policor Zveçan, Elez Peci nisët për në vendin e ngjarjes në rrugën “Obiliqeva” në Zveçan.
E kolegu i tij i ndihmon për lokacionin.
Fal bashkëpunimit që kanë mes vet, policët nga komuniteti shqiptar dhe serb arrijnë në kohe rekorde në vendin e ngjarjes.
Pasi u shënua perimetri i sigurisë familja u evokua.
E menjëherë, policët telefonuan zjarrfikësit të cilët intervenuan banesën, e cila u përfshi nga zjarri si pasojë e një nxehjes elektrike.
“Derisa sa ishim në rrugën “ Pjetri 1” në ndalje të automjeteve pikë-kontrolli kemi marrë informatën se në rrugën “Obiliqeva është duke u djegur një banesë, ne e kemi njoftuar bazën i kemi njoftuar njësitë përkatëse, zjarrfikësit, KEDS-in për tu ndalur rryma, ne kemi ardhur në ndihmë normal që këtu jeton komuniteti serb për neve nuk ka dallim. Për momentin persona të lënduar nuk ka mirëpo për dëmet e shohim deri sa të intervenojnë zjarrfikësit” , shprehet Elez Peci- përgjegjës i ndërrimit në stacionin policor në Zveçan.
Intervenimi nga garda e zjarrfikësve të komunës së Zveçanit u bë shpejt.
E jashtë saj përdoreshin alternativa tjera që të shuhej zjarri.
Por puna për këta zyrtarë policor nuk përfundon me kaq.
Njësia e trafikut vazhdon me detyrat ditore sipas planit operativ.
Ata së bashku me njësinë speciale operative bëjnë pika kontrolli në lokacione të ndryshme.
Duke nisur nga ndalja e veturave e kontrolli i personave të cilët mund të jenë të involvuar në vepra penale.
Së pari bëhet verifikimi i personi të ndaluar nga policia, i cili posedon letërnjoftim të Republikës së Kosovës.
I njëjti nuk rezulton në listën e personave të kërkuar nga shteti.
Janë NJSO e cila asiston në çdo kohë dhe vend njësinë e trafikut për të krijuar siguri, rend dhe ligj.
Elez Peci, zyrtar i policisë së Kosovës tregon se si është një ditë e punës në veri.
“Bëjmë ndaljen e veturave, kontrollimi e pasagjerëve, të kaluarën e tyre, kontroll për pajisje dimërore, pajisje rezervë në vazhdën e kësaj për siguri të qytetarëve të komuniteti serb dhe shqiptar që janë në këtë pjesë”, tregon Peci.
Përveç në qendër, zyrtarët policorë gjenden në çdo cep të kësaj zone, me pika kontrolli për të krijuar siguri për të gjithë komunitetet pa dallim etnie.
Njësia e trafikut merret edhe me parandalimin e aksidenteve në magjistrale, të cilët janë të pajisur me pajisje të sofistikuara inteligjente.
“Përveç patrullimeve në terren, dhe pikave statike të cilat i bënë Policia e Kosovës në pjesën veriore të Republikës së Kosovës të njëjtit tashmë janë stacionuar në magjistralen Mitrovicë- Jarinje ku përmes pajisjeve profesionale të sofistikuara tashmë, do të identifikojnë veturat të cilat mund të tejkalojnë shpejtësinë e kufizuar e cila është në këtë zonë. Pra siç mund ta shihni brenda veturës së Policisë së Kosovës është edhe zyrtari brenda, i cili është duke monitoruar të gjitha veturat të cilat mund të tejkalojnë shpejtësinë”, thotë ai.
Në këtë zonë kufizimi i shpejtësisë është 80 kilometra për orë.
Menjëherë fillon edhe ndalesa e veturave që nuk respektojnë kufizimin e shpejtësisë.
Ngjashëm edhe në këtë plan operativ bëhet identifikimi i personave, ndërkaq zyrtarët policorë janë të pajisur edhe me kamera në trup, për çka sipas Petrit Selimit zyrtar policor në njësinë e trafikut, kjo u ka ndihmuar shumë edhe qytetarëve të komunitetit serb në rast se të njëjtit kanë hasur në qasje jo të mirë nga policët.
Sipas tij, Policia e Kosovës në këtë pjesë të vendit janë për të krijuar më shumë sigurisë sidomos në sezonin e dimrit kur ngricat në rrugë janë në nivel më të lartë.
“Posaçërisht që ndodhemi në sezonin e dimrit apelojmë që pjesëmarrësit të kenë kujdes më së shumti me shpejtësinë, ngricat që paraqiten në këtë pjesë të rrugës dhe ti kenë të gjitha pajisjet me veti. Komunikimi me ta është në nivel shumë të mirë ata i mirëpresin pikat e kontrollit, ndalesat sepse e dijnë që janë për siguri të tyre”, shprehet Selimi.
Kamerat e vendosura në trup sipas zyrtarit policor, po shërbejnë pozitivisht në punën e tyre.
“Gjithmonë na ka shërbyer vetëm pozitivisht sepse nëse kanë pasë ndonjë paqartësi janë shikuar xhirimet, ne nuk jemi këtu me i bë padrejtësi askujt, ne jemi vetëm që të respektohen rregullat e komunikacionit dhe me kriju siguri në komunikacion”, thotë Selmi.
Masat e sigurisë në katër komunat veriore i rritën me prezencën më të madhe të Policisë pasi që më 29- nëntor në kanalin kryesor të Iber-Lepencit në Varage të Zubin Potokut u krye sulm terrorist ku u dëmtua infrastruktura kritike e shtetit.